Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i kanë bllokuar 20.300 paund britanik një shtetasi nga Mati, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.
Shtetasi B.D, 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londer Angli, kishte mbërritur në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.
Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D. i’u gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.
Paratë dyshohet se janë përfitur nga aktiviteti i jashtëligjshëm.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20.300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. (TemA)
“Bravo” dhe vetem “Bravo” Policise Shqipetare me ne funde i Gjeten “Zgjedhjet” duke i VJEDHUR Parate e bere me Djerse dhe Gjake nje Shqipetari…
1-Eshte per te Vjelle dhe Uleritur kur shikojme se na VJEDHIN Politikanet , kur kapen Droge, dhe nuk kapen Autoret, dhe Policia Shqipetare na del dhe “Mburret per Arritjen” se i paska “Zbuluar” nje shtetasi Shqipetare 20-mije Paund..dhe me e keqja eshte se kete na e lidhin me “Parate e krimit” Droges apo Aktiviteteve te paligjshme…???VERTET??
2-Shqipetaret Punojne ne Ndertim, Lavaxho Makinash, Restoranet..dhe nje shume prej 20-mij Paund nuk eshte e veshtirte te Mblidhet…pse u dashka ti Deklaroj???Qe ti fryni Koqet me Pyetje idjote se ku i gjete??etjera??Edhe nese Punoj ne te zeze, apo akoma edhe nese shiti Droge ne Angli kjo eshte Problemi i shteti Britanik por jo atij Shqipetare,
dhe me e keqja eshte se ATO, Para qe i “Zbuloj” Policia Shqipetare ka shume mundesi te kene qene te disa Njerezve, qe i dergoninj ne Shqiperi nepermjet shokut te tyre…TURPE..dhe vetem Turpe….na kane Mbytur Injorantet e “Demokracise” Shqipetare qe kerkojne Shtetin ta bejne duke Rjepur Shtetaret e tyre…
VE BASTE SE POLICET I KANE KERKUAR Leke..Shqipetarit dhe pasi ai nuk u ka dhen Filluan edhe Kontrollin..lol
Ju thafte dora kush e kontrolloi edhe ja mori parate.Ato para do te kontribonin sikur edhe nje pjate gjelle tek nje familje shqiptare,edhe do te paguan disa taksa [per shtetin shqiptar.Maskarenj doganiere e pulishta .