Gazetarja Fatojna Mejdini, e ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH tha se lista e shumëpërfolur e mediave të financuara nga Greqia është një trillim i personazhi të njohur si komandat “Çami” (Festim Lato).
Përmes një investigimi gazetarja zbuloi se origjina e këtij lajmi ishte në një blog personal. “Origjinën e lajmit e gjeta në një blog personal. është botuar të dielën në orën 8.51 dhe u publikua më pas në dy portale në Maqedoni, që nuk kanë pronarë të deklaruar, por financohen nga diaspora.
Më pas u shpërnda edhe në shumë media të tjera”, u shpreh Mejdini në RTSH, ndërsa shprehu shqetësimin për gjendjen e medias, që publikon lajme të paverifikuara.
Dyshime për vërtetësinë e këij lajmi shprehu edhe gazetari Robert Goro, I cili prej vitesh është korrespondent në Athinë.
Në emisionin “Përballë”të gazetarit, Lutfi Dervishi, Goro shperhu dyshime për burimin e kësaj liste. “Nuk është burim grek, se në Greqi nuk është publikuar në asnjë gazetë, as në atë që përmendet në mediat shqiptare”, – tha Goro në RTSH.
Ai u shpreh se ky lajm nuk do të ndikojë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi aq sa në punën e gazetarëve të përforlur. “Ajo që më shqetëson më shumë është se mund të ndikojë në komunitetin e gazetarëve shqiptarë, në një lloj autocensure që ata mund të kenë”, – tha gazetari Robert Goro.
Ja filloi mjergulla me mbulu te verteten e listes qe te pergenjeshtrohet e verteta. Por e verteta nuk vdes kurre sa do te mundoheni ju trradhetatet e ngordhur, rober te Greqise, Serbise dhe Rusise.
Sapo ndigjova intervisten qe z.KOXHIAS dha ne nje panel te televizionit te Kretes tek emisioni ”TE KUNDERTAT”,Lidhur me financimet ne Shqiperi u shpreh,pasi analizoi menyren e shperndarjes se fondeve nga nje komision jashte ministrise i perbere nga tre vete te cilet sipas urdherit te ministrise bente shperndarjen e tyreTHA::”Jam shume krenar qe nuk kam urdheruar per harxhim as edhe nje qindarke nga parate e popullit tim,sepse nuk ishte e nevojeshme.Ne i kemi bere marveshjet simbas ligjeve .Ne se kjo mund te kete ndodhur ne te kaluaren kjo nuk eshte ne dijenine time.Por per keto 3 vjet e gjysem qe sherbeva ne Ministrine e jashteme kjo eshte nje shpifje.”Keshtu u shpreh Koxhia per kete pike .Lidhur me marveshjen e detit tha:” E drejta nderkombetare eshte jo 12 km por deri ne 12km.U perpoqem te ruanim zonen ekonomike duke u shtrire ne 12 km.Fituam me shume.”.Nuk e qartesoi ne se marveshja eshte nenshkruar por me sa kuptova eshte nenshkruar.Lidhur me kontradiktat qe kane me Turqine per hapsirat ne Egje u shpreh se:Turqia me kot ngul kembe ne te sajen se aty ka ligje (me Turqine ata nuk kane filluar akoma te bejne marveshjen).”.Ne fund permendi edhe varret e ushtareve grek te vrare ne luften e 2 botrore,si dhe hodhi poshte si te sajuar listen e rushfeteve qe ka qarkulluar keto dy dite.
Financimet greke te politikaneve, gazetareve, zyrtreve etj. kane filluar qysh me helmimin e Naum Veqilharxhit (1767-1846), shpikesit te alfabetit te gjuhes shqipe me titull: “Evëtori Shqip Fort i Shkurtër” (1845). Veqilharxhi shmangu përdorimin e shkronjave greke,serbe dhe arabe. Ëvetori i Veqilharxhit u përhap fillimisht në Korçë e më pas deri në Përmet dhe Berat, ku gëzoi përdorim të madh. Veqilharxhi vdiq prej një helmimi i paguar nga Patriarku Ekumenik i Kostantinopojës. kujtoni Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasin e mjaf patritote te tjere te vrare e helmuar nga patrikana greke; por mos harroni se sot e kesaj dite shovinizmi grek ka ngulur kthetrat e tij ne kryeqytetin e Shqiperise , Tiranen me ne krye Anastasios Janullatos dhe po gjallerohet ne krejt Shqiperine e Jugut, objekt i Megali idese greke. Prandaj mos u cuditni se pse buxheti grek harxhon per rekrutimin e agjenetve dhe intelektualeve sahanlepires shqiptar njelloj si qeveria serbe rreth 40 milion euro ne vit. Dhe mos u cudisni se pse do te filloje nje fushate mbulimi te disa fakireve qe ishin ne nje leter te grisur nga arkiva e MPJ te Greqise.
E tmerrshme: Eshte kthyer media shqiptare ne gjenerator shpifjesh dhe thashethmesh
Ky cami qenka me shqiptar se vete vete shqiptaret, sic thote krietari i cameve (ne mergim) ne shqiperi.