Një skandal i afërt si “Calciopolin” në Itali ka tronditur këto ditë futbollin belg.
Disa nga klubet më të mira të futbollit në Belgjikë janë duke u hetuar nga Prokuroria vendase për pastrim parash, manipulim rezultatesh si dhe korrupsion.
Të përshirë në këtë skandal janë agjentë, gjyqtarë dhe zyrtarë nga klubet më të mira në Belgjikë duke përfshirë skuadrat e Anderlecht, Club Bruges dhe Standard Liege që janë duke u hetuar, raportojnë mediat belge.
Menaxher i klubit të Bruges, Ivan Leko, është marrë në pyetje, së bashku me agjentin e mirënjohur Mogi Bayat.
Më shumë se 200 oficerë policie morën pjesë në kontrollin e kryer në disa vende si Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, pasi bëhej fjalë për një rrjet të madh kriminal që kryente aktivitete të paligjshme.
Hetimet, të cilat filluan vitin e kaluar, do të përqëndrohen në “transaksionet e dyshimta financiare” dhe “fiksimet e rezultateve” në futbollin belg gjatë sezonit 2017-2018. (TemA)