Turqia i kërkon edhe Kosovës të ndalojë shtrirjen veprimtarisë së FETO, Çavuşoğlu: Është një organizatë terroriste

20 Tetor 2018, 09:11Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë se shteti i tij mbështet fuqishëm dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Begjet Pacolli, Çavuşoğlu, ka thënë se Kosova dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyera bashkëpunimi.

Ai po ashtu ka thënë se Turqia i kushton një rëndësi të madhe stabilitetit dhe paqes në rajon.

“Ne me popullin e Kosovës kemi lidhje historike dhe integriteti territorial i Kosovës është bazë për ne. Ne do të bisedojmë edhe me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë jemi duke u angazhuar. Kemi të arritura të mëdha, ne e mbështesim edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe paqen e konsiderojmë të rëndësishme”, është shprehur Çavuşoğlu.

Ministri turk ka thënë se Turqia do të luajë rol kyç për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Sa i takon çështjes së “Organizatës FETO”, ministri turk ka deklaruar se ajo është një organizatë terroriste dhe Kosova nuk duhet të lejojë që ajo të shtrijë veprimtarinë e saj në Kosovë.

“Ne nuk duam Kosova t’i lejojë terroristët, të cilët kanë bërë puç në Turqi të jetojnë këtu. Ne presim që t’i ekstradojnë ata. Ne ata i konsiderojmë të rrezikshëm për Turqinë dhe sigurinë e Kosovës. Ne nuk do të lejonim që dikush të bënte ndonjë veprimtari ilegale për Kosovën e lëre më ndonjë puç. Ne do t’i dorëzonim në Kosovë të gjithë ata që do të tentonin diçka të tillë”, është shprehur ai.

Pacolli në anën tjetër ka thënë se në takim është biseduar për raportet mes dy shteteve, për zhvillimet politike dhe ato ekonomike. Ministri kosovar ka deklaruar se edhe në këtë takim si edhe herave të tjera, ka marr mbështetjen e shtetit të Turqisë për Kosovën në hapat e tanishëm të zhvillimit dhe shtetndërtimit.

“Kemi folur për bashkëpunim në të gjitha fushat dhe siç dihet Kosova ka shumë marrëveshje të nënshkruara me shtetin turk. Kosova ka nevojë për investime nga Turqia edhe më tej”, ka thënë Pacolli.

Çavuşoğlu është takuar edhe me presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi.

5 komente në “Turqia i kërkon edhe Kosovës të ndalojë shtrirjen veprimtarisë së FETO, Çavuşoğlu: Është një organizatë terroriste”

  1. Cimi says:

    Na cau kar.. ky erdoani i vogel si ne shqiperi,kosove

  2. vang says:

    Per ndertimin e ndonje xhamie nuk u bisedua?Po per ”kualifikimin ”e imameve ??Atyre u interesojne te zhdukin gylenistet qe ta kene ata vete gjithe tepsine.Sa per te ndihmuar Kosoven ne njohjen nderkombetare tani u kujtuan?.Po ta kishin bere do ishte njohur Kosova nga te gjitha vendet Arabe.Kam frike se do te zemerohen serbet po qe se Turqia do ndihmonte kosoven me lobim.Me serbet ,Turqia i ka mjalte mardheniet dhe ka investuar miliona ndersa ne Kosove dhe Shqiperi shkolla fetare dhe ndertime xhamish.Ka pasur kujdes te vecante ,nuk duhet harruar kjo,qe Skenderbeu te trajtohet si tradhetar dhe jo si hero kombetar i shqiptareve,vecanerisht ne Kosove dhe shqiptaret e Maqedonise.Kete pune e kane kryer me se miri nepermjet imameve pa ”kombesi”,me ndergjegje mesjetare e armiqesore.

    1. Kastro says:

      Je nje cope injoranti me 2 sy, qe ke komlkse te thell inferioriteti ndaj nje vendi qe e konsideorn shqiperine te afert shume dhe te respekton ne maksimum, dhe kjo vjen se je shtet i varfer dhe i dhjere, per shkak te poltikaneve teper te korrptuar qe jane vene ne krye nga amerianet dhe per shkak se turqia eshte myslimane.

      Turqia eshte investitori i 2te ne Kosove dhe xhamite qe jane ndertuar nga turqia jane kerkese e komuniteti mysliman te kosoves.

      Na ana tjeter, shumica e xhamive ne kosove jane ndertu nga arabet, miqte e amerikaneve.

      Sa per ceshtjen e servise, je komplet injorant, sepse deri [ara 7 viesh turqia me servien nuk kane pasur fare marrdhenie dilomatike…. dhe turqit per here te pare vitn e jaluar shkuan si investitotre ne servi….

      ne Shqiperi, urqia ka hedur 2.5 milide euro dhe te kar adhur 2 here me nga 200 biznesmene, de shume investime jane lene ne mes sepse nuk funksionojme si shtet.

      Ju jeni cope kari dhe kkkra injorantesh me komlekse inferioiteti…. vetem te tjert fajsoni per problemet tuaja masive

  3. Edi says:

    Na cane trapin kto legena

  4. Nora says:

    Ik or hale mutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje