Dy pjesëtarë të Forcës Tokësore janë bërë prindër për herë të parë. Çifti i ushtarakëve, major Altin Hazizi (komando) dhe tetare Elona Qorri, pjesë e Kompanisë mbështetëse, janë gëzuar me një vajzë, emri i të cilës është Mia.
Në gëzimin e tyre mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila vizitoi nënën e re, në maternitetin “Koço Glozheni”.
Ministrja Xhaçka i uroi të dy prindërit e rinj për fëmijën e parë.
“Pastë jetën e gjatë dhe të lumtur!”,– u shpreh ministrja Xhaçka.
Fëmija e parë e dy pjesëtarëve të Forcës Tokësore erdhi në jetë në orët e para të datës 16 tetor dhe peshon 3.6 kg.
Ajo gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën.