Avioni i Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, e cila udhëtonte drejt Filadelfias u detyrua të bëjë ulje të detyruar mëngjesin e sotëm për shkak të një problemi teknik, raporton ata.
Gazetarët të cilët shoqëronin zonjën Trump raportuan se në bordin e avionit vinte erë e djegur nga kabina, paksa pas shkëputjes së avionit nga baza ushtarake e ”Andrews”, në periferi të Uashingtonit.
”Problem i vogël teknik. Çdo gjë është në rregull dhe i gjithë stafi është i sigurtë”, njoftoi Stephanie Grisham, zëdhënësja e First Lady-t.
Bashkëshortja e presidentit amerikan duhej të ishte e pranishme në një qendër spitalore si pjesë e fushatës së saj”Be Best” që ka në fokus mirëqënien dhe shëndetin e fëmijëve. (TemA)