Përballje me të "panjohurin", Shqipëria favorite në duelin ndaj Jordanisë

10 Tetor 2018, 10:32Sport TEMA

Kuqezinjtë do të rikthehen sot në fushë për të luajtur ndeshjen miqësore kundër Jordanisë në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Takim që e gjen Shqipërinë të përgatitur për një ndeshje të tillë, ku trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë që të bëjë dhe eksperimentime për të parë të metat e skuadrës para takimit kundër Izraelit për Ligën e Kombeve.

Trajneri është i dyzuar në disa pika të formacionit, që nga porta e deri në sulm, pasi ka disa alternativa që janë pothuajse në të njëjtin nivel.

Në portë ka menduar që t’i japë dorën Etrit Berishës, i cili po përjeton moment krize tek Atalanta, por edhe Strakosha e meriton vendin e titullarit duke qenë se është një nga më të mirët në Serie A.

Sa i përket mbrojtjes, aktualisht problem thelbësor është bërë krahu i majtë, ku Ermir Lenjani duket se do t’i lërë vendin Egzon Binakut. Megjithatë, mbetet për t’u parë për sot në mbrëmje.

Taulant Xhaka është në balotazh me Migjen Bashën, lojtar që ka marrë rol titullari te Aris-i i Selanikut, ndërkohë që Uzuni me shumë gjasa do të ulë në stol Enis Gavazajn.

Rei Manaj në vijën e parë të sulmit konkurron me Bekim Balajn, por shkodrani ka më tepër eksperiencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje