Kombëtarja shqiptare vijon paraqitjet e saja zhgënjyese edhe në sfidat miqësore duke mos e shijuar dot shijen e fitores as përballë rivalëve modest.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian, Kristian Panuçi, nuk mundën dot qe te fitonin ne mbrëmjen e sotme as perballe një skuadre të dobët si Jordania – duke mos shkuar më shumë se barazimi i bardhë 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Një tjetër paraqitje e dobët dhe zhgënjyese nga ekipi kombëtar që ende nuk po arrin dot të dal nga rezultatet negative duke na rikthyer shumë vite pas në kohë.
Edhe pse në takimin e sotëm Shqipëria arriti që të dominojë mbi kundërshtarin, në momentet e finalizimin nuk arritën të ishin të saktë ku në disa raste u mungoi fati si dhe pritjet e portierit Jasin ishin te mrekullueshme duke e mbajtur te paprekur porten e skuadres se tij qe del e kenaqur me kete barazim nga Shqiperia.
Tashmë pas kësaj paraqitje tjetër zhgënjyese dhe të dobët të zhvilluar nga Shqipëria e Panuçit, e gjithë vemendja do të jetë në ndeshjen e rradhës kundër Izraelit.
Ky takim do të luhet të dielën në transfertë, ndeshje që është e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Kombeve.
Kliko KËTU për të parë rastet më të mira të miqësores Shqipëri-Jordani. (TemA)
Robt ku ti kene keta dukat e byrhqirat e tjere qe shesin cdo ndeshjet
gezuar ramazonin……..