FOTOT: Përurohet te “Zogu i Zi” vepra e artistit shqiptar me famë botërore

15 Tetor 2018, 14:19Sociale TEMA
FOTOT: Përurohet te “Zogu i Zi” vepra e artistit shqiptar me

Herës tjetër, kur t’iu bjerë rruga nga rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, mos e humbni skulpturën e ideuar dhe realizuar nga artisti shqiptar me famë botërore, Helidon Xhixha. Ajo titullohet “Cosmic S” dhe nga sot do të qendrojë në lulishten e rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës, e cila falë kësaj vepre arti ka marrë një pamje më dinjitoze. Helidon Xhixha është një nga artistët më të kërkuar sot në Evropë dhe Amerikë, ndërsa skulptura “Cosmic S” vjen si shprehje e transformimit që po pëson qyteti i Tiranës.

Vepra e artit u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilët e falenderuan artistin Xhixha dhe donatorët për dhuratën që i bënë kryeqytetit.

“Pas një pune të jashtëzakonshme disamujore qyteti ka një dhuratë nga ata që janë gjithmonë qytetarë me zemër, me dashuri dhe me kokën mbrapa në Shqipëri. Është një dhuratë e dyfishtë: miqtë tanë libanezë kanë dhuruar infrastrukturën e ‘Zogut të Zi’ me shatërvanët, një hapësirë e gjelbëruar, që pastron ajrin në një zonë ku realisht ka trafik, ndërsa qershia mbi tortë është kryevepra e mikut tonë, Helidon Xhixha, i cili sot ka një reputacion të jashtëzakonshëm si një artist ndërkombëtar. Megjithatë geni, rrënja dhe pasioni i shqiptarit është gjithmonë i dukshëm. Të jemi shumë mirënjohës! Ai sot është një nga artistët më të çmuar, veprat e tij kushtojnë miliona euro, por i kushtoi 3 muaj të jetës së tij krijimit të një kryevepre për Tiranën tonë, që vjen si simbolikë e fuqishme e transformimit të Tiranës, S-ja kozmike”, tha Veliaj.

Ai theksoi se edhe kjo skulpturë, ashtu si edhe një sërë veprash të tjera arti të vendosura vitet e fundit në qytet, si ‘Reja’ apo instalacione të tjera, përveçse do të kthehet në një pikë referimi për Tiranën, i jep kryeqytetit një ‘portë’ hyrëse të denjë. Kryebashkiaku Veliaj shtoi se krahas punimeve në rrugët e kryeqytetit do të fillojë puna edhe për rrethrrotullimin te “Shqiponja”, çka do të mundësojë një shpërndarje më të mirë të lëvizjes së mjeteve që hyjnë dhe dalin nga qyteti. “Do të bëjmë një ndërhyrje te sheshi “Shqiponja”, aty ku shkaktohet pjesa më e madhe e trafikut dhe besoj se kjo do të na lehtësojë edhe ‘Zogun e Zi’. Por, teksa presim që të ndryshojë infrastruktura e madhe e rrugëve, kjo nuk do të thotë që s’mund t’i bëjmë gjërat më të bukura dhe më estetike”, tha Veliaj.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vlerësoi vëmendjen që i ka kushtuar Bashkia e Tiranës krijimit të hapësirave artistike në qytet. “Arti nuk mund të jetë vetëm produkt i institucioneve dhe brenda katër mureve, por ka rëndësi nxjerrja jashtë e veprave artistike, në nyje të tilla si hyrja e Tiranës. Së dyti, ka rëndësi për edukimin e të gjithë brezave, edhe atyre që lindin sot. Si ministre e Kulturës, por edhe si shqiptare, unë ndihem shumë e lumtur kur shoh markën e Helidonit në shumë qytete. Helidoni është

bërë një artist i madh, dhe sot na mbështet me konceptin e tij artistik”, u shpreh Kumbaro.

Autori i veprës, artisti Helidon Xhixha theksoi se kjo është një dhuratë për Tiranën, ndërsa u shpreh se qyteti është kthyer në një shembull të zhvillimit të arkitekturës dhe urbanistikës. “Kjo vepër i kushtohet Tiranës, e cila ka qenë dhe do jetë gjithmonë një ndër shembujt për Shqipërinë, sidomos kohëve të fundit është shembull edhe sa i përket kulturës, arkitekturës, nivelit urbanistik, sportiv, për gjithë vendin. Jam i nderuar që i dhuroj këtë monument këtij qyteti, që i dedikohet me këtë lloj force, energjie, ekspresioni që Erioni i ka dhënë këtij qyteti. Falënderoj publikisht Erionin dhe gjithë stafin e tij që ma pranuan këtë dhuratë”, tha Xhixha.

Skulptura “Cosmic S” është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkë-ekzistuar në një shoqëri që do të lulëzojë në një botë në të cilën vetë populli i saj dhe kulturat e ndryshme që përfaqësojnë janë të lidhura ngushtë.

Piramida e parë është bërthama instiktive dhe shpirtërore e njerëzimit. Është realizuar me majën e drejtuar kah poshtë, ku ëndrrat dhe vlerat pozitive janë vendosur në nivelin më të lartë dhe përhapen poshtë, drejt një kanali të vetëm komunikimi, të përpunuar me kujdes, ose më saktë drejt shpirtit, ende thelbësisht “i transmetueshëm” në natyrë. Piramida e dytë është bota, sikundër perceptohet dhe jetohet nga vetë banorët e saj, nga personat që përdorin “shërbimet” e saj, dhe për nga natyra është e pozicionuar nga poshtë lart. Sigurisht, është edhe më e madhe dhe përbëhet nga një rrjet i ndërlikuar diskutimesh, marrëdhëniesh dhe ndërveprimesh.

27 komente në “FOTOT: Përurohet te “Zogu i Zi” vepra e artistit shqiptar me famë botërore”

  1. Traplliku komunist says:

    emrin ja gjej une kesaj vepre Ta quajne Karlliku

    1. xx says:

      Aman ore djema,.Perse kjo mani per te mohuar punen e te tjereve.Kjo eshte per Tiranen tone .Keto qendrime tallse ose qellimisht , behen per te minuar punen e Veliajt me skulptorin e famshemm Helidon,ose nuk e kemi haberin fare.Bota gezon dhe perpiqet te kete vepra te skulptorit te shquar dhe ne na behen dhurate.Vijme ne perfundimin :”Ku di dhija ceshte tagjia”

      1. mirel says:

        Po mor po, ka ngene hallexhiu ne Tirane se si e hedh shurren perpjete ai skulptori me fame boterore.
        Ju qenkeni mberdhite ne tajare, se kjo as ndonje veper funksionale nuk eshte, dhe as ndonje gje e bukur e shlodhese per njerezit.
        Po arti ka cudira. Mirepo per kete duhet te kete dhe shume vete te cuditur qe ta vleresojne.
        Ne shyqyr nuk jemi cuditur akoma..pune fati ore. Kur lufton tjetri me jeten perdite nuk ka kohe te humbase kaplloqen me cudira te tilla.

        1. Tyci Vicidolit says:

          Jashteqitjet e Saliut dhe pordhat e Monikes jane te pacivilizushem.

  2. Op says:

    Cgjelberim zeza dy fije bar….akoma dhurata nga miqte po taksat tona vetem rroga administrate.

  3. Vk says:

    Po mbikalimi kur do filloj!!?? Apo harrova un, jemi metropol bicikletash, si katundet e botes

  4. Kometa says:

    Bravo! Shqiptarizem Jo llafe.

  5. Yp xhixhi says:

    Bravo Veliaj,qe je specialist per imazhe mediatike!
    Sikur te ka nxjerre Rama per hundesh,se nuk punon per qytetaret e Tiranes,por per imazhin mashtrues te punes tende!
    Ke 50 mijhe banore ne Yzberisht qe jetojne ne mes te baltes,pluhurit,plehrave,qenve rrugace,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte etj!
    Pse na trajtoni si skllever,o bandite te PUSHT-etit?

    1. Kapedani says:

      Po pse mo te qifsha motren ti ne balte ishe edhe ne kohen e Sali serbit ,apo atehere sta mbante bytha te flisje se ti shkerdhente robt e shtepise.Ju qelbesira me dajak jeni mesuar.T’ju rrafesh 3 here ne dite dhe t’ju shkerdheshe femrat e fisit pak e keni.
      Bravo badhkise por para vepres se skulptorit e mira do ishte te fillohej mbikalimi.

  6. mirel says:

    Fama qenka shume e lidhur me shatrivanet
    Pikerisht kjo e paska munduar Erjonin, qe tja lage Zogut te zezen e trafikut

  7. Toni says:

    Lesh me qime lali Eri ,na ben show dhe pastaj jep leje per pallate me 20 kate aty ku nuk nxe me asgje .

  8. Elton says:

    Bej propogande dhe jep leje per pallate nga 20 kate aty ku nuk nxe me

  9. TR says:

    Kryevepra e skulptorit me fame boterore ,eshte kali i Ferrares . Me te bukurat i ben per vendet e huaja .
    Kjo eshte buona per Abanezi .?

    1. mirel says:

      Kali eshte vertet i bukur. Po ketu ja ka mbeshtjelle obeliskun zogut te shqiptareve dhe blegeron Veliaj si dele e mbareshtruar

  10. gomari says:

    Une e kam shtepine larg por DO HYPI TE TRAMPI qe beri Lulja dhe do shkoj ta shof por me siguri nuk do me pelqeje se dhe SALILULIT nuk i pelqen bile i thane dy shokeve te mi prisheni…….. Ah mor LALI ERI sa i modh qe je, ti dhe shoket e mi po i gdhend.

  11. NNP says:

    Cfare ka bere per vendin ky bandill me fame boterore NE cfaqe te enciklopedise boterore e ka emrin Tuaf kryekar bashkie.

    1. Kapedani says:

      Ky dhuroj nje skulptur, nje veper arti .Po ti bajge e saliut çfare ke bere ,apo ke dale ne mitingjet e PD-se

  12. Dori says:

    Aty te Zogu i Zi, sot e mot, ka dhe do te kete nevoje per nenkalime dhe mbi kalime. Pse nuk e preket rrethrrotullimin e Sali Berishes? Nga frika? Atehere vepren quajeni: Lule berisha!

  13. Tirana says:

    Helidonit, faleminderit per dhuraten dhe suksese te metejshme!

    Po ne qytetaret e thjeshte si mund t’i afrohemi asaj vepre pa shkelur rregullat e qarkullimit e pa bere ndonje aksident? Apo eshte menduar edhe per kete.

  14. çeço Selimi says:

    Kur te vije Luli ne PUSHTET, do t’i vere RRUSPEN , SIKUNDER BERI Berisha me Mbikalimin !

  15. Lani says:

    Bravo ju qe e shani jeni legenat e sali kriminelit qe e shkaterroj shqiperine

  16. Bravo says:

    Shume mire e keni bere dhe shume e bukur vepra e arit…por e para shoferet nuk e shohin dot se mund te perplasen… e dyta vendosni semafore ne ate rrethorrtullim se eshte e nevojshme..dhe skeni pse vini 8 police per te rregulluar trafikun kur behte kaps

  17. shvejku says:

    Kemi 28 vjet qe te gjithe palacot sundimtare na kane pompuar me mufka glorioze,te cilave as vete nuk u besojne,por nxjerrin gjuhen qe ne ta hame mashtrimin dhe talljen e tyre duke kerkuar buken e gojes!
    Rrezuam nje shtet socialist,qe ishte i vetmi ne bote pa kisha e xhamia,pa taksa e tatime,me elektrifikimin e te gjithe vendit,me nje shtet qe cdo gje qe ndertohej si industri,bujqesi,mbrojtjen e vendit,sport,kulture,art,arsim,shendetesi,miniera,hidrocentrale etj,etj,te gjitha PA ASNJE KREDI E HUA te marre nga bota!
    Ndersa sot e 28 vjet,na kane kthyer ne nje vend ku si askund ne bote nuk ekziston ligji,ku cdo gje behet me kredi dhe hua nga bota,ndersa me taksat e tatimet e vendit blihen vetura te shtrenjta,nderrohen mobiljet dhe aparaturat elektronike sa here nderrohen ministrat dhe ministrite,bridhet neper bote sa here te njoftohen per mbledhje ku shkojne blideret e medhenj te botes,pa cka se ne aty shkojme si shkon gomari ne dasem!
    Sot ndertohet nje SHURRORE dhe quhet boterore,ngrihet nje shatervan dhe quhet si ujevara e Niagares,bojatiset nje shkolle dhe quhet rikonstruksion,zbukurohen qendrat e qyteteve,packa se ne brendesi dhe sidomos aty ku nuk kalojne turistet,gazetaret e huaj,ambasadoret etj jetohet si ne mesjete!
    Kemi nje qeveri qe jeton per vete,qe perlotet se shikon qe ne sheshin Skenderbej u realizua endrra e tij,ndersa atje ku njerezit jetojne si ne mesjete,kryeministri deklaron si i pa pergjegjshem se shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per4 buken e gojes!
    Te kripsha trute,o kryeministri yne!
    Ke marre votat e fukarenjve,o mavri dhe ben duane e milionereve,se doemos aty e gjen edhe ti vendin tend!

  18. Vl says:

    Po te ishte aq kryeveper sdo vendosej mes rruges si lupsaret e semaforeve. Tjeter premtojn e tjeter bejn

  19. alphade says:

    Ata qe tallen jane thjeshte zagaret e Saliut,shpelkarit primitiv qe,sic thote
    populli, “gungacin vetem varri e drejton” . Por une do te thosha se Quasi
    Modon e Vicidolit ,as varri nuk ka per ta ndrequr sepse Ai do na leje litarin
    jasht varrit…… !!!!!

  20. Shvejk says:

    E megjithate une te kjo veper nuk shikoj asgje simbolike qe te kete lidhje me Tiranen.

  21. C says:

    Ja te shajme pak se kshu kot nuk shtyhet kafeja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje