Kryeministri Edi Rama tha se për Vit të Ri, gratë do të marrin si “dhuratë” burrat dhe djemtë e tyre.
Kjo, për shkak se më 31 dhjetor do të mbyllen kazinotë dhe bastet.
“Më 31 dhjetor gratë dhe nënat do të kenë në shtëpitë e tyre burrat dhe djemtë e tyre, për shkak se do mbyllim kazinotë dhe bastet.
Dhe atyre tifozëve të Interit iu them që të vënë çfarë kanë për të vënë deri më 31 dhjetor.
Më pas nuk kanë më çfarë të humbasin, do shpëtojnë edhe ata”, tha Rama në emisionin “Zonë e Lirë”.(TemA)
Interi eshte si vllaznia dikur. Kan mbete e do mbesin qindra mijra tifoza nostalgjike per keto dy ekipe. Nostalgjia dhe pleqnia te lodhin po te mbajne ne jete. I japin jetes kuptim.