Nga Ben Andoni
Partisë Demokratike po i dhurohen subjektet e kundërshtisë ndaj pushtetit të Partisë Socialiste, prej qeverisjes arrogante të kryeministrit aktual, Edi Rama dhe strukturave të tij, që e imitojnë keqazi, qoftë në formë,por shumë më keq në përmbajtje. Nëse Z.Rama flet me figuracione dhe bën lojëra fjalësh, këtë e ndjen në çdo strukturë të qeverisë së tij me imitimet e trasha, madje deri në neologjizmat, që ai prodhon në çdo hap. Për të ardhur keq është jo thjesht mungesa e modestisë së kryeministrit, por edhe mos aftësia për të parashikuar sesi amplifikohet qëndrimi i tij.
Kjo e fundit po ushqen sot për protesta mediatike opozitën e drejtuar pa shumë fantazi nga z.Basha. Në fakt, fantazia nuk duhet shumë në mandatin e dytë të qeverisjes së partive politike shqiptare, pasi ato fillojnë bëjnë gabimet e zakonshme: Velen nga pushteti, humbin kontaktin me njerëzit dhe janë larg gjërave që prodhojnë shifrat me terrenin. Në ekonomi ka teori që e shpjegojnë shumë qartë se loja e shifrave nuk tregon realisht zhvillimin e një vendi. Kjo e shpjegon arsyen që kur vjen kriza e pashmangshme të gjithë ngrenë duart sipër dhe flasin në jerm.
Duke u kthyer pas në temën tonë: PD-ja po flet më shumë me zërin dhe hijen e Berishës sesa me vokacionin e kryetarit të saj aktual. Për fat të keq, z.Basha në pozicionin që ndodhet e ka të vështirë ndarjen 100% me z.Berisha, por askush nuk e kishte pritur që ai të ishte edhe pas pesë vitesh tejet i varur nga një kryetar që nisi prishjen dhe e degradoi Partinë Demokratike, cilësisht dhe nga ana sasiore. Dhe, ndodh që z.Basha mundohet të tregojë rrallë fytyrën e një partie të së ardhmes evropiane, por zëri i z.Berisha vjen sakaq për të ndjellë dhunën dhe ardhjen nëpërmjet saj në pushtet, duke e bërë krejt fake imazhin e PD-së.
Kryetari i sotëm de jure i opozitës, paçka pretendimeve të tij, e ka pasur dhe e ka ndihmën totale për të treguar një fytyrë tjetër, por duket se fuqia e Berishës mbi numrat e tkurrur të PD-së është tërësisht prezente. Ajo që i duhet sot PD-së është që Basha të vendosë rregullin brenda sinoreve të veta. Nuk ka pse ta mohojë Berishën për simbolikën e tij, por mund t’i tregojë se tashmë ai meriton poltronin e pensionistit, nga ku mund të mendojë për faktin që historia i dha mundësinë e artë të bëjë diçka të madhe dhe ai nuk arriti ta bënte dot për shqiptarët.
Dhe, çfarë mund të bënte Bashën: Partia Demokratike duhet të rikthejë fillimisht njerëzit që i largoi turpshëm. Astrit Patosi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Ilir Rusmajli etj., duhet të jenë shenjat e para të kthesës së tij…Paçka detyrimeve të tyre aktuale, ata mund të rikthejnë Partinë Demokratike me formën e dikurshme, por edhe të frymëzojnë ngado demokratët e tulatur. “Plangprishësit” duhet të kthehen edhe për një kuptim tjetër. Në momentin e “eksilit” të tyre të detyruar, paçka se shumë prej tyre janë të kënaqur sot me statuset, ata janë maturuar por edhe kanë parë realisht sesi duhet të funksionojë një forcë e djathtë moderne.
Dhe, kjo, bëhet imediate sot, kur të Djathtët do e dominojnë parlamentin e ardhshëm evropian. Nëse Basha nuk arrin ta bëjë atëherë është vërtetë do mbetet ashtu si ekziston perceptimi për të: një vegël qorre e Berishës. Duke ditur se kahu i zhvillimit është përpara, kuptohet që edhe nënvetëdija e Bashës mund të jetë tashmë orientimi më i mirë për të, që të heqë dorë nga investimi 100% te Babalet dhe stisjet dhe të përgatitet për qeverisjen, mundësinë e artë, që gjithsesi e mori nga njeriu që e ngriti dhe po e pengon të jetë lider, z.Berisha. (Javanews)
Jozefina dhe Patozi shpresa e PD ti ke pjerdhur mor zoteri. PD duhet te qerroje Lulzimin dhe Berishen te nderroje emer,domethene te rithemelohet te largohet nga LSI dhe ateher mbase mbase i rikthehen njerzit. Pa keto ndryshime PD ka marre fund.
se cdo ndodhi ne europe se dime,po ne shqiperi dihet rama ska konkurent
Na fal z. Andoni por ne kete shkrim ja ke fut kot, keta qe thoni ju e renuan PD dhe po te vine perseri te njejten metode pune kane. E keqja e “PD” eshte Saliu, e keqja dyte eshte Luli, te dy keta jane qartestsht hajdut dhe vrases. Cdo gje ka nje fillim dhe nje fund sepse keshtu funksionon ne demokraci, keta ja kane kaluar Enverit, a ka mundesi ne te gjitha partite te zhduken pensionistat se boll hengren e filluan me nje xhakete dhe tani me rrogen e shtetit jane bere miljardere. Fol me qarte Ben dhe me me ze se e ke diksjonin te ulet.