Griezmann: “Topi i Artë” duhet të shkojë te një francez

9 Tetor 2018, 16:26Sport TEMA

Revista prestigjoze “France Football” ka publikuar 30 kandidatët për të fituar çmimin presitgjoz “Topi i Artë 2018” që do të jepet më 3 dhjetor në Paris.

Në dhjetë vitet e fundit lojtarët që e kanë dominuar fitimin e këtij çmimi ka qenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon.

Por, pavarësisht nga fitimi i Champions-it të tretë radhazi që portugezi fitoi me Realin, këtë vit rregulli mund të prishet.

Antoine Griezmann, i cili u shpall kampion bote me Francën në Rusi këtë verë, është i bindur për këtë.

“Ishte e mahnitshme, një ndjenjë e pamundur për ta përshkruar me fjalë. Një natë plotë me emocione. Shikova përreth dhe pashë shokët e mi të çmendur nga gëzim duke festuar me Kupën”, tregon sulmuesi i Atletico Madrid për natën e fitimit të Kupës së Botës.

Një sukses i madh që sipas Griezmann duhet të ketë gjithashtu një ndikim në dhënien e çmimit të “Topit të Artë” që ai theksoi se duhet t’i shkojë një francezi.

“Ne jemi kampionë të botës, ne jemi pjesë e ekipit më të mirë në botë. Ajo që unë mendoj është që çmimi duhet të shkojë tek një lojtar francez “, u shpreh Griezmann i cili është në mesin e kandidatëve dhe nuk e fsheh dëshirën për një triumf të tillë.

Këto janë 30 finalistët emrat e shpallur nga “France Football”:

Luis Suarez , Raphael Varane , Sergio Ramos , Mohamed Salah , Ivan Rakitic , Paul Pogba , Jan Oblak , Neymar , Luka Modric , Lionel Messi , Kylian Mbappe , Marcelo , Sadio Mane , Mario Mandzukic , Hugo Lloris , Antoine Griezmann , Eden Hazard , Isco , Harry Kane , N’GoloKantë , Thibaut Courtois , Cristiano Ronaldo , Kevin De Bruyne , Roberto Firmino , Diego Godin , Sergio Agüero , Alison Becker, Gareth Bale , Karim Benzema , Edinson Cavani .

(TemA)

2 komente në “Griezmann: “Topi i Artë” duhet të shkojë te një francez”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ke plotësisht të drejtë
    t’a mshtes (mendimin) o Krizman
    njëlloj si në World Cup 2016
    ku topin e artë e mori nji gjerman!

  2. Dash says:

    Po o Belul po..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje