Shkencëtari i njohur: Në të ardhmen do të kemi supernjerëz gjenetikisht të modifikuar, që mund të shkatërrojnë njerëzimin

15 Tetor 2018, 20:13Lifestyle TEMA

Në të ardhmen, qeniet njerëzore do të dominohen nga një racë supernjerëzish gjenetikisht të modifikuar, që përmirësohen vet, pa pritur kursin e natyrës.

Ky është një nga parashikimet e bëra nga shkencëtari britanik, Stephen Hawking, i cili u nda nga jeta 14 marsin e kaluar në moshën 76-vjeçare, e që vjen tani në librin “Përgjigjet e mia për pyetjet e mëdha”, që do të dalë në shitje nga dita e martë, bashkë me paralajmërimin mbi rreziqet e inteligjencës artificiale, një nga frontet ku ai u angazhua gjatë, dhe refleksioneve për ekzistencën e Zotit.

“Nuk ka kohë për të pritur që evolucioni darvinian të na bëjë më inteligjentë”, shkruan shkencëtari i madh në një nga ekstraktet e librit, që e ka sjellë në avancë britanikja “The Times”.

“Pasi këta supernjerëz të shfaqen, do të ketë probleme politike domethënëse, me qeniet njerëzore të papërmirësuara që nuk do të jenë në gjendje të konkurojnë me ta.

Me shumë gjasa do të zhduken, ose do të humbasin rëndësi.

Do të ketë në anën tjetër një racë qëniesh, që vetëprojektohen dhe që përmirësojnë vetveten me një shpejtësi në rritje.

Nëse raca njerëzore arrin të rikrijohet, me gjasë do të zgjerohet dhe do të kolonizojë planete dhe yje të tjerë”.

Ideja, që për shkencëtarin britanik përfaqëson një mundësi të madhe, është që të mund të përdoren teknikat që lejojnë modifikimin e ADN-së për të rritur memorien, rezistencën ndaj sëmundjeve, jetëgjatësinë dhe për të përmirësuar karakteristikat e tjera.

Por, Hawking nuk harron inteligjencën artificiale.

Kjo e fundit, sipas tij, mund të jetë gjëja më e mirë, por në të njëjtën kohë edhe më e keqja që i ka ndodhur njerëzimit.

Për sa i takon ekzistencës së Zotit, ai sugjeron: Mund të quani ligjet e shkencës Zot, por nuk është një Zot personal, nuk mund ta takosh dhe as t’i bësh pyetje.

5 komente në “Shkencëtari i njohur: Në të ardhmen do të kemi supernjerëz gjenetikisht të modifikuar, që mund të shkatërrojnë njerëzimin”

  1. anastasi says:

    Kam derguar komentin rreth ores
    9.30-10 AM pse nuk e botuat???.

  2. bla,bla, bla says:

    Hawking, nje pseudoshkencetar, niveli medioker, qe shte pompuar nga jesuitet si gjoja i madh.

  3. bla,bla, bla says:

    Hawking, nje pseudoshkencetar, niveli medioker, qe eshte pompuar nga jesuitet si gjoja i madh.

  4. specialist i gjenetikes says:

    Nuk dua te komentoj gjate,pasi Shkenca e Gjenetikes eshte nga me absolutet qe ligjet e Natyres kane aplikuar.Por nje gje fare te thjeshte dua ta sjelle sa per ta kundershtuar ate cka ne artikullin pretendohet.Se pari;Te gjitha formimet e krijuara nga Natyra jane jo vetem te pa perseriteshme,por edhe te pa tjetersueshme.Eshte fakt se Habitati eshte terreni ku lindin te gjitha krijimet e Natyres,qe do te thote se sa me i pa ngarkuar qe te jete ambjenti,aq mundesi me te medha ka specia per tu zhvilluar ne fizik por edhe ne inteligjence.Sot,gjendja eshte alarmante.Ndotja eshte pertej kufijve,Temperaturat me tendence ne rritje,Gazrat qe ndikojne drejte perse drejti ne hipofize sa vijne e shtohen.Atehere,kush jane parametrat qe do japin mundesine e zmadhimit fizik dhe intelektual i njeriut?.Kaq,sepse te flasesh per gjenetiken e Universit,por edhe te Tokes ne vecanti ka mjafte fakte,ku asnjera nuk te lejon te prishesh ekujlibrat e ekzistences se tyre…pershendetje.

  5. Ramo Vito says:

    ATO IDET E TUA SHKENCORE SHKRUAJ NE LETERA HIGJENIKE VETEM ATJE MUND TE BESOHEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje