Ky është momenti tronditës kur një i ri godet me grusht dhe lë pa ndjenja në tokë një burrë jashtë një lokali në Londër.
Videoja e filmuar në Barking shfaq viktimën duke qëndruar në rrugë, kur befasisht sulmohet nga një i ri që vetëm me një goditje e rrëzon në tokë pavetëdije.
Pas këtij akti të tmerrshëm sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, kurse pjesëtarët e sigurimit të lokalit nuk bënë asgjë.
Ky fakt ka shokuar më shumë opinionin në Angli, nga veprimet e pjesëtarëve të sigurimit të cilët nuk ndërmorën asgjë për të parandaluar sulmin.
Ata madje as që morën mundin që të afrohen dhe ta ndihmojnë viktimën, derisa kalimtarët e rastit silleshin krejtësisht normal, sikur askush nuk ishte i shtrirë në tokë.
Pamjet e sherrit janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe janë publikuar nga detektivët anglezë të cilët janë vënë në kërkim të riut. (TemA)