Mit’hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.
Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.
Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Mit’hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.
Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë nderimit të ngjarjeve dhe personaliteteve të kombit tonë. Gjatë këtyre tre viteve janë rehabilituar shumë prej monumenteve dhe lapidarëve në të gjithë qytetin, që ishin lënë në mëshirë të fatit.
sa turq vrau per clirimin e vatanit ki Mit’hat bej Frasheri!? ishte pyetja ime e pare dhe se dyti :cili ishte mbiemri origjinal[jo fshati Frasher] i sorrollopit nga i cili vinte ky ”trimosh” pasi flitet per ”burre shteti”,”nacionalist” etj kesisoi epitete[sipas jush] dhe eshte normale qe lexuesi te dije dicka me shume se sa emri turk Mit’hat dhe mbiemri [emri i fshatit Frasher] qe shpesh fsheh historine.
Propozojme kthimin nga Turqia te eshtrave te Hamzait dhe te varroset prane xhaxhait te tij, Gjergjit te Madh Kastriotit, ne Lezhe ? ? ? ? ?