Zbuloni qytetin verior në Shqipëri, që shpenzon në restorante edhe më shumë se europianët. Tirana e pesta

23 Tetor 2018, 09:19Sociale TEMA

Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtetë. Restorantet janë një biznes që aktivitetin e tyre e bazojnë te ushqimi dhe shërbimi.

Po cilët janë ato qytete në Shqipëri që shpenzojnë më shumë për të shijuar ushqime në restorante?

Të gjithë i njohim shkodranët si njerëz të qejfit, me humor dhe Shkodrën si djep i kulturës. Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele, ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve.

Mes tundimit nga krapi i liqenit, lokalet buzë lumit, apo alternativat e detit (Velipojës) e zonave malore aty rrotull, shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.

Krahasuar me mesataren kombëtare, familjet në Shkodër shpenzojnë gati dyfish më shumë. Në 2017-n shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5%.

Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.

Po cilët janë qarqet e tjera me shpenzimet më të larta në restorante?

Pas shkodranëve, shpenzimet më të larta në raport me totalin i kanë beratasit. Qarku i Beratit shpenzoi mesatarisht në 2017-n 6.3% për restorante dhe hotele, duke u pasuar nga Fieri (6%), Lezha (5.8%) dhe Tirana me 5.5%.

Korça, gjithashtu, i ka shpenzimet për restorante më të larta se mesatarja kombëtare me rreth 5.4% të totalit.

Në qarkun e Dibrës, shpenzimet për restorante dhe hotele në 2017-n ishin 4.2%.

Po cilat janë qarqet që kanë shpenzimet më të ulëta?

 Durrësi dhe Vlora janë të njohur, për vetë pozicionimin e tyre buzë detit, për restorantet e mira të peshkut, mirëpo vetë vlonjatët dhe durrsakët nuk i shijojnë. Sipas të dhënave të nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, familjet në Vlorë, shpenzuan në restorante vetëm 2.9% të totalit, thuajse sa gjysma e mesatares kombëtare, ndërsa në Durrës vetëm 2%, më pak se gjysma e mesatares kombëtare.

Edhe Gjirokastra është e njohur për një kuzhinë me receta të larmishme, mirëpo gjirokastritët preferojnë që ushqimin ta shijojnë në shtëpi. Sipas të dhënave të ABF 2017 shpenzimet për restorante janë 2.9%. Edhe Elbasani ka përqindje të ulët të shpenzimeve për restorante me rreth 2.6%

Shpenzimet më të ulëta i ka qarku Kukës, me vetëm 1.1% të totalit të shpenzimeve për restorante dhe hotele.(Monitor)

 

Burimi: INSTAT

9 komente në “Zbuloni qytetin verior në Shqipëri, që shpenzon në restorante edhe më shumë se europianët. Tirana e pesta”

  1. tito says:

    shkodranet jo se jane qefllinj te medhenj. por shesin mend. prandaj ajo % (me te degjuar e kam)

  2. ela says:

    Skodra eshte fix si napoli ne te gjitha aspektet ,si kane lene gje.dhe traditat shume te mira qe kane pat i kan humb me kohe,jane kthyer ne njerez skllever te ligesise

    1. petriti says:

      Mllefi juaj ,nuk tregon asgje tjeter vecse ,stresin qe keni ne diten tuaj te perditeshme (te shkaktuar nga rrethi juaj shoqeror dhe te afermit,puna etj.) qe sigurisht nuk e shkaktojne Shkodranet , ligesine Tuaj shpirterore dhe ndoshta gjeja me e rendesishme LIRIA DIKUJT I BEN DEM,sepse nuk arrin qe ta shijoje per vete ,por perpiqet qe te ua helmoje edhe te tjereve.

  3. Dy tre restorante jane..tjerat kot…asnje rest peshku ska…krapi?! Sdi ta gatuaje si dikur…vetem Pedonalja e Kol Idromenis e fotiteka Marubi bejne xhiro…Gjynaf,me ati mrekulli natyyrore,historike,bujqesore,blegtiri,kufi….Kot jane sot.Para 44′ kushin cka te mburreshin

  4. Keta qe harxhojne me shume ankohen dhe me shume se po vdesin nga uria …..

  5. Bogonica says:

    “Krapi” i liqenit te Shkodres ne Zogaj eshte gatimi me i shijshem qe kam shijuar,kemi qene me dy te huaj aziatike,gjithsej beheshim shtate vete,te gjithe u kenaqen me cilsine e gatimit te peshkut.Kam qene edhe ne Pogradec kam shijuar edhe atje peshkun,por menyra e gatimit ne Shkoder me “peshk ne tjegull” me ka pelqyer me shume, qepa shijon sikur vjen nga lart!

  6. shpresa says:

    Shkodranet jane te paktet qe i shijojne restorantet ,shume jane pa pune e ne varferi ,perjashto familjet elitare me influence e me pushtet .Turistet ne dy vitet e fundit jane te shumte ,ato e kane mundesine ekonomike ti shijojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje