Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, ka pranuar se është çuditur nga fakti se është hapur kaq shumë teoria e komplotit kundër tij, nga trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi.
“Kur tha Duka për komplot, nuk e besova për komplet se Duka është mjeshtër dhe nuk i lejon kujt t’ia kalojë topin mes shalësh.
Tani që flet Panuçi për komplot do të ishte mirë të nxirrte emrin se ka hedhur në gjyq ish-presidentin Nishani dhe me atë janë të hapur.
Po këtu janë njerëz të afërt të presidentit, që bëjnë shumë gjëra, edhe menaxherin.
Janë njerëz që kanë e kanë pasur pushtet brenda kombëtares.
Bravo i qoftë Panuçit që e nxjerr këtë histori, prisja ta nxirrnin te tjerë më të vjetër.
Duket po e bezdisin ata që e rrethojnë”, tha Sinemati për “Procesin Sportiv”.
Ndryshe nga shumë trajnerë të tjerë, Panuçi prej kohëh është vënë në një sulm të egër nga gazetarë dhe komentatorë, që i shërbejnë Armand Dukës dhe mendohet se prapa këtyre sulmeve qendron pikërisht ai.
Thuhet se Panuçi i injoron këta njerëz që qendrojnë si hyena pranë Kombëtares, ndaj dhe kanë nisur të sulmojnë egërsisht, me shpresën se ai do të japë dorëheqjen, pasi për ta shkarkuar Duka nuk e bën dot një gjë të tillë, duke qenë se do të duhej ta paguante.
Po të shosh në hale, erë muti do dëgjosh.
Duka e hoqi De Biazin…se u be shume i famshem dhe e la ne hije Duken, dhe pastaj vuri Panucin. Tani fut te tjeret ta sulmojne Panucin se vete ska goje ta beje. Diku jane prishur pazaret……..