Zyrtare, Gabriele Gravina është presidenti i ri i Federatës Italine të Futbollit

22 Tetor 2018, 14:49Sport TEMA

Gabriele Gravina , është zyrtarishti presidenti i ri i Federatës Italine të Futbollit, që u zgjodh që në votimin e parë nga ana e Kuvendit të Federatës Italine të Futbollit – që u zhvillua në Romë.

Gravinia ishte kandidati i vetëm për këtë post dhe arriti që të marrë 97.20% të votave.

Ai u shfaq mjaft i lumtur për ketë detyrë të re duke u shprehur se, tashmë është koha që të plotësohen nevojat që ka futbolli italian i cili sipas tij nuk ka më kohë që të presë, shkruan “Corrieredellosport”.

“Unë besoj në atë që kam shkruar, besoj në bashkëpunimin me të gjithë juve.

Jam i bindur se duhet të plotësojmë nevojat e futbollit italian, i cili nuk mund të presë më”, janë fjalët e para të presidentit të ri të FIGC Gabriele Gravina , pas zgjedhjes në këtë post mjaft të rëndësishëm. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje