Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael-Shqipëri, FSHF: Ja si mund t’i siguroni

10 Tetor 2018, 13:18Sport TEMA

Permes nje njoftimi për shtyp Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kanë dal në shitje biletat për ndeshjen Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Ligen e Kombeve.

Ndeshja Izrael-Shqipëri do të luhet me datë 14 tetor, në orën 20:45, në “Turner Stadium”, në qytetin Beer Sheva, në Izrael.

Tifozët e kombëtares do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor.

Njofitmi i plotë i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE, ku bëjmë pjesë në Ligën C, grupi i parë.

Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael. Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa. Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa.
Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje