FSHF mbron evazionin fiskal dhe sulmon Erjon Braçen: Sillet si tifoz i një ekipi, duan të pushtojnë me dhunë Federatën

11 Tetor 2018, 17:02Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas debatit të sotëm në Parlament mes ministrit të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe deputetit Erjon Braçe.

Braçe kërkoi një interpelnacë në lidhje me ligjshmërinë fiskale të FSHF-së duke i ka kërkuar llogari Ministrit.

Dhe kjo ka sjellë menjëherë reagimin e FSHF-së që ka sulmuar deputetin socialistm si një njeri që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës.

FSHF shton se “garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj”, citon FSHF.

Më poshtë njoftimi i plotë i FSHF-së.

FSHF si gjithmonë, ndjek me vemendje të posaçme, çdo zhvillim parlamentar dhe jashtë tij, që ka të bëjë me mirëfunksionimin dhe imazhin e saj. FSHF, ashtu sikurse edhe UEFA dhe FIFA është veçanërisht sensitive, sidomos kur shikon tendenca nga ligjvënës, edhe pse të veçuar, që synojnë në thelb të cënojnë standartet ndërkombëtare të vendosura me kohë në këtë organizatë, dhe pavarësinë e saj nga politika.

Sot, fatkeqësisht, si edhe disa herë të tjera, në mënyrë të përsëritur nga i njëjti deputet, por fatmirësisht për reputacionin e parlamentit shqiptar, i vetmi që në parlament sillet si tifoz i një ekipi, dhe në shkallët e stadiumit si ligjvënës, pamë jo vetëm gjuhë ofenduse por edhe kërcënuese, që në subkoshiencë fshehin ëndrrën e vjetër të nje segmenti të caktuar të politikës për të pushtuar me dhunë FSHF-në.

FSHF jo vetëm garanton transparencën e saj përballë organizmave ndaj të cilave është e detyruar në bazë të rregullave t’i përgjigjet, por inkurajon gjithashtu punën e çdo institucioni shtetëror, apo qoftë dhe individi me pushtet, që në themel ka mirëfunksionim e kësaj organizate dhe jo ngritjen e ndonjë flamuri politik në ballkonet e saj.

Duke ritheksuar besimin tonë tek institucionet e shtetit, nënvizojmë edhe njëherë se mesazhet e dala nga zëra të veçuar të politikës që baltosin jo vetëm imazhin e FSHF-së por edhe të UEFA-s do të përcillen dhe ndahen me të gjithë partnerët tanë në FIFA dhe UEFA. (TemA)

4 komente në “FSHF mbron evazionin fiskal dhe sulmon Erjon Braçen: Sillet si tifoz i një ekipi, duan të pushtojnë me dhunë Federatën”

  1. Kalec Dega says:

    Mafjozet bejne sikur zihen po me nje kafe pas sherrit ndajne frytet e Rilindjes Socilaiste te shtetit Rumpalle te Edvin Rames…

    1. Roberto says:

      Ti Kaleco je shume i zgjuar. I gjen te gjitha por gjen keto komentet e lehta se tek ato te veshtirat me mamale dhe babale i ben bisht e nuk pergjigjesh fare. Shko ndihmoje Ervin Salianjin qe ta fuse ate peshkun e madhe qe mbante ne dore parlamenti ne prapanice.

  2. Neimi nga Bulqiza says:

    Kam pershtypjen se Bashkim Fino si shoku i Mirit te Xhikes duhet te zgjidhet president i FSHF ndaj nuk lufton kot ai miu i Lozhanit Erjon Braceqe ta beje president Baçon.

  3. Hyske Boroboja says:

    Bravo Erjon Brace te lumte goja po qe se nuk e ben kete here president te FSHF Bashkim Finon, se eshte shoku i Mirit te Xhikes, se ti e di shume mire qe Baçi i shkrete i la tere parate qe kishte tek katodromi. Ndryshe do tallen me qe edhe Partizanin nuk e bejne dot kampione minjte e Lozhanit apo topet e Oparit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje