FOTOT: Pas vendosjes së skulpturës së Helidon Xhixhos, në Zogun e Zi ndërhyrje edhe në infrastrukturën rrugore

21 Tetor 2018, 10:47Sociale TEMA
FOTOT: Pas vendosjes së skulpturës së Helidon Xhixhos, në

Rrethrrotullimi te Zogu i Zi, një prej portave hyrëse të kryeqytetit ka marrë një pamje krejtësisht të re.

Pas rehabilitimit të shatërvanëve, lulishtes, por edhe vendosjes aty të skulpturës së artistit me famë botërore Helidon Xhixha, Bashkia e Tiranës po kujdeset edhe për gjithe pjesën e infrastrukturës.

Punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Rrugëve, kanë bërë riasfaltimin e segmenteve hyrëse në rrethrrotullim të cilat më parë paraqisnin problem dhe ishin bërë një shqetësim për drejtuesit e automjeteve.

Siç shihet edhe në foto, në pjesën fundore të rrugës së “Durrësit” është rehabilituar asfalti dhe janë ndrequr të gjitha dëmtimet e rrugës ndërsa ka  vijuar puna edhe me vijëzimin për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu po punohet edhe për rivendosjen nga e para të sinjalistikës horizontale duke dhënë më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, por edhe duke i dhënë një pamje më të bukur një prej portave kryesore hyrëse në Tiranë.

Vetëm një javë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro  inauguruan në rrethrrotullimin e Zogut të Zi skulpturën “Cosmic S” të artistit shqiptar me famë botërore Helidon Xhixha i cili gjithashtu ishte i pranishëm në këtë aktivitet.

11 komente në “FOTOT: Pas vendosjes së skulpturës së Helidon Xhixhos, në Zogun e Zi ndërhyrje edhe në infrastrukturën rrugore”

  1. faro says:

    Dmth Erioni I vuri vulën rrethrrotullimit të Saliut dhe ne Tiranësit e shqiptaret mbarë, të mos mbajmë shpresë se problematika e kësaj pikë Kyçe qarkullimi, do të zgjidhet ndonjëherë!!!!

  2. lajme si ne kohen e enverit says:

    Nuk i mohon njeri punet e mira te bashkise, por mungesa e nje mbikalimi te Zogu i zi eshte nje super rrezik per kalamajte e shkollave . Problemi eshte qe asnje media nuk thote dicka qe eshte e nevojshme per njerezit, por vazhdon i ben jehone se si po riparon bashkia rrugen te zogu i zi. Mos harrojme qe rruga para gjimnazit Q.Stafa ka vetem dy muaj qe eshte asfaltuar dhe eshte shnderruar ne rruge me gropa. A ka kontroll per kto shpenzime

  3. Po ja fut pordhes lali Eri says:

    Jepi zgjidhje atije rrethrotullimi idiot, se na doli shpirti o lali ….
    Mos na bej reklama bashke me Meron.

  4. ana says:

    Tirona po rimekembet. Dukshem Bashkia po punon! Ndaj duhet pergezuar me pare se kritikuar .

  5. Obelisk i rrezikshem says:

    Helidon Xhixha si artist , nuk duhet te pranonte kurre qe vepra e tij te vendosej me nje shesh qe jo vetem eshte abuzuar nder vite duke vjedh taksat e shqiptareve, por nuk duhet te pranonte gjithashtu pasi ne ate shesh kane humbur jeten me dhjetra kembesor nga dallaveret e qeverive
    Vendosja e obeliskut nuk ka bere gje tjeter , thjesht esht eshte bere nje burim aksidentesh me shume

  6. Iliri says:

    Problemi eshte qe rreth rotullimi eshte shume problem nuk e zgjidhin problemin as skulptura as lulet.Mbase projekti i pare ishte i ekzaxhiruar por aty eshte e dommosdoshem mbikalimi.Me mire do ishte te behej nje mbikalim se te harxhoheshin para dhe problemi nuk zgjidhet.

  7. anastasi says:

    Per mua vendosja e nje skulpture tek hyrja te zogu i zi,nuk e njoh per ke behet fjale.Kjo vendosje eshte me skandaloze ne historine e tiranes dhe me qesharake
    SI nuk keni turp,per cfare duhet kjo skulptur??.Populli shqipetar ka nevoje te jete i lire te mos shtypen nga makinat,te kete pune,te kete per te ngrene e per te pire,te zhduken kriminelat,hajdutet,
    vjedhesit,zagaret e ndyre qe bredhin poshte e perpjete,keto kerkon populli dhe nuk kerkon skulptura qesharake dhe skandaloze.Kulmi eshte se personi ne fjale me fame boterore (me fame muti ) ishte prezent.Pika u rente ne koke dhe ne mendjen tuaj injorante.Hiqeni ate pacaure statuj o injorantet e shekullit

  8. Soni says:

    Leke te shpeznuara kot fare por mos thene qe duhet mbajtur pergjwgjesi per investime te gabuara. Duhet mbi/nen kalim o LALI ERIIIIIIII. E beri Sala kete gabim-inati po e beni dhe ju
    Kush e mban pergjegjesine per leket e shpenzuara kot?!

  9. Arifi says:

    O caci qenke rend fare!

  10. Lani says:

    Per te kaluar nga njera ane e rruges ne anen tjeter oer kembesoret ai rrethrrotullim eshte sh.i rrezikshem.Duhet ta zgjidhnin kete problem mbase me ndonje nenkalim per kembesoret.

  11. HQ-18 says:

    Po këta thonë ‘ hë vari trastën popullit , se populli nuk shikon, dëgjon apo mban mend se çfarë kemi thënë dhe çfarë jemi duke bërë’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje