Mbyllet miqësorja Shqipëri-Jordani me rezultatin 0-0. Të gjithë rastet e ndeshjes me VIDEO

10 Tetor 2018, 21:25Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot një takim miqësor kundër Jordanisë, sfidë që do luhet në “Elbasan Arena”.

Një sfidë e lehtë për kuqezinjtë ku synimi do të jetë fitorja në prag të duelit të së dielës kundër Izraelit e vlefshme për eleminatoret e Ligës së Kombeve.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj ndeshje miqësore.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Mihaj, Mavraj, Gjimshiti, Gavazaj, Lila, Xhaka, Ramadani, Binaku, Manaj Grezda

Jordania: Jasin, AlBasha, Shibalaja, Alarab, Khetab, Baniatejah, AlSamrieh, AlMurjan, Abdelrahman, Bakhet, Ersan

Sërish Shqipëria që i afrohet golit të avantazhit me Frederik Veselin që godet brenda zonës, por Jasin është i vemendshëm duke pritur goditjen e mbrojtësit kuqezi

Portieri Jordanisë Jasin bën mrekullinë duke i mohuar golin e epërsisë kuqezinjve pas një goditje spektakolare të bërë ngë sulmuesi Balaj

Shqipëria e nis në sulm pjesën e dytë duke rrezikuar me Manaj që godet nga distanca, por topi përfundon afër shtyllës pingule

Minuta 44′, Shqipëria krijon një aksion mjaft të bukur në krahun e majtë me Grezdën që jep një asis për Manaj që godet mirë, por ndalet nga portieri

Minuta 22′, Tjetër rast i mirë për Shqipërinë për të kaluar në avantazh me Gavazaj që nuk godet dot për të shënuar pas një ndërhyrje mjaf të mirë të mbrojtësit kundërshtar

Eros Grezda humbet rastin më ideal për Shqipërinë për të kaluar në epërsi ku i vetëm përballë portierit e dergon topin jashtë kuadratit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje