UEFA U-19 Championship 2019/ Shqipëria humbet minimalisht ndaj Ukrainës

10 Tetor 2018, 17:59Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur me rezultatin e ngushtë, Ukrainë 1-0 Shqipëri në nisjen e turneut zyrtar eliminator, që po zhvillohet në vendin tonë, në qytetin e Durrësit, stadiumi “Niko Dovana” ora 14:00.

Kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke kontrolluar më së shumti lojën dhe mbajtjen e topit por nuk kanë mundur të jenë të saktë. Në minutën e 85-të pas një kundërsulmi futbollisti ukrainas, Mudryk ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Alia, Kalaj (’74 Doda), Ismailgeci, Rama (c), Kumbulla, Karica, Lakti, Pasha (’71 Nezha), Gkertsos (’72 Koci), Muci, Isufi.

Kartonë të verdhë: Kalaj ’67, Pasha ’70
Goli: Mykhailo Mudryk ’85

Ndeshja tjetër e grupit 8-të ku bëjmë pjesë, Norvegji-Sllovaki, e cila u luajt në oren 12:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” përfundoi me rezultatin 1-2.

Renditja e grupit 8:
Sllovakia 3 pikë
Ukraina 3 pikë
Norvegji 0 pikë
Norvegji 0 pikë

1 komente në “UEFA U-19 Championship 2019/ Shqipëria humbet minimalisht ndaj Ukrainës”

  1. ben says:

    Sa mire, Norvegjia paska zene dy vendet e fundit … Shqiperia nuk duket asgjekundi. Ore kemi gazetare jo shaka …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje