22-vjeçarja shqiptare fiton zgjedhjet në Belgjikë: U kry babush, krenohu atje lart

17 Tetor 2018, 11:55Sociale TEMA
22-vjeçarja shqiptare fiton zgjedhjet në Belgjikë: U kry

Deniza Miftari, edhe pse 22 vjeç, ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë, duke u bërë asambleiste e zgjedhur e komunës së Roseslares.

Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen.

Ajo rrëfen se ka qenë babai i saj, i cili nuk jeton më, që e dëshironte fort këtë gjë.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.

Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.

Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjatë fitores, mbrëmë e di që ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “qiki vogël’” është zgjedhë asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.

Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.

Të dua. Të dua o jetë”, shkruan Deniza.(TemA)

28 komente në “22-vjeçarja shqiptare fiton zgjedhjet në Belgjikë: U kry babush, krenohu atje lart”

    1. uhahahaaaaaa says:

      Edhe une ne moshen 22 vjecare jam zgjedh sekretar rinie ? ? ? ? ?

    2. Mbreti says:

      Kan kujtuer qe esht Belge Vajza Shqiptare e Gjilanit, se po te ishte Greke per nga fytyra, vetem voten e Marokeneve te Belgjis do e mirrte!

  1. Alban Dega says:

    URIME CIKA E GJILANIT !

    Fillimi i mbare eshte gjysma e punes!
    Keep going! Ec perpara !
    Good luck for good people !
    Gati i mire vjen me pune te mire e mund te madh!
    Krenar per ty motra e bija jone e nderuar!
    Shembull i mire per tu ndjekur edhe nga te rinjte e tjere shqiptare kudo ne Bote !
    Pune… pune nate e dite
    Qe te shohim pakez drite !

  2. Teri says:

    Bravo moj Vajze, dashuria dhe respekti qe tregon per prindet e them me bindje se do te udheheq gjithmon dhe me teper ne fitore te tjera, rrespekte per ty dhe familjen qe te ka edukuar.

  3. Skulptori says:

    Urimet me te mira e bukura she e zonja Deniza. Qofsh me jete e fat. Suksese.

  4. kosovari says:

    Ku e ke hixhabin moj çik, se do idhnohet hoxh krasniqi, e do na mallkoje bab-Erdogani…

    1. Mbreti says:

      Hoxh Krasniqi nuk i ka ideologjit as me te mira as me te keqija se Janulla! Njerz Shtriganer qe synojn vetem gellaberimin e Shqiperis njeri per Turqine tjetri per Greqine, qe te dyja pismilet nje Rrace, dallimin e bejn vetem ne Feje! Shqiptaret duet orientuar nga Gjermanet, Englezet, qe jan edhe te Krishter me te mir edhe Musliman me te mire edhe me Njerz, jo llomra si Greket, Puertorikanet, Lebanezet, Spanjolle, Arabet, Turqet, Portugezet, e pshurrane tjer!

  5. Teri says:

    Bravo vajze, respekti qe tregon per prindet do te beje dhe me te suksesshme ne jete dhe punen tende.Respekte

  6. Njutoni says:

    Pse s po na thoni qe tash mori rrugen e mutit edhe Belgjika.

    1. sami matoshi says:

      qenke koqe njuton !

      1. visi says:

        E ke fyer koqen me kete krahasim

      2. visi says:

        E ke ofenduar koqen me ket krahasim

    2. @Njuton more llum i Anastasit e hengre sot pjates e supes mor plere

  7. mirel says:

    Kinge goca, urime!

  8. babo says:

    Urime moj cucë, por thuaj dhe një “faleminderit” për votuesit (e naltkulturuar) belgë… ! Imagjino, sikur një afrikan të jetonte në atdheun tënd, në Gjilan dhe të kërkonte votën e shqiptarëve… (?!) E imagjinon çdo të kishte ndodhur… ???!!! Prandaj, ju të rinjtë mësoni dhe bëhuni evropianë të vërtetë e mos fluturoni me presh në b…., mos u ngopni me përralla e legjenda boshe, për “glorien albane” e racën “ariane”, që veç ushqim për injorantët, janë… ! Kështu mund të shpresojmë se do të mund të ndryshojë (ndonjëherë) dhe kjo “fara” jonë…

    1. Hahahaha says:

      Cfare shkruam mor trap permbaju shkrimit mor palle….dhe mjaft me ate “diskun” tuaj qe ka mbetur akoma tek inate e mllefe kunder gjenezes shqiptare’babo kkkk

      1. Mbreti says:

        E ka per lugen e supes te Janulla! Mos kritiko kur sja din Hallin Vangjel Dules, Tfgs, Ljudmilles edhe Arsdhat tjer te Libanit/Anadollise te vetquajtur greke!

  9. Sazani says:

    Po avash , more avash , merreni një çikë më shtruar . Nuk kemi ndonjë fitore që të tundë dynjanë . Duhet të synojmë të ngjitim shkallë të tjera në fusha që duan tru , e jo të dehemi nga fitoret në lagjet e një shoqerie indiferente !

    1. ALBAN DEGA says:

      GUR GUR BEHET KALAJA !

      Populli

      Jemi mbi 500 mije shqiptare ne qytetin e Nju Jorkut- NYC, por nuk kemi asnje keshilltar ne Bashkine e Bronxit ku jetojne gjysma e tyre !
      Kemi Mark Gjonajn si anetar i Asamblese se Shtetit te Nju Jorkut, por me votat qe behen me nje organizimit me te mire, me bashkim zemrash e votash mund te kishim edhe 5 te tjere, bile edhe nje Senator ne Shtetin e Nju Jorkut dhe dy anetare ne Dhomen e Perfaqesuesve te SHBA-se nga Nju Jorku e nga nje tjeter nga Michigani, nga Masachusets, Ilinoisi, e pse jo edhe nga Connecticut…
      Bashkimi ben fuqine !
      Percarja ben kerdine !

  10. ME EMER says:

    .. NJUTON , MOS U MERZIT ..! KESHTU KANE THENE E PER NJUTONIN E MADH ..!

  11. ALBAN DEGA says:

    Pak e sak

    GUR GUR BEHET KALAJA !

    Populli

    Jemi mbi 500 mije shqiptare ne qytetin e Nju Jorkut- NYC, por nuk kemi asnje keshilltar as ne Bashkine e Bronxit ku jetojne gjysma e tyre !
    Kemi Mark Gjonajn si anetar i Asamblese se Shtetit te Nju Jorkut, por me votat qe behen me nje organizim me te mire, me bashkim zemrash e votash mund te kishim edhe 5 te tjere, bile edhe nje Senator ne Shtetin e Nju Jorkut dhe dy anetare ne Dhomen e Perfaqesuesve te SHBA-se nga Nju Jorku e nga nje tjeter nga Michigani, nga Masachusets, Ilinoisi, e pse jo edhe nga Connecticut…
    Si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Shkup edhe ne Podgorice, si ne Luginen e Presheves edhe ne diaspore i kemi me te medha berrylat e sterkembeshat se sa duart e vellazerise e krahet e bashkimit sup me sup si malet tona hyjnore !
    Bashkimi ben fuqine !
    Percarja ben kerdine !

  12. Alban Dega says:

    MESAZHI MADHOR I DENIZA MIFTARIT !

    – Si mund te duash dheun e atit, Atdheun, dheun e nenes tende- Memedheun kur nuk do babain e nenen tende qe te kane bere koken !?

  13. Moni says:

    E ca ka per te bere artikull ketu? A thua u be kryebashkiake e Brukselit. Po keshilltare ne nje komune me 11 mije banore ore u be.

  14. arban shmili says:

    MBI të GJITHA, EMËRTIMI “SHQIPTARE”!

    Rrallë ndonjë gazetë brenda territorit politik Shqipëri, emërton një shqiptar, ose shqiptare jashta territorit shtetëror, resp. brenda territorit etnik, me emrin SHQIPTAR.
    Zakonisht, ose thuhet kosovar, kosovare, ose (Mustafi, Xhaka, Shaqiri) me prejardhje shqiptare, ose cirk.
    Kultura kombëtare duhet të bëhet lëndë e detyrueshme në mbarë territorin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje