VIDEO-FOTO/ Transformimi i “Zogut të Zi”, vendoset kryevepra e skulptorit shqiptar me famë botërore

14 Tetor 2018, 11:11Sociale TEMA
VIDEO-FOTO/ Transformimi i “Zogut të Zi”, vendoset kryevepra e

Tirana ka tashmë një tjetër vepër të mirëfilltë artistike. Bëhet fjalë për skulpturën e Helidon Xhixhos, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, e cila është vendosur në një nga nyjat më të rëndësishme të Tiranës, siç është rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”. Skulptura e krijuar nga Xhixho paraqet një vepër abstrakte, të shndritshme dhe që vjen si një stoli shtesë për rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” që i është nënshtruar gjithashtu rikualifikimit.

“Mirëmëngjesi nga Zogu i Zi, ku artisti shqiptar bashkëkohor – ndër më të njohurit botërisht – Helidon Xhixha, po i jep dorën e fundit kryeveprës së tij në hyrje të Tiranës…edhe pak e jemi gati!” shkruan Veliaj në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe një video që tregon veprën e Xhixhos.

Vepra e Xhixhos është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme.

Ndërkohë që më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, ka thënë se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve.

Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi Skënderbej.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhas konsiderohen si “fatsjellëse” për vendet ku ato vendosen.

Xhixha mbahet mend mend edhe për skulpturën e tij gjigante “Kalin” e Ferrarit, rreth 5 metra të lartë e 800 kg të rëndë, të cilën e realizoi në 2003-shin. Këtë skulpturë ia dhuroi komunës së Maranellos në shenjë të pasionit të tij si ferrarist.

Në vitin 2015, ai ka marrë pjesë në Bienalen e Venecias me veprën “Iceberg”. Ai e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali. Xhixha ka gdhendur vepra arti edhe për qiellgërvishtësen “Muza” në Florida.

Miremengjes nga Zogu i Zi, ku artisti shqiptar bashkekohor – nder me te njohurit boterisht – Helidon Xhixha, po i jep doren e fundit kryevepres se tij ne hyrje te Tiranes…edhe pak e jemi gati! ??? pic.twitter.com/br0dUZU1F4

— Erion Veliaj ?‍♂️?⚽?? (@erionveliaj) October 14, 2018

32 komente në “VIDEO-FOTO/ Transformimi i “Zogut të Zi”, vendoset kryevepra e skulptorit shqiptar me famë botërore”

  1. Alda says:

    Bravo ????, LALI ?

    1. romeo says:

      Reklame e peshtire per nje qytet qe ne brendesi eshte vetem nje geto e Bombejit!
      Shperdorojne miliona leke per imazhin e tyre mashtrues dhe nuk shtrojne rruget me balte e gropa ne ish komunat,qe tani jane pjese ce Bashkise Tirane me te drejta te barabarta me banoret e tjere te Tiranes!
      Nje politike e tille e urryer ka bere qe njerezit e diskriminuar te Yzberishtit ta ndjejne vetes si qytetare te kategorise se fundit se keshtu ia do interesi Rames dhe te klonuarit te tij Veliaj!
      STAMBOLLI DIGJET,KURVA KRIHET!

  2. Tigri says:

    Milona lek te hedhura dem.Rrethrrotullimi ngeli po ai,nje rremeje.
    Dy vjet pune per te vendosur nje skulpture= dy vjet pune per te vjedhur ca lek

    1. Drejtësia says:

      Ik ore pirdhu

      1. mirel says:

        Ashtu te lumte. Le te pirdhet populli. Sa kohe qe ka deshire te paguaje mire e gjen.

        1. E says:

          Ti Mirel e quan veten popullShko Pirdhu

          1. mirel says:

            Fakt eshte qe nuk jam plere. Popull po.
            E kjo shko pirdhu!? Sikur ska asnje kuptim.
            Per te pjerdhur duhet te pirdhet politika e gjithe.
            Une as nuk kam.gje ne dore, e as nuk perfitoj gje.
            As koncesione e as tendera..
            Keshtu qe te pirdhem apo jo nuk i hyn ne pune njeriu.
            Ama qelbesirat e politikes qe tallin bythen me popullin kam per borxh ti denoncoj. Me sa mundem.
            Ka popull, ka dhe plera. Plerat dihet ku jane. Populli, duke kruajtur xhepat.
            Plerat, duke i marre leket..

  3. Visconti says:

    SHKO TI “TIGRI” FUTU NE PYLL SE BASHA 2 VJET NUK NGULI NJE GOZHDE KY E KA BO TIRONEN SI QYTET EUROPIAN PO SHTOHEJ VIZITORET PO TI DO JESH NAI KATUNAR QE I MJAFTOJNE KIOSKAT E SALES QE E QELBI TIRONEN PER 10 VJET

    1. mirel says:

      O qelbesira rilindase “futu ne pyll thote.
      Turana ishte qytet o qelbesira.
      Ramuti miri pyllin e u fut ne bunker atje ne Dajt.
      Pse nuk vajti te banoje te Zogu i Zi

  4. gjoni says:

    shume e shemtut

  5. pa sens says:

    Kur ishte Rama kryebashkiak, ishte inisiatori per nje mbikalim apo nenkalim te zogu i zi, madje erdhi dhe perfaqesuesi BE ngaqe po kundershtohej nga Berisha per interesat e argites dhe te kryemadhit
    Tani duket qarte qe pjese e hajdutllikut dhe e pazarit jeni edhe ju
    Pra se te vendosni obelisk aty , shko o Veliaj te shikosh se sa rrezikojne kalamajte e shkollave kur kalojn aty dhe mos be inagurime te pavlera

  6. ELIOT says:

    LU VELIAJ I BIEN RRETH E QARK …. JA TRULLOS TRUNIN SHQIPTAREVE ME DISA PUNE TE VOGLA …..ATE QE BEN NE TIRONE VELIAJ …E BEJEN NE CDO CEP TE EUROPES …KYETARET E QYTETEVE TE KRYEQYTETEVE …RANDAJ SHOKU VELIAJ ME DOLLAT E SHQIPTAREV I BONI TE GJTHE KETO …PRANDAJ LAGU PAK ..SE E SHIKONI RAMEN SHOKUN TUJA QE BEN PSELLIQE DHE BENI SIKUR SI KUPTONI …KUR DE TE BEHENI BURRE DHE TI THAUNI TE VERTETEN POPULLIT ..DHE TE MOS GEZOHENI ME DIS PUNIME ….SHUME BUKU E KENI NDRYSHUAR TIRONEN ..POR NUK MJEFTON ..ESHTE SHUME PAK PER E BERE ME I MADH … SHQIPERIA KA NEVOJE PER NJEREZ TE ZOTI QE I THONNE GJERAT SIC JANE ME DREJTESI DHE JO DUE RENE RHETH E QARK … AKOMA NJE URE AKMA NJE SHTYLLE TELEFONI AKOMA NJE RRUGE ..POR POPULLI A I ESHTE PERMIRESUAR JETA ???? APO SI SHINHNI SA FITOJNE SI JETOJNE … BEHU BURRE LUFTO KORUPSIONI DHE POPULLI DO TE VOTOJE PER JU ..PERNDRYSHE ..SJA VLEN ME KETO PUBLICITE ..

  7. nord.al says:

    Cfare qyteterimi ka ne Tirane kur nje rruge thirret “zogu i zi”, cka nenkupton vaginen ? A ka emer zyrtare ky shesh ?

    1. Zogu i kuq says:

      Ore zoteri, cfare futet tek “Zogu i Zi” sipas nenkuptimit tend, ate kane vene, por jo ate te Xhixhes se ai vendoset pa leke.

    2. Jug.Alb says:

      ou !!!

      kendvesjtrim mjaft interesant i nurdikut pri bjeshke !

      E para nuk ka emrin e nji Vagine (mue dom’pelqente edhe ashtu ,tingllon aq sexi rruga )

      por ,eshte nji Simbol qe mbart nji Storie te Zogut qe fluturoj i lire

      rrugeve te Tirones se sexit dikur ne kryqezim te qejfit or taj
      dru me pre

  8. tigri prej letre says:

    O lal Eri! Lere pak vend edhe per nje permendore (pershurretore) per Sali Berishen se i behet qejfi “Tigrit”!

  9. Klodi says:

    Po or tiger per ju brezin e eurollotos lek te hedhura dem jane

  10. Salah Saleh says:

    Lexova se qenkan dy piramida. Në fotot nuk i dallova, por kjo është e meta ime. Nëse janë dy piramida, më shkoi mendja që ato dy piramida apo shtylla, tregojnë dy konkurrentet që: njëri e bëri po thuaj gati nënkalimin dhe tjetri e prishi dhe ndërtoi rrethrrotullimin që u a heq trutë të shkretëve drejtues të automjeteve.
    Salah Saleh

    1. mirel says:

      Mire, po Sala ja beri te qarte qe do e prishte. Ramuti megjithate e ndertoi.
      Sipas teje beri mire Ramutu qe i harxhoi leket e taxave? Apo nxori ndonje dore fitimi te mire, pa se u hodh ne ere kujt i plasi?
      Paret e popullit jane..

  11. nord.al says:

    Tek ai shesh ka qene nje lokal striptizi ku dilte “zogu i zi”, prandaj mbeti ky emer, megjithse mund te mos i pelqeje “baltes se Jugut”.

  12. Andrea says:

    Ne kemi nevoje per skulptura me heronje shqiptare qe kane lène gjurme ne historine shqiptare, dhe jo modernizma pa kuptim qe je turbullon mendjet e shqiptareve.

  13. Tigri says:

    Te dashur qytetar dhe komentues…
    Une shpreha mendimin tim per rrethrrotullamen e jo per bashen.
    Hapni syte e lexoni.
    Kur nje gje,nje pune nuk behet mire,kam dhe keni te tëre te drejten e botes te shprehim mendimet tona.
    Ndaj mesoni ti shikoni gjerat pa syze partish.
    Edhe nje here: nje pune dy jeçare per te vene nje skulture!

    1. mirel says:

      Mire e ke o Tiger. Po kjo eshte nje skulpture e vendosur nga Rilindja, dhe duhet pare me respekt. Bile duget te perrulemi sa here te kalojme aty, dhe te falenderojme Erjon Rame Kajanin per miresine qe pati te na e vere “obeliskun” te “Zogu”.

  14. Lexues says:

    E para ku e ka kryevepren ky objekt qe pas 5-10 vjetesh do behet edhe me i shemtuar
    E dyta nga doli me fame boterore ky autori qe askush nuk ia kacdegjuar me pare emrin?
    Te tjerat jane llafe kot e parà te çuara dem.

    1. Epiroti II says:

      Per skulpturen thuaj cfare te duash, sepse ka te beje me gustot personale artistike te cdo njeriu.
      Te thuash qe askush nuk ia ka degjuar emrin artistit me pare, vetem sa tregon injorance.
      Xhixha eshte artist me fame boterore ne zhanrin e vet.
      Veprat e tij i kam pare ne shume qytete dhe muze te botes

  15. Thanasi qe ta plasi says:

    More po sa fiksim i paskan keto piramidat. Edhe sheshi ne qender eshte nje piramide.

  16. Drino says:

    E çuditeshme eshte qe nuk i shkon njeriu ne mend se te kryesh nje investim te tille ne nje rreth rotullim kryesor te kryeqytetit me pare duhet te krijosh mundesine per te eliminuar remujen e kalimit te automjeteve ne kete vend. Dhe per kete duhej te kryhej nje studim nga specialistet e fushave perkatese. Por siç kryhen gjithe investimet publike ne keto 27 vite nuk ka asnje ligj qe te disiplinoje studimet, parashikimet e kohes dhe radhes se kryerjes se tyre, projektet, ndertimet, kontrollin dhe shfrytezimin e tyre, keshtu edhe ky investim u krye se i pelqeu Kryetarit te Bashkise dhe perveç “fasades” moderniste te skulptures nuk ka funksion tjeter. Mbikalimit qe u prish ne meyre te paligjshme, paçka se ishte nje prrojekt i dobet, zgjidhte nje pjese te mire te “perplasjeve te mjeteve”, por nderhyrja e tashme e ka lene gjendjen e qarkullimit siç ishte. Edhe me i pakualifikuari inxhinier transporti do te sugjeronte qe te pakten te projektohej dhe te ndertohej nje rrethrotullim me 4 dalje DJATHTAS ( per sqarim jane daljet nga korsia me driten e verdhe ne semafor) dhe vendosjen e semaforeve edhe per kalimin e kembesoreve qe deri sot e me tej do mungoje.

  17. zoga e vodices says:

    O gazetar nuk dua te ofendoj po ku ka me zog te zi zogun e zbardhi pinoku ,pra duhej te thoshe zogu i bardh nuk eke pare qe edhe mustaqet ijane zbrdhur tek busti qe i vuri pinoku.

  18. NNP says:

    Ai rrethrrotullim eshte absurd e jashte funksionit qe sot jo me per te ardhmen Ky mashtruesi veliaj u be si Lal Krosi-vete shkruaj e vete vulos.Pa le po na ben dhe per budallenj Gjithmone si psikopat flet ne emer te popullit te Tiranes O qyp.Ku e gjen te drejten ti te flasesh ne emrin tim e mijra banoreve te tjereVazhdo se ora ecen.Por nje dite do te japesh llogari per cpo gatuan

  19. Janullatos says:

    Pordhe me rigon Erjon& gay alla ura vsjgurore

  20. tana says:

    o NNP te vret syte e bukura Lali do te ngelet ne HISTORI per te gjithe veprat qe ka bere po mjer JU dhe suita JUAJ qe do te gjykoheni dhe ndeshkoheni nga POPULLI dhe do te mbeteni komentues ANONIM.

  21. xheni says:

    Per tu futur te lulishtja tek zogu per te pare vepren nga afer,duhet te maresh leje nga drejtoria e qarkullimit rrugor,qe te ndaloje fluksin e makinave qe te kalosh per tek lulishtja. Ja ke fut kot kesaj here o Veli,nje lulishte vetem per vepren e Xhixhes,ku nuk hyn dot njeri,pasi mund te lesh jeten per te vajtur e te ulesh ne ate lulishte krejt e pazakonte,ku nuk funksionon ne dobi te qytetareve,vetem panaromatike eshte se askush se ka lene mendja te ulet ne mes te pluhurit dhe zhurmes ne ate lulishte qe quani ju. Nje harxhim parash ,ku fare mire mund te realizonit ate qe niset vite me pare per nje mbi/nenkalim te mjeteve pasi aty eshte nje ferr i vertete per automjetet. Sot i keni mundesite pasi keni dhe qeverine dhe nuk e bete, jemi mesuar ne qe gjithmon duam ti bejme gjerat me sherr. Disa miliona te hedhura pa asnje dobi ne kurriz te taksapaguesit. Futja kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje