Bonucci: Milan ishte një gabim, një ditë dua të jem trajner i Juventusit

10 Tetor 2018, 15:28Sport TEMA

Leonardo Bonucci, ditë pas dite, nuk e fsheh kënaqësinë që është rikthyer në Torino: “Te Juventus ka rregull dhe seriozitet, ëndrra ime është që ta stërvis në të ardhmen.” Kjo do të thotë që transferimi te Milan në verën e vitit 2017 ishte një gabim: “Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë, por veprova në një çast zemërimi. Unë tani e kam kuptuar se instinkti mund të të dërgojë në zgjedhje të këqija”.

Bonucci, në një intervistë për Corriere dello Sport, shpjegon edhe motivin pse është i dashuruar me Juventus: “Këtu është si një familje, jam pritur sikur nuk isha larguar asnjëherë: Ndihesh si në shtëpi. Ka një mentalitet fitues “.

Fërkimet me Allegrin? “Ndodh të kesh debate të ashpra, por gjithçka sqarohet dhe vazhdohet më tej. Aftësia e tij më e madhe është inteligjenca, vetëm në këtë mënyrë mund të drejtosh një skuadër kaq të rëndësishme.”

Këtë vit synohet Champions League: “Unë do të doja të anuloja finalen e Cardiff. Drejtuesit kanë ndërtuar një ekip të fuqishëm për të realizuar këtë ëndërr. Me Cristiano Ronaldon bëhet më e besueshme. Por është gjithashtu një çështje fati, sakrifice dhe punë cilësore “.

E ardhmja në pankinë: “E kam ëndërr të behëm trajner i një ekipi të madh, me mundësi i Juventusit. Për këtë jam duke studiuar të gjitha ato që kam parë nga trajnerët që më kanë stërvitur gjatë karrierës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje