VIDEO: Akuzat për përdhunim, Ronaldo zhvillon 'takim sekret' me avokatët e tij

9 Tetor 2018, 15:59Sport TEMA

Cristiano Ronaldo ka shijuar disa momente romantike në Sky Bar në Lisbonë më të dashurën e tij – ku e ka shfrytëzuar për të zhvilluar dhe një takim me avokatët e tij lidhur me akuzat për përdhunim.

Sulmuesi i skuadrës së Juventusit, po përballet me një hetim të ri policor për një ngjarje të ndodhur në vitin 2009 mbi pretendimet ndaj një përdhunimi, të cilën ai e mohon me forcë.

Futbollisti 33-vjeçar udhëtoi në kryeqytetin portugez të dielën një ditë pas golit të shënuar me skuadrën e Juventusit në fitoren 2-0 kundër Udinese – ku ka zhvilluar një “takim sekret” me avokatët e tij.

Ai ka pohuar tashmë se akuzat janë të “rreme’.

Policia e Las Vegas ka konfirmuar se kanë rihapur një hetim që rrjedh nga një ankesë e vitit 2009 nga një grua, e cila thotë se ishte përdhunuar nga Cristiano.

Ronaldo nuk u përfshi në skuadër për ndeshjet e Portugalisë kundër Polonisë të enjten dhe Skocisë të dielën pas një takimi mes lojtarit, trajnerit Fernando Santos dhe presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje