Moratti: Juventusi i fortë për Interin, Marottën e dua tek zikaltërit

9 Tetor 2018, 20:18Sport TEMA

Ish presidenti i klubit të Interit, Massimo Moratti, ka komentuar zërat që e lidhnin atë si kandidat për tu bërë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit.

Ideja e Andrea Agnellit për të më kandiduar për president të Federatës së Futbollit ishte një gjë shumë e bukur.

Marrëdhënia me Agnelli ka qenë gjithmonë e dashur. E kam njohur atë që kur ishte djalë. Vazhdimi me polemikat ishte gjithashtu mjaft i mërzitshëm”, deklaroi Massimo Moratti  për RMC Sport.

Moratti më pastaj komentoi mbi ecurinë e fundit të ish skuadrës së tij, Interit. ‘

‘Liga e Kampioneve u ka dhënë besim, unë shoh vendosmërinë dhe një ekip që mund të bëjë  gjëra të mëdha. Me këtë Juventus aq të fortë është e vështirë të synojmë kampionatin, por ata duhet të besojnë.

Marotta?Unë do ta dëshiroja atë tek Interi, e respektoj dhe mund të bëj punë “, theksoi Moratti. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje