Bushati, mesazh studentëve: Ju jeni humbësit e mëdhenj nga sherrnaja politike

15 Tetor 2018, 09:29Sociale TEMA

Sot nis viti i ri akademik për të gjitha universitet, e në këtë ditë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka zgjedhur që të bëj një urim për të gjithë studentët.

“Suksese të gjithë studentëve në mbarë vendin për vitin e ri akademik!

Rruga që keni nisur sot nuk është një rrugë me petale e as me gjemba, po një rrugë që duhet të bazohet fort te dija dhe te puna. I

nvestoni në dije për veten, familjen dhe atdheun tonë të përbashkët.

Ju jeni oponentët e vërtetë të punës sonë dhe testi final i reformave të ndërmarra, arritjeve dhe dështimeve tona.

Ju jeni në fakt përfituesit më të mëdhenj të procesit të integrimit europian, por njëkohësisht edhe humbësit më të mëdhenj nga sherrnajat politike të brendshme.

Prandaj, përfshirja juaj aktive në jetën publike është investimi më i sigurtë i të ardhmes sonë europiane.
#Youth4EU #Albania4EU”, shkruan Ditmir Bushati.

2 komente në “Bushati, mesazh studentëve: Ju jeni humbësit e mëdhenj nga sherrnaja politike”

  1. Kalec Dega says:

    A kur ngeli ne doren tuaj te vendosni apo mendoni per te ardhmen e te rinjve shqiptare shumica e te cileve do ta jepnin pergjigjen e duhur nga Perendimi apo dyert e Ambasadave. Atehere do i kishe “oponente” dhe armiq klasor, si te ka mesuar babi yt.

  2. Kalec Dega says:

    A kur ngeli ne doren tuaj te vendosni apo mendoni per te ardhmen e te rinjve shqiptare shumica e te cileve do ta jepnin pergjigjen e duhur nga Perendimi apo dyert e Ambasadave. Atehere do i kishe “oponente” dhe armiq klasor, si te ka mesuar babi yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje