KLD i përgjigjet Etilda Gjonajt për Gjin Gjonin: Ti s’ishe fare në mbledhje, ç’na kërkon llogari ne

20 Tetor 2018, 19:34Kronika TEMA

KLD ka reaguar pas akuzave të ministers së Drejtësisë, Etilda Gjoni, për çështjen e Gjin Gjonit.

Sipas KLD, ministrja Gjoni s’ka qenë fare në mbledhje dhe s’ka të drejtë të kërkojë llogari.

Deklarata e KLD-së:

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i është përgjigjur interesit të medias dhe pyetjes sonë në lidhje me deklaratën publike të Ministres së Drejtësisë, e cila kundërshtonte vendimin më të fundit të KLD-së “Për miratimin e Lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni”.

Mbi këtë dekaratë ai sqaroi se: Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zhvilluar mbledhjen e tij më datë 11.10.2018, në të cilën përveç dy cështjeve të caktuara në rendin e ditës është miratuar dhe përfshirja për shqyrtim në këtë mbledhje edhe kërkesa e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë z.Gjin Gjoni për leje prindërore. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese KLD ka vendosur: “Të miratojë kërkesën për leje prindërore për një periudhë 2 vjeçare, gjyqtarit Gjin Gjoni, për funksionin si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë”.

——-

Në lidhje me deklaratën e Ministres së Drejtësisë, shprehim keqardhjen për pasaktësitë në përmbajtjen e saj, pasi së pari duhet sqaruar se anëtarja e KLD-së zj.Etilda Gjonaj, nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje, megjithëse është njoftuar për zhvillimin e saj. Në kushtet kur Ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezent në mbledhjen e zhvilluar, deklarata e saj për mungesë transparence nga KLD, nuk është objektive dhe aspak korrekte në citimet e saj.

Është i pavërtetë gjithashtu dhe deklarimi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ka patur kuorumin e nevojshëm për vendimarrje, pasi kuorumi vendimmarrës i KLD-së mbi këtë çështje pasqyrohet qartësisht dhe në mënyrë transparente në procesverbalin e mbledhjes të publikuar. Gjithashtu sqarojmë se z.Gjin Gjoni, nuk ka marë pjesë në votimin e kësaj pike shtesë të rendit të ditës.

Në funksion të pyetjes suaj, sqaroj se, çdo pretendim apo kundërshtim që mund të ketë, jo vetëm Ministrja e Drejtësisë, por dhe çdo anëtar tjetër i KLD-së, është i mirëpritur t’i paraqesë së pari me pjesëmarrje e tij në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përmbushur kështu funksionin e anëtarit të këtij organi përsa kohë ky organ do të jetë funksional.

13 komente në “KLD i përgjigjet Etilda Gjonajt për Gjin Gjonin: Ti s’ishe fare në mbledhje, ç’na kërkon llogari ne”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Pikerisht se nuk ishte ne mbledhje ka te drejte te kerkoje llogari e te kerkoje shpalljen e vendimit te pavlefshem ne gjykate per shkelje procedurale. Ju jeni turpi I ketij vendi.

  2. Kulmi
    se ne cfar feje ka degjenruar i ashtuquuajturi KLD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    SHKATERRIM TOTAL SHTETI !

    E viva AFGANISTAN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    KTA DUHEN ZHDUKUR TE GJITHE NGA K-laniL-idhjesD-eshtuar

  3. Irritim says:

    Po kush e jep sqarimin se KLD eshte vete Gjin Gjoni?! I paska dhene leje lindje Gjin Gjonit Ilir meta! na u be dhe mami Iliri tani ne presidence.

  4. Nasi says:

    Ju jeni keshilli i larte i Haleve….

  5. mamija says:

    turp te te vija shoqja ministre Zoti gjoni shyqyr qe ngeli me barre dhe polli.Ne vend ta urosh ti ankohesh.Qenke xheloze si nene Jazek te qofte.Nuk e di sa eshte leja e elindjes dhe pse kesaj nenes se bukur gjoni ja keni bere 2 vjet apo qe te zhduket nje here e mire nga shqiperia e haje rehat leket me te dashurit e saj.

  6. kombi says:

    FAKT ESHTE QE ESHTE SHKELUR LIGJI DHE MOSPJESMARRJA E MINISTRES NUK MUND ,TE JUSTIFIKOHET SE AJO NUK KA TE DREJT TE RREZOJE VENDIMIN HILEQAR TE KLD . TURP!!! GJIN GJONI DUHET TE SHKOJ NE WETING , KUSH E KA LENE KAQ KOHE PA E GJYKUAR ??????

  7. Ela says:

    KLD duhet te zevendesohet me SPAK-un se ndryshe nuk ka drejtesi ne kete vend.

  8. wow says:

    wow, wow, wow, o god shko ne Shqiperi dhe te shikosh cfare ben KLD jone.
    FMLA jepet jo me shume se 30 dite mbeshtetur nga raporti mjekesor dhe persertiet prape nqs ti paraqet report mjekesor por nuk mund te kaloje me shume se 26 jave kur kujdesh per prindrit, ne te kunderten humbet vendin e punes.

  9. cubi says:

    KLD e organizmat e ketij soji te mbyllen sa me shpejt. Sa me shume te lihen te livadhin keta plehra , aq me keq eshte per kete vend. Nuk mund te lihet drejtesia ne dore te nje hajduti, e maskaraj.

  10. Mireli says:

    Miratimi i nje akti te paligjshem ne mes te nates. Sa turp per zotin. Gjin Gjonin e njeh gjithe Shqiperia se kush eshte.

  11. adem says:

    Bjerri kokes ktyre maskarenjve o ministre se ne popullin na ke nga mbrapa. Zhduke kete fare te keqe nga dyert e drejtesise.

  12. Delta says:

    Linja

    Edhe te doj njeriu te punoj nuk te len keta maskarenj te korruptuar

  13. Redi says:

    Reforma ne Drejtesi ja u paska futur friken ne palc ktyre qe po marin nga 2 vjet leje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje