Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka folur në konferencën e sotme për shtyp në prag të sfidës së nesërme miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në “Elbasan Arena” kundër Jordanisë.
Ndryshe nga konferenca e disa ditëve, në daljen e sotme trajneri italian ishte më i qetë përballë gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve.
Panuçi theksoi se Jordania është zgjedhur duke parë renditjen e saj dhe për të përgatitur sa më mirë sfidën zyrtare kundër Izraelit.
“Kemi disa lojtarë që duhet të kenë më shumë minuta si Grezda, Mavraj, Gjimshitit, sepse në klubet e tyre kanë luajtur pak kohët e fundit. Grupi ka punuar mirë dhe ka shpirtin e duhur për të bërë një ndeshje të mirë, sepse është një ndeshje kombëtareje.
Jordania është zgjedhur duke parë renditjen e saj, një kundërshtar për të përgatitur ndeshjen me Izraelin në Ligën e Kombeve. Por kanë edhe një ngjashmëri mes tyre. Është një skuadër teknike”
Në vijim Panuçi lojtarët që nuk ka grumbulluar si Trashi për të cilin Gega trajneri i Partizanit theskoi se duhet të ishte në këtë listë.
“Po shohim shumë lojtarë dhe kur ka qenë rasti për të marrë një të ri, si Vrioni, për shembull, e kam marrë. Kështu bëra edhe me Uzunin tani. Dyert janë të hapura për të gjithë.
Demiri nuk është grumbulluar, sepse Lenjani kohët e fundit ka luajtur më shumë dhe ka më shumë përvojë se ai. Por kjo nuk do të thotë se nuk do ta thërras më Demirin, është në shtëpi për momentin. Këtë radhë mendova për Lenjanin, për shkak të eksperiencës.
Nëse shkon në Skoci dhe të mungojnë kaq shumë lojtarë, si Roshi, Grezda, Sadiku, Mavraj, Abrashi etj., ka më pak mundësi se më parë. Kjo skuadër, nëse janë të gjithë, i ka mundësitë për të shkuar në Europian. Kishim edhe Bashën të parikuperuar nga ndeshja me Izraelin. Kroacia shkoi dhe pësoi 6 gola në Spanjë. Italia, e dini sa gola ka pësuar në ndeshjet e fundit?
Deklarata e Hysajt për skemën e lojës? Një lojtar që luan në Champions, nuk e ka problem skemën. Nuk ndryshon gjë, sepse nuk është problem skeme. Për Izraelin do të mendojmë pasi të shikojmë edhe ndeshjen e tij me Skocinë. Tani të mendojmë për Jordaninë”, u shpreh Panuçi. (TemA)