Trafiku, ose sa e vështirë të jesh qytetar i thjeshtë në Tiranë!

20 Tetor 2018, 11:06Sociale TEMA

Nga Klementin Mile

Bëra një eksperiment: nuk ndoqa asnjë edicion lajmesh dhe asnjë emision të tipit debat këtë javë. Po ashtu, i shmanga vizitat në rrjetet sociale dhe bisedat me njerëz që mund të më informonin për ngjarjet e rëndësishme që kishin ndodhur në vend. Vendosa, pra, t’i shmang të gjitha strukturat dhe aktorët që vendosin çka përbën ngjarje e që, rrjedhimisht, meriton të përcillet si lajm. Bëra atë që rekomandonte Adorno, filozof i shquar i Shkollës së Frankfurtit, te vepra e tij “Minima Moralia” – i shmanga dogmat dhe u afrova pranë gjërave konkrete të jetës, për t’i përjetuar direkt, pa udhëzim, teorizim dhe manipulim prej ndonjë autoriteti. Në këtë mënyrë, po të shprehem me termat e Adornos, iu largova dogmata-s dhe preka pragmata-n.

Bëra atë që mendoj se, herë pas here, duhet ta bëjë çdo qytetar i thjeshtë: të largohet nga ndikimi i mediave, politikanëve dhe opinionbërësve që vendosin agjendën e çështjeve me rëndësi publike dhe të zbulojë vetë, në bazë të përvojës pragmatike me gjërat e realitetit të përditshëm, se cilat janë problemet reale. Ky eksperiment më ndihmoi të kuptoj që për mua, si banor i qytetit të Tiranës, problemi kryesor është ai që thuajse nuk përmendet fare në media: trafiku.

Fakti që kryetari i bashkisë, Veliaj, e konsideron normal trafikun në kryeqytet dhe e paralelizon Tiranën me Tokion dhe Nju Jorkun, nuk më ndihmon aspak që të arrij në orarin e duhur në punë. Kam një abone autobusi të cilën nuk po arrij ta përdor as në mëngjes, kur shkoj në punë, as mbasdite, kur vij nga puna. Kam provuar të eci, si këmbësor, dhe kam vënë re që shpejtësia ime është më e madhe se ajo e autobusave dhe makinave, pa harxhuar asnjë pikë karburant. Kam vënë re gjithashtu se nuk mund të krahasohem me biçiklistët, të cilët duket të jenë të vetmit, edhe pse shumë të paktë në numër, që nuk i shqetëson trafiku. Ata madje po mrekullohen prej bojës së derdhur gjithandej nëpër rrugët e kryeqytetit, duke i krijuar hapësira e korsi një minoriteti absolut, aq sa do i kishte zili çdo liberal-demokrat.

Ndërsa eci çdo ditë për të shkuar në punë dhe lë pas autobusa e mjete të tjera, më shkon mendja te dy kategori mjetesh të ndryshme që ofrojnë shërbim në kryeqytet: taksitë dhe ambulancat. Kam patur rastin t’i provoj të dyja në kushtet e trafikut të Tiranës. Për fat të mirë, fakti që ambulanca u vonua 20 minuta gjatë rrugës për të arritur në destinacion, nuk rezultoi me pasoja fatale për shëndetin. Sa për taksitë, kuptova që kisha paguar kot gjithë ato para, pasi në këmbë do kisha arritur më shpejt.

Është e vështirë të jesh qytetar i zakonshëm në kryeqytetin e sotëm të qeverisur nga Veliaj, i cili fillimisht duhet ta pranojë si problem trafikun e Tiranës, që pastaj të shpresojmë se do mundohet ta zgjidhë. Në vend të zgjidhjes, pres të më shfaqet para syve tek eci ndonjë polic bashkie me biçikletë. I këndshëm, fotozhenik dhe aspak efektiv. Dhe pastaj do të më kujtohen fjalët e liderit të dikurshëm të Partisë Laburiste angleze, Neil Kinnock, që paralajmëroi anglezët se ç’do të ndodhte po t’i jepnin votën Margaret Thatcherit: “Po fitoi Margaret Thatcher të enjten, ju paralajmëroj të mos jeni të zakonshëm. Ju paralajmëroj të mos jeni të rinj. Ju paralajmëroj të mos sëmureni. Dhe ju paralajmëroj të mos moshoheni”.(MAPO)

14 komente në “Trafiku, ose sa e vështirë të jesh qytetar i thjeshtë në Tiranë!”

  1. Kallaman says:

    Pse tashi e kuptove ti?
    Shqiptart kan dekada qr rrojn si n luft ne ate trafik,dhe si derrat n lluc llapaqiten me makinat e tyre qe tymosin si lokomotivst e kohes s Darwinit.,duke u zon me njeri tjetrin si pulastrena duke ja marr frymen shoshoqit.
    Qsrkullimi rrugor per shtetin esht si wsrkullimi gjakut per njeriun.
    N shqipni njeriut i jan blloku e çapaly damaret.
    Kemi trompoza dhe hemorragji cerebrale te pacjentit shqiptar,ktij te smuri shekullor n histori.
    Doktorri amerikan qe e la mar persiper kte pacjent po fillon me u lodh nga mbingarkesa qe i jep pacjenti.
    Stafi mbeshtetes europjan esht i percar nga medyshjet se a ja del apo jo pacjenti çud qe t sherohet.
    Qent e plenave mbrapa spitalit shtetnor t tiranes presin mbeturinat e nji kufome te rradhes per ushqim.

  2. Tarrasi says:

    Veliaj jo vetem qe nuk e zgjidh problemin e trafikut, por “zgjidhjet” e tija trendy e kane perkeqesur trafikun.
    Pastaj ai e ka thene vete : une kam nje ender “qe te pasurit te udhetojne me autobuz”. Natyrisht qe pronari i autobuzit te jete ….vete Veliaj.
    Edhe shoku Enver do ta kishte zili kete sjellje perverse me qytetaret.

  3. Ladi says:

    Goxha prrale e bukur per te gjithe ata qe nuk rrojn ne Tirone.
    Fiks shkrim kazani ose gjelle qensh.

  4. Che Guevara says:

    Llogjika e bllokimit te Sheshit Skenderbej gjoja vetem per kembesoret eshte sa idiote aq edhe poshteruese nga Rama dhe Veliaj!
    Jam i bindur se e gjithe kjo nkatrahure u be per te ndertuar parkingun poshte tij,aq sa edhe sheshi u be kupole,qe pronari i parkungut te mos germonte me shume,pra te kishte me shume fitim!
    Mire qe kembesoret paskan fituar nga ky shesh (sipas Tames dhe Veliajt),por a nuk e shohin keta derdimene se keta kembesore jane njekohesisht edhe pasagjere te urbaneve,te autoveturave,te taksive etj,qe do duhet t’i bien perqark ketij sheshi te ndaluar per gati 30 minuta deri sa te kalojne matane?
    Mire per qejf te kembesoreve,u erdhi ne ndihme sheshi,por a nuk jane qytetare edhe ata qe do t’u duhen te shkojne me urgjence ne spitale dhe autoambulanca do duhet 30-40 minuta vetem per t’i ardhur perqark ketij sheshi fallco?
    Ne fund cfare fituan qytetaret e Tiranes nga bllokimi i ketij sheshi dhe cfare humben?
    A nuk do ishte me mire,qe qeveria dhe Bashjkia te kishin menduar nje zgjidhje afat gjate dhe te plote per trafikun ne kryeqytet,qe sot eshte me po ato rruge qe ka qene edhe para 70 vjetesh kur levizte ndonbje makine e vetme buke apo qumeshti?
    A nuk do ishte me mire qe nga Kombinati ne Kinostudio dhe rreth unazes te ndertohej METRO,ose ne gjithe gjatesine e kesaj rruge te ndertohej nje rruge tjeter mbi kolona,sic qarkullojne edhe trenat ne mes te New Yorkut?
    Doemos qe per keto gjera nuk mund te mendojne Rama dhe Veliaj,se do te mendojne me mire per 4 vitet e karriges se tyre se sa per popullin!

    1. dashamires says:

      O revolucionar qe mbajtke dhe nje emer te madh! Fjalet mund ti perdoresh si te duash Mund te thuash RRUSH por mund te thuash dhe SHURR. E kupton bajat? Po te shikosh keto dy vitet e fundit, ne vendet europiane u bllokuan te gjitha qendrat e qyteteve dhe u sajuan per kembesor. Shiko qendren e e Europes dhe plasi syte se ç’eshte bere e po behet. Jeni bere kaq njerez banale sa tregon nivelin prej idiotesh dhe injorantesh qe jeni. Pa lere; dilni dhe ketu e kepusni broçkulla se kujtoni se u a hodhet atyre hallexhijve ne Tirane! Pika qe s’u bie. Dilni, dilni e shikoni se u kthyet ne bageti te pa zbutura.

  5. Taras Bulba says:

    Bravo Ladi ashtu eshte shkrim kazani ,kisha nja 4 vjet oa ardhe ne Tirane kohen me te madha e bera me autobuz dhe me thene te drejten ishte nje sherbim i mire ne kohe e me kondicioner ,udhetova ne dhume linja mu deshe me hyp edhe autobuzit te Kamzes si vajtje dhe ardhje autobuzat ishin pa kondicioner,habitem me kete qe na paska bere nje roman ,ti e paske zgjidh vajtjen ne pune vazhdo me kembe se shkon me shpejte se qeke si Kudbiu per Tironsit qe e kan pas njohur,dhe ty mor zotni beje shkrimin me mende e tua e mis bito nje shkrim te gatshem te mare ne SHQUP

  6. H says:

    Perse shqiperia eshte kaq pjellore me debila ?

  7. Kallaman Llakatran taraskan says:

    Sheshi skenderbej duhej te behej nje nenkalim nentoksor gjigand qe do lidhte trafikun nga gjith drejtimet nentok,kombinat- kinostudjo,rrug durrsi -rrug elbasoni,universitet-maternitet,dhe kombinimet e tyre.
    S do kishte me problem trafiku.
    Xgjidhje perfekte perfundimtare.
    Po kush do ta bej kte,shqiptarqiqst!?
    Ata jan vec me gjet zgjidhjen me t keqe t mundur.

  8. dashamires says:

    Na lodhe me spjegimin tend o gazepar. Po te kishin punuar te gjithe si ka punuar Veliaj, a mund te na thuash se si do te ishe ti sot? Kete s’na e thé, per te tjerat kot qe i thé.

    1. Bato says:

      Te jesh dashamires nuk do te thote te jesh sylesh. S’dua te jem mihilist e te them qe asgje nuk ka bere Veliaj. Por dyshoj qe shume nga punet e tij jane mashtrim pwr tw prokuruar fonde publike dhe perfituar persobalisht ai dhe oborri. Si e shpjegon ti faktin qe sa edhi ne krye te bashkise pa twnderim preku rrugen nga zogu i zi tek rrethrrotullimi shqiponja dhe e katranosi trafikun duke vene 4 semafore, dhe zgjeruar rrugen e urbaneve qe ne fund duhet te nderprese nje korsi tjeter pee tu futur ne rruge.bllokoi dhe kthimin majtas te kryqezimi i laprakes per ta nxjerre jashte perdorimi kete rruge pee nje lagjw te madhe qe eshte tek ish fusha e aviacionit. Rishtroi nje pjese te madhe te unazes por qellimi nuk u morr vesh pasi ne fund te fundit shtresa e afaltit nuk qe aq keq, ndersa hoqi parkimin ases rruges dhe korsine e bicikletave e ngriti ne trotuar duke ua marre hapesiren kembesoreve.. Jane ahtuar rruget e bixikletave ne me nje luks te tepriur per kushtet e rrugeve tona. A do jete kembesori prioritar apo bicikleta. Une ai perdorues i rregullt i makines paguaj taksa per qarkullimin. Po ciklisti a duhet. Rruga e kavajes katastrofe. Kembesori nuk di ku te kaloje nga punimet qe behen ne trotuar shw hapen nga tre here. Te trotuari ne mes iu eshte dedikuar ciklisteve te cilet te bejne karshillek dhe iu bien sileve dhe shajne pse u kemi zene rrugen. Rruge te nisura dhe te pa bitisura per me shumw se nje vit gjithandej ne Tirane. Kjo eshte puna marramendese e Veliajt. Ah dhe e dunsit…tani qe u be baba e kuptoi qe karroca e femijve nuk ka nga kalon ne trotuaret e Tiranes.

  9. Lani says:

    Metroja do ta zgjidhte problemin e qarkullimit ne Tirane.

    1. dashamires says:

      A, po metroja zgjidhte perfundimisht problemin dhe nje gje tjeter si ne disa vende me trafik te renduar: Behet ndalim qarkullimit te makinave ma targa çifte apo teke ne dite te caktuara. KJo behet nga halli, por te perdoren edhe dy, tre e kater makina per familje edhe kjo nuk eshte e drejte.

  10. Labi says:

    Trafiku ne Tirane behet ne radhe te pare nga shoferet qe nuk njohin dhe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit, pastaj nga policia e cila nuk i njeh dhe si pasoje nuk ndeshkon ne rast shkelje, dhe e treta Tirana qe kur e drejton Veliaj ka shume foto me ngjyra dhe reklame, por ka humbur funksionin praktik, nje nga arsyet eshte se sot ligjin ne Tirane e bejne dashnoret e njerit apo tjetrit oligark, aq sa dhe ngjyrat qe do perdoren ne fasade vendosen ne dhomat e hoteleve ne periferi te Tiranes.

  11. Nsdnn says:

    Me kot qahet Dr Klementini, pasi shtepine e ka 20 minuta larg nga puna. Madje, 20 minuta duke marre parasysh ecjen e qete dhe mendimtare qe ka nje filozof, sepse njerez qe jane jo shume te qete arrijne edhe per 13 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje