FOTOT: Shisnin peshk e mish në rrugë në tregun e Milotit, AKU vendos 4 gjoba

15 Tetor 2018, 12:09Sociale TEMA
FOTOT: Shisnin peshk e mish në rrugë në tregun e Milotit, AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë kontrolle në tregun e Milotit ku ka konstatuar se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.  

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje të sigurisë ushqimore. 

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 139 kg peshk dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili.  

Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish(dhi) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin. 

Njoftimi i plotë 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të përpjekjeve për të vënë kontroll në tregjet mbarë vendit ka nisur inspektimin në disa prej tyre. Trupat inspektuese e DRAKU, Lezhë kontrolluan tregun e Milotit ku konstatuan se shumë prej subjekteve nuk kishin vulë, certifikatë veterinare si dhe ishin të pa regjistruar në QKB.  

Konkretisht, Trupa inspektuese e AKU-së konstatoi katër raste “shitës ambulant” me shkelje  të sigurisë ushqimore. 

Ndër to dy raste ishin “tregtim peshku” në rrugë, 139 kg peshk,  dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 300.000 lekë secili. Ndërkohë 2 rastet e tjera ishin “tregtim mishi” ku u bllokuan 29 kg mish(dhi) dhe 150 kg mish derri dhe ndaj tyre u mor masë administrative gjobë, 150.000 lekë për secilin.  

AKU në bashkëpunim me Policinë e shtetit do të vijojnë të kryejnë kontrolle edhe në tregjet e tjera të Shqipërisë në kuadër të disiplinimit të therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore. 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje