REPLIKAT/ Alfred Peza-Alibeajt: E ke vellain trafikant, s’ke moral te flasesh per Xhafajn. Deputeti demokrat: Ti ke 1 milione euro pasuri

11 Tetor 2018, 23:31Politika TEMA

Çështja “Babale” ka sjellë tension dhe debate të ashpra në emisionin “Open” në Top Channel.

Të ftuarit kanë shkembyer replika te ashpra me njeri-tjetrin

Teksa deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ishte duke folur për çështjen e cila e përfshin vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn në trafikun e drogës, gazetari Alferd Peza i bëri deklaratën e fortë se edhe vëllai i deputetit demokrat është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërsa Alibeaj i përmendi faktin se askush nuk mund të bëjë 1 milionë euro me djersën e ballit.

Peza: Ku e ke provën, ku e ke. Ai është procesverbal. Nuk nxjerr provën, ja kaq është historia.

Spiropali: Ka ardhur avokati i Salianjit dhe i PD. Kaq!

Peza: Shpëtoni shpirtrat tuaj dhe veten.

Alibeaj: Ja ku i ke provat.

Spiropali: Telenovelë idiote, shpëtoni shqiptarët nga kjo telenovelë. Shqiptarët nuk duhet të besojnë tek policia, por vetëm te PD.

Aliebaj: Zëri në ekspertizë është i ngjashëm me zërin e Agronit.

Peza: Ku e ke stilolapsin e përgjimit. Shpëto veten, Babalen, opozitën. Nxirr provën dhe thuaj është shumë e thjeshtë. Nëse s’doni vazhdoni: Edi Rama, Babalja, Prokuroria

Alibeaj: Përfiton Xhafaj, Balla dhe Rrahman Rraja.

Peza: Ti e ke vëllain siç e ka Xhafaj dhe ky është morali jot.

Alibeaj: Ti ke 1 milion euro dhe…

Peza: I kam bërë me punën si gazetar.

Alibeaj: Kush është ai shqiptar që ka një milion euro me djersën e ballit.

Peza: Ky e ka vetë vëllain trafikant droge.

Alibeaj: Po i vidhni dhe po i rripni shqiptarët.

10 komente në “REPLIKAT/ Alfred Peza-Alibeajt: E ke vellain trafikant, s’ke moral te flasesh per Xhafajn. Deputeti demokrat: Ti ke 1 milione euro pasuri”

  1. Qazim says:

    Nuk ishte shefi i ketij qe hyri ne politike me 1 mln euro te bera me “kursimet e rroges” kur punonte ne Kosove? Apo harrova, ai eshte hollandez

  2. Martini says:

    Pse me duket sikur ngjan.ky Fredi me kete ballistin e Ghynaqares.

  3. Albani says:

    Dmth.qe Peza e pranon qe Agron Xhafaj eshte trafikant droge ashtu si dhe vellai I Alibeajt…….hajde politikane hajde,mjere Shqiperia ne ç’duar ka rene.

  4. hysa says:

    Jo vetem i vellai por edhe vete alibejaj duket tip krimineli e bir krimineli. E si mund valle te besohen keta kriminele nga qytetaret?

  5. servet says:

    Te pakten Alibeaj nuk e mohon qe vellai i tij eshte ne burg kurse ju cfar nuk po beni per ta nxjerre te pafajshem vellain e ministrit duke i mohuar te gjitha dhe duke kercenuar njerez megjithse ai eshte i denuar per ate qe e akuzon PD.Nuk mendoj se ju keni ardhur ne pushtet qe te thoni se keshtu veproi PD-ja por ju zgjodhen per te bere nje pune me te mire.

  6. IVONI says:

    te dy nje surrat keni ..! ka gazetare te pa pune , por na paska dhe me nje miljon euro ..! cudira te shekullit ..!

  7. gloria says:

    Po ti mor miu i savres me cfar e bere kullen ku jetoje se e le gruan dhe dy vajzat dhe more sekretaren, e harrove pse te hoqen nga minister e shisje 150000 euro nje licence dhe tani ben llogarine e te tjereve po ske faj se ne PD vetem trafikante dhe hajdute kane mbetur.

  8. prizem says:

    Mbrojtja me e mire e njerezve te dhjere eshte sulmi me zhurme nga prapanica…

  9. Irritim says:

    Eni Vasili mbreme ka realizuar nje “emision” qe nuk ka per tu perseritur besoj me. Enkeled Alibeja (ali-beu me çingiet e tij) ishte totalish i droguar, ndoshta dhe qellimisht per te mos lenur njeri te fliste, ndersa Eni Vasi e pa afte per te menaxhuar emisionin. Nje turp i madh qe tani turpi eshte kthyer ne vyrtyt. Une te isha gazetar e kisha larguar nga emisioni me rojet e tv, ndryshe Eni diskretitoi perfundimosht veten. Ndoshta e ka pase porosi dhe nga Ben Blushi. Keta kujtojne se njerezit jane te pa afte te kuptojne apo te shikojne edhe kur çdo gje ja ben muuuuuuuuuuuuuuuuu! Ndersa ai bisnesmeni vlonjat, çfare mut vlonjati eshte ai, Agron Shehaj, deputet pa piken e seriozitetit dhe pergjegjesise nuk e degjova nje here qe te fliste seriozisht. Nuk e di pse jane terbuar e harbuar keshtu, ndoshta shikojne dhe vdekjen si njerez te politikes me sy tani dhe jane harbuar, por media dhe perfaqesuesi saj, ne kete rast Eni Vasili, duhej qe ta sillte ne binare emisionin e saj e jo ta kthente ne bordello kaq transparente se veten dhe kanalin diskretiton, pa une qe e pashe e vertetova qe asgje nuk shkon as tek partia babalokratike e as ne tv top channel. Keqardhje per vendin tim qe ka nje medie te tille pa ata i dime tani se kush jane; llumi shoqerise dha ca dite deri sa te behen zgjedhjet e reja. Revolucionin do ta beje populli ndershem per te pastruar halete e vendit te tij.

  10. asd says:

    Ne fakt te gjithe kane te drejte. Vellai i Xhafajt eshte ne burg dhe Xhafaj duhej te terhiqej nga posti i ministrit. Peza ka trafikuar 1 milion dollar qe nuk i dihet prejardhja, prandaj nuk duhej te kapardisej me ne TV ne mbrojtje te asnje partie sepse nuk ka moral ta beje. Edhe ky “i shituri i fundit” Alibeaj ka vellane ne burgjet e perendimit dhe per kete arsye nuk mund te ishte as deputet dhe as ne kete emision TV.
    Komedia eshte qe asnje nuk dorehiqet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje