Sigurisht që jo në çdo merkato vere tre nga gjashtë klubet e mëdha në Premier League ndryshojnë portierët e tyre.
Por, kjo ndodhi pikërisht në këtë merkato me Liverpoolin, Chelsea-n dhe Arsenali-n që vendosën të merrnin portier të rinj për të mbrojtur portat e tyre.
Gunners ishin të parët që kryen këtë lëvizje, duke afruar në skuadër Bernd Leno me një marrëveshje prej 19 milionë paund nga klubi gjerman Bayer Leverkusen.
Levizjen e dytë e kreu ekipi i Liverpool duke thyer rekordin e transferimit për blerjen e një portieri duke nënshkrar me brazilianin Alisson për 67 milion paund nga klubi i Romës.
Por ky rekord nuk zgjati shumë – pasi disa javë më vonë, Chelsea pagoi 72 milionë paund për të sjellë në “Stamford Bridge” Kepa Arrizabalaga nga Athletic Bilbao, shkruan “DailyMail”.
Kepa Arrizabalaga – Chelsea
Pas vendimit të Thibaut Courtois për t’u kthyer në Madrid, Chelsea kishte nevojë të nënshkruante me një portier të klasit botëror për të ndihmuar skuadrën e Maurizio Sarri-it.
Dhe për të bërë të mundur për të blerë një portier cilësor afruan Kepa Arrizabalaga duke paguar klauzolën e lirimit të tij prej 72 milionë paund.
Pavarësisht se ka luajtur vetëm në futbollin spanjoll, Kepa është përshtatur shumë mirë me rivalët e Premier Ligës.
Ai ka pësuar deri më tani vetëm pesë gola – dy kundër Arsenalit dhe nga një kundër Neëcastle, Cardiff-it dhe Liverpool-it.
“Futbolli në Angli dhe Spanjë është pak më ndryshe në mënyrën e të luajturit. Por gjithçka është mirë , dhe jam shumë i lumtur’, tha gardiani i “Bluve të Londrës”.
Alisson-Liverpool
Performanca e tmerrshme nga Loris Karius në humbjen e pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madrid konfirmoi se afrimi i një portieri të ri ishte diçka emergjente për Liverpulin.
Në sezonin e fundit skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop la shumë pika si pasojë e gabimeve të portierit dhe mbrojtjes dhe nesë ky problem nuk do të zgjidhej në nisje të këtij sezoni ata do ta kishin shumë të vështirë për të synuar fitimin e titullit kampion.
Ata thyen një rekord të transferimit duke afruar portierin brazilian Alisson nga Roma.
Të njëjtën gjë bën dhe me nënshkrimin e mbrojtësit Virgil van Dijk në janar.
Paraqitjet në këtë fillim të sezonit janë pozitive pasi ata kryesojnë renditjen me 20-pikë – po aq sa kanë dhe Manchester City me Chelsean.
Alisson në 10 ndeshjet e tij të luajtura deri tani në të gjitha garat ka pësuar gjashtë gola.
Raporti i tij i shpëtimit të golave është mbi 80 për qind.
Tashmë, ai është një përforcim i madh për klubin në krahasim me Karius dhe Simon Mignolet dhe kjo mund ta ndihmojë “The Reds” që të fitoi një trofe këtë sezon.
BERND LENO-Arsenal
Klubi i Arsenalit ishte në fillim të një kapitulli të ri pas largimit të Arsene Ëenger pas 22 vjetësh në krye të stolit dhe emërimin e Unai Emery.
Spanjolli donte të ndërtonte skuadrën me idetë e tij dhe një nga nënshkrimet e parë ishte portieri gjerman Bernd Leno, i blerë për 19 milionë paund nga Bayer Leverkusen.
Konkurrenca me Petr Cech, ishte e qartë se Leno nuk do të ishte zgjedhja e parë.
Leno bëri debutimin e tij më 20 shtator kundër Vorskla Poltava në Europa League, por Cech më pas pësoi një dëmtim në fitoren ndaj Ëatford dhe kjo ishte një mundësi e mirë për gjermanin për të treguar aftësitë e tij.
Leno ka luajtur vetëm gjysmën e numrit të ndeshjeve sa Kepa dhe Alisson, por përqindja e tij e shpëtimit është afërsisht e ngjashme me ta dhe ende nuk ka bërë veprime të gabuara.
Aktivizimi i Lenos me Arsenalin e bëri që ai të grumbullohej dhe me Kombëtaren e Gjermanisë për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Hollandës dhe Francës, duke zënë vendin e Kevin Trapp të dëmtuar.
Mbetet për t’u parë nëse Leno do të arrijë që ta mbajë vendin e tij kur të rikthehet Cech.
Konkurrenca mes të dyve është një sinjal pozitiv për Emery dhe Arsenal pasi ata synojnë të kthehen në katër vendet e para.
(TemA)