Kryeministria greke e mohoi të jenë dhënë fonde sekrete në Shqipëri e Maqedoni. Pas publikimit të lajmit se ministria e jashtme greke kishte paguar miliona euro edhe për media në Shqipëri, prokuroria greke ka nisur hetimet.
I pari që do pyetet është gazetari i “Ifimeridha” Dhimitris Takis, i cili publikoi lajmin dhe të dhënat e dala nga dokumentet me kodet sekrete që u paraqiten në parlamentin grek. Bëhet fjalë për dokumentat për pagesat drejt Shqipërisë, drejt Maqedonisë dhe për Kishën Ortodokse të Jerusalemit.
Burimet nga Athina thonë se bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare të Greqisë. Publikimi i të dhënave ndodhi pak orë para se në parlamentin e Maqedonisë të niste diskutimi për miratimin e projektit të ndryshimit të kushtetutes për emrin e ri të Maqedonisë.
Sipas lajmit bëhet fjalë për një përplasje mes ministrave Kotzias dhe Kamenos në qeverinë e Tsipras. Ministri i mbrojtjes duke akuzuar për abuzime, foli për 45 milionë euro pagesa të ministrisë së jashtme.
Kotzias përmend vetëm 11, ndërsa sipas të dhënave bëhej fjalë për pagesa me kod sekret drejt vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia për të influencuar në opinionin publik pro marrëveshjeve me Greqinë. Paratë kanë shkuar në media, portale dhe organizata të ndryshme.
Zini dhe nje kolloqith qe del ketu me emrin MUTOFAGOS, se na çau bithën
Harrojme “Kalin e Trojes ” gjithmone por na e kujton Greqia me politiken e saj largpamese !! Per hajer na dalte dhe po shitem mediat ,Ministrite ,shkollat e gjithe cka kemi Dhe pse ne krize ekonomike ( ne se ka qene de fakto apo nje loje per te terhequr miljarda nga buxheti europjan ) fqinjet nuk ndryshojne politiken e jashtme dhe fondin ekonomik te saj qe madje eshte ne zmadhim ,po te llogarisim dhe pensionet 300 euro te gjithe vullnetareve shqipzare qe jane deklaruar si qytetare greke .Tash jemi te sqaruar pse gazetaret tane bejne nje jete per ta pasur zili .me udhetime e shetitje ne bote .me rroge mujore qe ja kalon dhe ministrve . Vazhdoni marshin kalorsiak gazetare e redaktore e cfare ??? Pse punoni per te tjere s”ka gje ,boll xhepin ta keni plot se jeta eshte e shtrenjte .””Kali i Trojes ” ku eshte ??, E harruar ,ehu nje fantazi dhe s”ka ekzistuar ,dikur ne mesjete !!!
Agron Gjonmarkaj eshte nje majmun qe e puguajne greket me siguri. Ai duhet te merret i pari ne pytje.
Sa eshte hisja per anastasin dhe sa ishte per ate qe e beri anastasin shqiptar?