Kryemadhi kërkon shpëtim nga zyrtari i KE: Rama do na i vjedhë përsëri zgjedhjet, vendi në kolaps

10 Tetor 2018, 16:35Politika TEMA

Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Z. Christian Danielsson, me të cilin diskutoi per sistemin e drejtësisë në vend por edhe për reformën zgjedhore.

Kryetarja e LSI tha se “vendi gjendet në një kolaps institucional, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë, pa KLGJ, pa KLP dhe pa BKH e SPAK”.

Ajo akuzoi maxhorancen per skenar per vjedhjen e zgjedhjeve

“Mazhoranca po saboton në mënyrë kritike realizimin përmes dialogut të kësaj reforme dhe paraqitja e njëanshme nga ana e mazhorancës të amendamenteve të Kodit Zgjedhor janë provë shumë e qartë e strategjisë së mazhorancës për të kontrolluar sistemin zgjedhor dhe për të mos çliruar zgjedhjet në Shqipëri nga kriminalizimi dhe shitblerja e votës”

1 komente në “Kryemadhi kërkon shpëtim nga zyrtari i KE: Rama do na i vjedhë përsëri zgjedhjet, vendi në kolaps”

  1. Beni says:

    Futeni ne burg kete hajduten baxhelle se po e diskretitojne Shqiperine te nderkombetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje