Si është kthyer "Shoqata Antikomuniste e ish- të përndjekurëve" në kobure të PD-së dhe Alibeajt-Salianjit

20 Tetor 2018, 17:01Politika TEMA

Nga Ilirjan Blloshmi

Nuk kam shkelur kurrë tek “Shoqata Antikomuniste e ish- të përndjekurëve”.

Nuk e di ku e kanë pasur zyrën. Sot e mësova se ku e kishin.

Të shkelësh në atë zyrë duhet të bësh, gjëra që mua më duken të paimagjinushme për ti bërë.

Kjo shoqatë humbi së ekzistuari kur filloi të bëhet më shumë mediatike.

Kjo shoqatë është bërë si nën degë e PD-së. Në këtë shoqatë është krijuar termi ” ose me ne, ose me Imperializmin amerikan”.

Askush nuk pranon mendim ndryshe, askush nuk të afron nëse nuk mendon si PD-ja, apo si kryetari i saj.

Një shëmbull sesi kjo shoqatë është kryer në një “kobure të PD-së e vecanërisht te Salijanit dhe Alibejt”.

Para ca kohësh midis ish- të përndjekurëve pati një debat për praninë e Ilir Metës, në Tepelenë.

Duke u zënë ngushtë nga kjo gjë, drejtuesit e saj filluan të quanin këto zëra si “të painformuar” apo ajo shprehja labidar “lëreni emigrimin dhe hajdeni këtu”, apo “ju nuk e kuptoni sa e vështirë është të jetosh në Shqipëri “.

Në këtë kontekst, kjo shoqatë, përbën një rast krejt sui generis.

Është vetë kjo shoqatë që më këtë rast mohon vetveten, kur mohon pendesën në rastin e kryerjes së krimeve.

Një situatë e tillë e çon jo vetëm njeriun, por dhe politikën drejt një çmendurie halucinacionesh, siç ndodh me Makbethin e Shekspirit.

Pra me fjalë të tjera, për të kënaqur orekset e drejtuesve të saj, ajo nuk e ka për problem të heshtë aty ku duhet të flasë, apo të njollosë dhe ata pak njerëz që kanë mbetur dinjitozë nga shtresa e ish- të përndjekurëve.

Një tjetër shëmbull që kjo shoqatë nuk përfaqëson më ish- të përndjekurit është.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare një djalë i arsimuar në Columbia University, ish- marins në ushtrinë amerikane, kandidoj për deputet.

Vinte nga shtresa e ish të përndjekurëve. Çfarë bëri kjo Shoqatë?

Asgjë, perkundazi shkarkoj gjithë bateritë duke sulmuar Ervin Dinen dhe duke mbrojtur Genc Pollon dhe Luan Bacin.

Arsyeja pse Ervini u sulmua ishte se nuk kandidoj nën siglën e PD-së. Pra është “imperialist dhe armik”

Në mungesë të argumenteve, kur ju thua se keni shumë gabim, çfarë bëjnë? Kalojnë në sulme personale sic është një Xhafer Sadiku, i cili e mban veten për politolog, historian, avokat apo ku di une. Por që realisht është një “kapsollë bolshevike”, në duart e kryetarit të kësaj shoqate.

Realisht!

Realisht kjo shoqatë nuk përfaqëson ish- të përndjekurit. Kjo shoqatë përfaqëson një “klikë” që në emrin e ish- të përndjekurëve, janë pasuruar e kamur.

Largimi i tyre nga zyrat nuk përbën ndonjë hata të madhe. Fundja Edi Rama po i largon kundështarët e tyre.

Pra, përballë këtij vizioni cinik të kësaj shoqate të kujtohen shpirtrat e mijëra viktimave të pafajshme që thërrasin drejtësi dhe që më së miri e përfaqësojnë këto fjalë të Ledi Makdafit para se të vritej nga ushtarët e Makbethit: “Unë jam në këtë botë të poshtër e të ulët, ku e keqja lavdërohet dhe e mira shpesh konsiderohet si marrëzi e rrezikshme”.

Pra kjo shoqatë thërret nën emrin tone, kur i lipsen fonde, kur i duhet të mbrohet politikish, tani po na përdor dhe për të qëndruar në zyrat e tyre luksoze.

Pra shkrut e qartë ish- të përndjekurit nuk janë përfaqesuar kurrë. Si pasojë ne nuk kemi shoqatë, ne kemi ca grupime që janë vegla të ndonjë kryetri partie…

14 komente në “Si është kthyer “Shoqata Antikomuniste e ish- të përndjekurëve” në kobure të PD-së dhe Alibeajt-Salianjit”

  1. h says:

    Jam nje ish i perndjekur.Nuk perfaqsohem nga ajo shoqate mafjoze dhe hajdute,
    nga momenti qe nje person qe njoh mire,me ane te mashtrimi dhe fallsifikimit,
    perfitoi ne menyre te paligjshme nje apartament nga ajo shoqate duke mos qene as i denuar dhe as persekutuar.
    Ai vodhi te drejten nje te persekutuari te vertete me ndihmen e shoqates se hajduteve duke tradhetuar
    misionin per drejtesi dhe dinjitet per ata qe vuajten nga diktatura.
    Keta jane me keq se diktatura sepse hiqen kunder parimeve te saj,dmth kunder padrejtesise.
    Sapo te gjej nje organ qe meriton besim dhe respekt,do te denoncoj kete vjedhje te turpshme.
    Po te kem nje num.telefoni te kujt kerkon te vedose drejtesi te vertete,do deshmoj para
    organeve kompetente. Padrejtesia duhet luftuar ne cdo qelize te shoqerise.
    Nuk duhet vetem te themi se politika eshte hajdute por edhe kur qytetari eshte hajdut.
    Vetem keshtu jemi moralisht te drejte dhe koerente ndaj vjedhjes dhe shperdorimit.

  2. dashamires says:

    Deri ne çfare viti apo shekulli do egzistoje shoqata antikomuniste, te perndjekurit politik, te perndjekurit e demokracise: ka ndonje pergjigje?!

    1. SigmaTau says:

      Ti “dashamiresi” i leshit, Shoqata do te ekzistoje derisa te ekzistojne komunistet, dhe s’e kam fjalen per nje kerme si Nexhmija.
      Sa per Shoqaten une s’e di as kush e drejton, por ky zavalli si te gjithe katundaret e urbanizuar ne Amerike, nuk permend emra, flet nga maja e fikut pa dhene fakte e pa argumentuar asgje. Salianji e Alibeaj jane plehra te mirefillte dhe si Saliu me shoke jane ata qe e kane permbysur idealin e djathte, une s’kam nevoje per asnje shoqate qe te kujtoj te kaluaren time, lindur ne internim me 3 te pushkatuar ne rrethin e afert, por per nje gje jam krenar: kurre s’kam votuar Sali Berishen, pse nje ish anetar i PPSH nuk me perfaqson ne idealet e mia, por as Ramen s’e votoj kurre ama, pse eshte nje palaço.

      1. L.F. says:

        Meriton respekt, uroj qe jeta te te ktheje borxhet qe te ka!

      2. Grigor says:

        I nderuar,
        Nuk jam i persekutuar. Nuk mundem as te them se te kuptoj si je ndjere dhe si ke jetuar gjate kohes se diktatures, sepse po nuk e jetove vetë, nuk e kupton dot.
        Por kam respekt per te persekutuarit e vërtetë. Per ata qe u internuan, pushkatuan, apo u zhduken misteriozisht dhe mizorisht. Kam respekt sepse ata nuk e ngriten zerin per hakmarrje, por per drejtesi.
        Unë jam bir komunisti, por vetë nuk jam komunist. Ne qofte se unë urrehem nga te persekutuarit sepse babai im ka qene nje komunist i ndershëm, atehere vetëm se kemi ndryshuar vendin ne tavoline, sepse menyra e veprimit eshte po ajo e diktatures.
        Komunistet denonin te afermit dhe pasardhesit e kundershtareve te regjimit. Ne qofte se dikush ish-i persekutuar shan dike tjetër “kelysh komunisti”, qofte edhe Edi Ramen, atehere ai automatkisht e ka bere veteveten “kelysh fashisti”, i tipit tjeter te diktatures.
        Prandaj me pelqeu i nderuar Sigma, shprehja jote see: “E urren Sali Berishen si komunist, ndersa Edi Ramen si palaço.”
        Sali Berisha ka qene dhe eshte komunisti me i keq mbas Enverit dhe Byrose Politike. Me maskarai.
        Ndersa Edi Rama nuk eshte komunist. As kelysh komunisti. Ata qe quajne Edvin Kristaq Rama Jane vetëm Saliu dhe zorraxhinjte e tij. Pra Edi Rama mund të shahet vetëm per biografine e tij personale dhe Jo te babait te tij, që ne fakt ka qene nje burrë shumë i larte dhe i nderuar si komunist.
        Por Edi Rama nuk do mbante pergjegjesite e babait te tij, ashtu siç nuk I mbajne edhe djemte e Enverit.
        Pra Edi Rama shumë mire mund te shahet palaço, dhe ketu nuk ka rendesi fare se çfare mendoj unë. Eshte e drejta e Sigmës qe te shaje Edi Ramen si te doje.
        Por kjo nuk e ben as PD nje parti me te mire, as Sali Berishen nuk e ben me pak maskara, dhe as Lul Bashën me pak Lolo.

        Por kam nje mesazh per Blloshmin dhe Sigmen. Pse e keni lene shoqaten e te persekutuarve te kthehet ne shoqaten e zorraxhinjve te Saliut dhe PD-se?
        Saliu i perdor si mashe dhe si vegla duke nxitur urrejtjen antikomuniste per njerez që nuk Jane komuniste. Jane bere vegel e ndyre ne nje dore te nje njeriu te ndyre. Njesoj si Zigur Qorri, apo Kakec Dega që me te drejtë ndjehen ish te.persekutuar, por nuk e kuptojne se problemi i tyre nuk eshte Edi Rama apo Partia Socialiste, por eshte PD dhe Saliu, që perdhosen idealet demokratike te te persekutuarve, dhe perdhosen gjithashtu edhe emrin e te persekutuarve duke konsideruar hajdutet si te persekutuar.
        Prandaj intelektuale te nderuar si Ilirjan Blloshmi, pasardhes i nje njeriu te respektuar dhe teper intelektual si Haki Blloshmi, duhet te perfshihen ne jeten politike te vendit dhe te bëhen opozita demokratike e vertete, e cila duke marre pushtetin do realizoje idealet demokratike te te persekutuarve te vërtetë te regjimit komunist, dhe ata do të pushojne me ne fund te qete ne varret e tyre që shumica nuk dihen se ku Jane, por te pakten te behet drejtesi per emrat dhe idealin e tyre.
        Por per sa kohë që PD dhe shoqata e hajduteve flet ne emër te persekutuarve, dhe i perdor si Mish per top, ata njerez te nderuar do të perlyhen nga llumi i PD-se dhe nuk do ketë drejtesi per ta.
        Nuk mund të shash Ramen dhe PS, kur i ke kembet te zhytura deri ne gju ne mutin e PD.
        Reforma fillon nga vetja. Sepse deri tani, duket sikur te persekutuarve u intereson me shumë se si eshte PS, që fiton zgjedhjet, se sa PD qe po zhytet ne llum per dite e me shumë.

        1. ta says:

          pse e di ti kush fshihet pas kalecit dhe zigurit,na i thuaj.

    2. Bond says:

      deri sa te zhduket fara komuniste dhe persekutoret…dhe deri sa te rrojne te persekutuarit, historia dhe pasardhsit e e tyre…

      1. Grigor says:

        Ti ke pjerdhur nga trute.
        Çfare fare komunistesh do zhdukesh ti mor derdimen i varfer? Do vrasesh djalin e Saliut?
        Ti je veçse nje gomar me brire, që shyqyr zotit nuk ke tru, sepse po te kishe ti tru dhe pushtet, do plaste nje lufte brezash ne Shqipëri dhe njerezit do vriteshin pa e ditur per çfare.
        Por ti je nje gomar i pademshem dhe te hyp Saliu persiper sa here qe do. Dhe Saliu say per dijeni eshte komunist.
        Por respekte per ata baballare apo gjysher te nderuar te familjes tende, që u persekutuan pa te drejtë nga regjimi komunist. Ata nuk kane faj se ti ke dale trap.
        Merr shembull nga Blloshmi, i cili eshte nderi I shtreses se te persekutuarve, madje edhe me gjere. Unë do t’ja jepja voten atij, para çdo njeriu tjeter ne Shqipëri.

  3. Mikel says:

    Keta derra nuk kane ideale pos vjedhjes.

  4. KOMENTUESI says:

    Kjo shoqat e te perndjekurve politike,eshte me e keqe dhe me e poshter se po e rjep popullin shqipetare duke kerkuar demshperblime te medha,me miljona e miljona,qe nuk duan t’ja dine fare per ata qe nuk kane buke te hane.E vaferuan shqiperine.Keta te keq e te urryer kane qene ne kohen e Enverit,por te urryer jane edhe sot ne kohen e Sali Berishes,qe po u degjon pordhet e tyre.Harram i paçin ato para qe marin kot fare.Ata u denuan se bene faj,dhe Enver hoxha jua beri mire qe i denoi se e meritonin.Sot ata jane beree bythe e breke me SALI BERISHEN,ME ATE NJERI KRIMINEL E TE URYER E ME ATE PARTI FASHISTE.

  5. Toku says:

    Ashtu siç u lthye Merua nga kobure e Saliut ne kobure e Ramiut.Çfare ka per tu çuditur?

  6. ELIOT says:

    Mos i ngaterron te persekutuarit me disa hajduta qe e kane vendin ne burg ;;;Ne cdo vend demokratike tani keto rrufiane do te ishin e biruca ;;;;; Ne Albanie Rama Berisah e kane bere rremuje me korrupsion vendin ;;;; Dhe populli eshte corientuar nga keto coban te korruptuar ;;;Para 2 ditesh ne France ;;kryetarit te partise komuniste ;;;I cuan polcine dhe i bllokuan zyren e partise ;;per kontrolle ;; se kishin dyshime ;; I GJETEN 12 MIJE EUROS TE DYSHIMTA . Ja nxorren bojen per ;;; Ndersa ne Shqiperi gazetaret FLEJNE gjume dhe ghukatesit se japin nje vendim per kontrolle ne keto shoqata te korruptuara ;;merci

  7. IVONI says:

    .. KRIMINELET JANE NE TE GJITHE SISTEMET ..! ME KOMUNIZMIN MOS E “KRUANI ” SHUME , PASI AI ESHTE SISTEM I DREJTESISE , I MORALIT , I BARAZISE PRA ME NJE FJALE I TE GJITHA VLERAVE TE PASTRA NJEREZORE . KRIMINELET JANE NJELLOJ , NJERES ZEMER ZINJ , TE PA BESE , PA DHEMSHURI ,TE TE GJITHA MASKARALLEQEVE ..!.. VLERAT E KOMUNISTIT , PRA CILESITE E TIJ , JANE TE SHKRUARA ..! AI QE NUK I KA PASUR ATO , POR ESHTE SHTIRRUR , ESHTE KAMELEON , JO KOMUNIST QE E NDYN KETE EMER ..! TE TILLE JANE PLOT NE SHQIPERI , QE HOQEN “MASKEN ” E KOMUNISTIT DHE E ZEVENDESUAN ME ATE TE KRIMINELIT , DUKE U PREZANTUAR PA PIKE TURPI SI DEMOKRATE . KOMUNIST DHE DEMOKRAT ESHTE NJESOJ ..! E PERSERIS , “KOMUNIST E DEMOKRAT , ESHTE NJESOJ ” ..! KOMUNIST DHE KRIMINEL JANE DY SKAJE TE KUNDERTA , SIKURSE DHE DEMOKRAT DHE KRIMINEL ..! PER KRIMINELIN DUHEN LIGJE TE FORTA ..! KRIMINEL NUK ESHTE VETEM AI QE VRET , PRA QE BEN VRASJE FIZIKE , POR DHE ATA QE VJEDHIN NE TE GJITHE DREJTIMET , PRA “VRASJET EKONOMIKE ” NE KURIZ TE POPULLIT FUKARA E TE PA FAJSHEM ..! “XHINDET” DUHEN TE ELIMINOHEN NGA POLITIKA , PASI NUK JANE TE DENJE ..!

  8. Roberto says:

    Te perndjekur???? Akoma keta duke u qare?? Bashke me ta sikur jane shtuar me qindra te tjere qe kane bere burg si ordinere,hajdute apo dreqi e di se c’fare dhe tani hiqen si te persekutuar te rregjimit. Qe te persekutuarit kane qene vegel e PD nuk nuk eshte aspak e re.Qe me krijimin e organizates se tyre ata u futen nen sqetullen e qelbur te Saliut te PD ashtu sic hyri dhe Gezim Kalaja me sindikatat e famshme qe vodhen e rropen pasurine e te gjithve.Aman mos na hapni barkun me funderrina qe nuk behen kurre njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje