Autoriteti i Aviacionit Civil përzgjodhi kompaninë audituese BDO Albania për të bërë vlerësimin e pavarur ekonomik të koncesionit në aeroportin e Rinasit.
“Do të jetë një vlerësim 40 ditë dhe ne presim rezultate pozitive”, sqaron Krislen Keri, drejtor i Aviacionit Civil.
Në kontratën koncesionare të Rinasit ka një hapësirë, e cila u jep të drejtë palëve, si qeverisë ashtu dhe kompanisë, që të kërkojnë balancim në rast se treguesit financiar të koncesionit kanë devijime nga ato të parashikuara në studimin e fizibilitetit. Kjo ishte pika që shfrytëzoi qeveria për të kërkuar auditimin e koncesionit.
“Do bëhet krahasimi i rezultateve financiare të aeroportit me skenarin bazë, pra studimin e fizibilitetit me të cilin është marrë koncesioni në vitin 2004”, shprehet Krislen keri.
Treguesit financiarë nuk janë të vetmit që do të vlerësohen. Veç tyre kompania audituese do të krahasojë edhe nivelin e tarifave me aeroportet e tjera të rajonit si dhe përmbushjen e detyrimeve të të dy palëve, pra si qeverisë ashtu dhe koncesionarit.
“Në fund do të ketë një projekt-raport që do u dërgohet dy ministrave përkatës për të marrë vendimin e vendosjes ose rivendosjes së një balance në rast se do të ketë disbalancë”, shtoi Krislen Keri.
Në rast se vlerësimi i pavarur do të gjejë devijime të treguesve ekonomikë, secilës nga palët I lind e drejta të kërkojë masa balancuese, ku përfshihen ndryshimi I kohëzgjatjes së koncesionit, rishikimi I tarifave të aeroportit ose kompensim me para në dorë.(TCH)
Pas 20 vjetesh ju ra ne mend qe mund ta kontrolloni?!?!
Kush eshte BDO Albania dhe cfare syperioriteti ka kjo mbi autoritetin e shtetit per te audituar Rinasin?
Nuk ka shteti institucione per auditim, apo eshte kthyer ne ndermarje komunale per te mbjelle lule e shatrivane?
Pershendetje Mirel,
auditimi nga kompanite private eshte nje praktike e perhapur ne te gjithe boten. Auditimi nga nje pale e trete e pavarur, sic eshte rasti per BDO Albania – pjese e BDO International – nje nder kompanite nderkombetare me te suksesshme dhe me te pavarura ne bote, eshte shume me efikas sesa auditimi i bere nga vete shteti.
Nuk kerkon ndonje filozofi per te kuptuar se auditimi i aeroportit nga shteti perben Konflikt interesi. Aq me shume ne rastin e shqiperise, qe njihet per nje shtet tradicionalisht te korruptuar.
Te pershendes,
Kreshniku
Gjasat jane te jete ne favor te Airport…kshu ndodh ktu
nje kompani shqiptare do bej auditimin ???ma mar mendja do ket shum eksperjenc neper aeroporte te tjera te shqipris ,o shtet kurv biletat Jan sikur do shkosh ne zelanden e ‘re o u shkerdhefsha familjet komunistat me Ramushin dhe Salushin
BDO Albania eshte pjese e BDO International dhe eshte e detyruar te respektoje praktikat e BDO International, te pakten pjeserisht.