LISTA/ Nga portali i Artur Zhejit, tek ai i Fevziut që punojnë në të “zezë”: Ja kush rrezikon të mbyllet

15 Tetor 2018, 10:45Sociale TEMA

AKEP ka publikuar listen e 44 portaleve online qe duhet te regjistrohen, në të kundërt do të mbyllen.

Lista e portaleve eshte publikuar ne faqen zyrtare te Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare, i cili njofton se ka lene ne dispozicion nje afat prej 72 oresh.

Sipas AKEP, regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al

“Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”- njofton AKEP.

AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes  së tyre online. AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online”- njofton AKEP.

Kujtojme se kreu i Qeverise, dha ultimatum per gjithe portalet se pari te heqin per 24 ore gjithe reklamat e basteve, e me tej t’i nenshtrohen rruges se legalizimit te aktivitetit te tyre.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”- njoftoi Rama me nje shenim ne rrjetet sociale me 10 tetor.

Lista e portaleve online qe duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes  se tyre online:

11 komente në “LISTA/ Nga portali i Artur Zhejit, tek ai i Fevziut që punojnë në të “zezë”: Ja kush rrezikon të mbyllet”

  1. MonaK & Titvasili says:

    MonaK & Titvasili
    Jo vetem kete, por urgjentisht keta duhet te behen subjekt i nje vetingu te domosdoshem ne media, ne menyre qe si subjekte te punes se ardhshme te KLP, BKH dhe “Ligjit antishpifje” qe i ze totalisht, te shkojne ne vendin e duhur.

  2. Lumi says:

    Keta qenkan te gjithe te paligjshem prandaj ulerijne si cakejt

  3. undefined says:

    Dhe keta qe çirren kunder korrupsionit !!!!!!!!!!!!

  4. Albania says:

    Mbyllni gazeten.me antshqiptare impakt cojeni ne turqi osé ne Arabi se vjellin vrere kunder figurave me te medhaja te kombit shqiptare kto Jan islamist radikal

  5. IT says:

    Hahaha… AKEP ka shume te drejt qe ju kerkon te legalizohen si biznese, por cudia qendron se si AKEP do veproj mbi domainet/adresat qe nuk ka autoritet.

    AKEP ka autoritet vetem per domainet qe perfundojne me .al, te cilet mund ti mbylli apo te bej cfaredo, por per domainet e tjere (.com, .org, .net, …) nuk ka asnje lloj autoriteti!!! Jane shume te cuditshem.

    1. 1 says:

      I fut tek lista e cybercrime dhe i mbyll

  6. Arber iliri says:

    Berishizmi si kocept rumpalla ka sunduar gjithandej.I duhet dhene fund kesaj menyre te beri biznes, politike etj.Sundimi i rregullave e ligjit kerkese e pare e nje shoqerie moderne.Shpellari na mori ne qafe 20 e kusur vjet , vazhdon ben deme te konsiderueshme duke mbjelle shpifje e sharje pafund.

  7. Denis says:

    Sa turp
    Salistani

  8. Kosovari says:

    Numri 43 qenka fshire : mos aka qene gje ERTV.al ???

  9. super duper says:

    ERTV duhet regjistruar e kontrolluar gjithashtu.
    Eshte i regjistruar?
    Cfare license ka?
    Sa njerez punojne?
    Paguhen me fonde private?
    A jane te siguruar? A jane te paguar mbi pagen minimale?
    Paguan Tatimet?
    Del me fitim apo me humbje?
    Nese del me humbje duhet te mbyllet nese humb 3 vjet rresht?
    Nese thote rrena a duhet cuar ne gjyq – se eshte media si te tjerat…

  10. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Roots of all evils Sali Rama, Edi Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje