Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën. Sa e rrezikon ky hap kompromisin për emrin me Maqedoninë?
Nga Janis Papadimitriou
“Me dhimbje në zemër” – kështu e ka pranuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras dorëheqjen e ministrit të të Jashtëm, Nikos Kotzias. Tani këtë detyrë ai do ta ushtrojë vetë. Tsipras e falënderoi ish-ministrin e tij. Rrallë tingëllon reagimi pas dorëheqjes së një ministri kaq emocional. Gazeta me orientim të majtë, “Gazeta e Redaktorëve” shkruan, se “ministri i gabuar duhej të paguante faturën.” Ndërsa gazeta konservatore, “Eleftheros Typos” shkruan me tone kritike për Tsipras, se “ai po sakrifikon Kotziasin për të qëndruar edhe më shumë në pushtet.”
Por pse duhej të largohej ministri i Jashtëm?
Si shkak për largimin e ministrit shërbeu një grindje mes Kotzias- që nuk është pjesë e Partisë së majtë, Syriza – dhe ministrit të Mbrojtjes, populistit të djathtë, Panos Kamenos gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar grek. Bëhej fjalë për sheshimin e grindjes për emrin me Maqedoninë përmes Marrëveshjes së Prespës, të cilën Kotzias e reklamon si sukses të tij, dhe Kamenos e refuzon. Kryeministri Tsipras heshti gjatë grindjes mes dy ministrave.
Kotzias nuk u ndje i mbështetur nga kryeministri i tij, mendon Konstantions Filis, drejtor i sektorit të studimeve në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Athinë. “Përfytyrojeni këtë njëherë -Kotzias e mbështet marrëveshjen për çështjen e emrit në kurriz të vet dhe duhet të shohë me sytë e tij, se si Kamenos avancon në ministrin e jashtëm anësor, dhe Tsipras nuk i tregon vendin.” Edhe analisti politik konservator, Aris Portosalte është i sigurtë “Ka pasur një grindje mes Kotzias dhe Kamenos, dhe Tsipras vendosi qartësisht për Kamenosin.”
Kompromisi me Maqedoninë nuk rrezikohet apo jo?
Kryeministri grek nuk vë pikëpyetje mbi marrëveshjen për emrin pas dekadash grindjeje mes Athinës dhe Shkupit. Përkundrazi: Vendimi për të marrë përsipër edhe postin e ministrit të Jashtëm e nënvizon edhe më fort vendosmërinë e tij për “marrëveshjen historike”, tha vetë Tsipras në televizionin shtetëror, ERT. Për kujtesë: Me iniciativën e Kotzias, Athina dhe Shkupi mundën të arrinin një kompromis në grindjen e gjatë për çështjen e emrit. Sipas tij Maqedonia do të quhet Maqedoni e Veriut dhe do ta ndryshojë kushtetutën në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj vendeve fqinje.
Ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos është kundër këtij kompromisi dhe kishte njoftuar votën kundër në parlament. Tek Tsipras që në këtë moment duhet të kishin rënë zilet e alarmit. Kamenos është kreu i partisë populiste të djathtë, ANEL, dhe partneri më i vogël i koalicionit qeverisës. Nëse parlamenti në Shkup e miraton ndryshimin e emrit, (gjë që nuk është e sigurtë), atëherë marrëveshja duhet të futet për votim edhe në parlamentin grek, më së voni në Mars 2019.
Tani Aleksis Tsipras ndodhet para një situate paradoksale: Ai e mbështet Marrëveshjen e Prespës, por lejon largimin e Kotzias, mbështetësit më të madh të kësaj marrëveshjeje. Kamenos, nxitësi kundër saj qëndron ende ulur në tryezën e kabinetit qeverisës. Politologu Filis e kupton këtë qëndrim si një cinizëm të hapur politik. “Çfarëdo që të ndodhë në Mars, kryeministri me sa duket ka bërë llogari, që më mirë të qeveris me Kamenos deri në atë kohë, se sa ta largojë dhe të rrezikojë me këtë zgjedhje të reja.”
Po Kotzias vetë, çfarë thotë ai lidhur me zhvillimet e fundit? “Kryeministri dhe një sërë ministrash e bënë zgjedhjen e tyre, prandaj edhe unë bëra zgjedhjen time.” shkroi Kotzias në twitter të mërkurën në mbrëmje. Me interes pritet në Greqi e hëna. Se për këtë ditë ministri i dorëhequr kishte planifikuar një fjalim në Kretë, që do të mbahet sipas gjasave. Mediat greke kanë mësuar se Kotzias kërkon “të shkaktojë një tërmet politik” me deklaratat e tij. Kjo nuk konfirmohet, por mund të kujtohet një deklaratë e dikurshme e ish-ministrit. “Një ministër i Jashtëm nuk duhet të flasë shumë, me qëllim që, kur të flasë ta dëgjojnë.”
Fillim i ri në marrëdhëniet ruso-greke?
Mbetet e hapur pyetja, nëse tani do të ketë edhe një riorientim të politikës së jashtme të Athinës. Sipas politologut Filis, nuk priten lëvizje tektonike, me një përjashtim: “I mundshëm është një riafrim me Rusinë. Pas dëbimit të dy diplomatëve rusë në korrik, ka pasur grindje mes Athinës dhe Moskës. Kotzias nuk ka bërë asgjë për të çtensionuar gjendjen. Përkundrazi ai i ka provokuar rusët me deklarata thumbuese.”
Sipas mediave greke, arsyeja e dëbimit të diplomatëve ishte përpjekja e Rusisë “për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Greqisë” dhe veçanërisht minimi i përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit për emrin. Sipas televizionit Skai, tensionet me Moskën që atëherë shkaktuan ftohjen mes kryeministrit dhe ministrit të tij të Jashtëm, Kotzias. Tani Tsipras do të guxojë për një fillim të ri. Në fillim të dhjetorit, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Aleksis Tsipas pritet për një vizitë në Moskë.(DW)
Te “gjatin ” do marrin ne Moske….nuk ka ndryshim emri te Maqedonise derisa te jete Moska kundra kete duhet ta kuptojn kurdet e Athines ose perndryshe keq i kane punet nuk behet lojra me skifteret e Moskes si me leshkot e Tiranes te hane melcine ata …Greqia eshte edhe nje pjelle e tyre prandaj ata duhet te pyeten per cdo gje qe ka lidhje me ate paloShtet ose per ndryshe si Krimea…te tille valle kercehen deri ne fund e jo si tju doj bitha e zeze kurdeve te Athines
Ne se dikush i ka Ndjekur me Vemendje Zhvillimet ne Politiken Greke, Gjithmone eshte Kerkuar “Koka” e Ministrit te Jashtem, kur behet Fjale per Marreveshje te Medha ose Drecks-Arbeit(Pune te Ndyra)…??
1-Ish-Ministri i Jashtem Teodor Pangallas Dha Doreheqjen , sepse ishte Qeveria Greke ajo qe i Dorzoj Turqeve Udheheqesin Kurd Ocallan,
ai u “Keshillua” te Largohej nga Greqia,dhe Greqia pasi e Nxorri nga Territori i vete, ja DORZOJ Turqise:I dha Emrin e sakte dhe Numerin e Pasaportes(Greke)…Ocallan u Arrestua nga nje Komando Turke ne nje Shtet Afrikan..
Perfitimi i Politikes Greke :iSHIN Neutralizimi i Marredhenjeve me Turqine
2-Kthehemi te Rasti Konkret:Kocias- per ne Shqipetaret nuk eshte Shenje e Mire Largimi i z.Kocias nga Ministria e Jashteme…mire apo keq, Kocias si Arvanitas ishte dhe eshte nje Politikane qe Kerkonte nje Politike Pozitive te Athines Zyrtare me Shqiperine.
Koka e Kocias eshte kerkuar Ndoshta ne Amerike,jo me kote Kamenos Parashtroj nje Plane B-dhe kete e Beri ne Amerike per “Zgjidhjen e Ceshtjes Maqedoni”…pra Z.Cipras duket se kete Radhe,ka pare edhe se c´fare Luhej ne Prapasken ose me mire pas Shpines se tije, te jemi Realist NUK MUNDE TE JEPET DOREHEQJA SE U “ZUNE” ne Mbledhjen e Qeverise…kjo eshte vetem Fasada e Problemit..Fakte eshte se Cipras e “Leshoj” Kocian, sepse duket se Kamenos Luane me nje “Karte” me te Forte..ose edhe Planet per Emrin e Maqedonise Ndryshojne edhe me Miratimin e ShBA-se??Dhe pse jo Russise??Le te shikojme se c´do te ndodhe.lol
mendoj se je i fundit nga soi yt qe linde rrot [email protected],nese jo,athere preblemi eshte i madh……………
Po cfare “melcie” she “zorre” per litare ke ty zoti undefined.
Po te kishe zorre apo melci nuk harroje pengjet e marra nga barbaret Osmane nga gjiri I Nenave Orthodhokse te humbur ne Anatoli
Edhe per kete Greqia ka faj?
Ka krim me te madh historik se ky?
Te te marre nga cdo shteti femijte dhe ty si I degjeneruar,I paskrupull,pa dinjitet,pa nder I deklaron ata mik apo vellezer?
Ore ju kini me Jeorgios Kastriotis qe edhe ate e vete Gjergj apo me Turqit dhe armiqte e Pirros fashistet e Romes?
Juve per fat te keq ju mungon nje pjese e trurit ndryshe nuk mund te shpjegohet
1100 vjete bashke si Epirote perpara Turqise,bashke luftuam barbaret e Romes,bashke gjithcka.
Cfare mije ju ka pickuar qe nuk silleni si “njerez”?
Pune alvsnitas qe s’ ju pelqen emri alvanitas = shqiptar i hershem afer ilireve! Ne djalle te vene!
Respektet jane per Pangallos!