Policia franceze, në bashkëpunim me Europolin, arrestuan një person që kishte falsifikuar vdekjen e që jetonte mes luksit në Francë.
I dyshuari nga Ukraina u arrestua në Burgundi, pranë Dizhonit, ku jetonte në një kështjellë franceze, me një Rolls Royce Phantom klasike dhe mes veprash arti të Salvador Dali.
Hetimet nisën në Janar, kur i dyshuari i bleu kështjellën (për 3 milionë Euro) një kompanie pronash nga Luksemburgu.
Blerja ngriti dyshime mes autoriteteve franceze, të cilët kërkuan edhe ndërhyrjen e Interpolit, për shkak të përfshirjes së elementeve ndërkombëtare. Pas hetimeve, u zbulua se ukrainasi ishte një person i njohur për mashtrime e që u kishte shpëtuar hetimeve duke falsifikuar vdekjen.
Do kete ndonje trung lidhe shqiptare ky idioti.Ben lek tjetri,e ne vend qe te rri rehat e te gezoje jeten,kerkon te shesi pordhe.
Merr o idiot nje shtepi modeste,bli nje golf,e be jeten qe deshiron pa i rene njeriut ne sy.