Kompania ajrore “Blue Panorama” vijon të torturojë pasagjerët duke mos ofruar shërbimin përkatës.
Disa udhëtarë sërish kanë shprehur shqetësimin e tyre duke treguar kaosin në aeroportin e Rinasit.
Qytetarët kanë denoncuar në “TemA” ku thonë se kanë pritur rreth një orë përtej orarit për t’u nisur drejt Bergamos dhe sërish janë nxjerrë jashtë avionit.
Udhëtarët shprehen të revoltuar duke treguar se një grup inspektimi nga Aviacioni Civil, pavarësisht ngërçit të krijuar e nxorri avionin pa probleme.
Në kuadër të programit Europian “SAFA inspection”, ata nuk dhanë asnjë konstatim negativ edhe për mungesat në regjistrin autentik shqiptar.
Kjo nuk është hera e parë që pasagjerët shfaqin ankesa ndaj kësaj kompanie duke e shndërruar udhëtimin në një makth për ta. (TemA)
O QEVERIA NE GJUME ORI TIIIIIII……
osht ne rregull or taj, e zgjidh drejtori i Aviacionit me origjin nga fshati i sqepurit, i shkolluar jasht, krislen keri