Transforimi që ka pësuar kryeqyteti shqiptar në këto tre vite po vlerësohet edhe nga personalitetet e politikës italiane dhe asaj europiane.
Gjatë takimit që pati me Kryebashkiakun Erion Veliaj, ish-ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini, evidentoi ndryshimet që ka pësuar Tirana në një kohë të shkurtër dhe i kërkoi që nëse do të ishte e mudnur të bëhej edhe kryebashkiak i Romës, duke nënvizuar se kryeqyteti Italian ka probleme të mëdha me infrastrukturën.
“Kam qenë këtu për herë të fundit në 2013, dhe u riktheva sot, dhe gjeta një qytet më të bukur, më të pastër, dhe mbi të gjitha rrugë të mrekullueshme që duhet t’i kemi edhe në Romë, ku fatkeqësisht ka shumë gropa. Kështu që, kryebashkiak eja edhe në Romë dhe të na tregosh si bëhen mirë këto punë”, u shpreh Fratini.
Kjo ka suprrizuar jo pak Veliajn, i cili ia ktheu me batutë: “Në një tjetër jetë po”.
Ajo që bie në sy është se ndonëse Frattini njihet për miqësinë dhe lidhjen e tij të ngushtë me Lulzim Bashën, duke qenë se të dy janë të djathtë dhe kanë qenë ish-ministra të Jashtëm të shteteve të tyre në të njëjtën periudhë, nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin për transformimin e madh që ka pësuar Tirana në 3 vitet e fundit, që përkojnë me mandatin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Franco Frattini, ish ministri italian i Punëve të Jashtme të Italisë, e kishte vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2013, kur edhe mori titullin “Qytetar Nderi”, në kohën kur qyteti drejtohej nga Lulzim Basha dhe qeveria nga Sali Berisha.
Po Frattini nuk ka gje ne dore. Po te ishte Musolini, po mund te behej. Tall bythen Priftuci. Dhe kjo, bythtallja, perben lajm!!! Lajmi i fundit: Te gjithe njerezit e botes jane me origjine shqiptare.
Mire e ke ti zotni mereni kete kelyshin vogel komunist jepni 30 perqind per cdo investim qe do kryej ne rome edhe ne rregull jeni merni edje kelyshin e madh ramen se ai do 50 perqind te investimeve se eshte orator i madh ai si babai i tij shpirteror e italia shkon nga eu ne mongoli te erdogani . Eshte vertet per te qeshur por edhe per te qare qe degjon mjerez te tille qe per interesa te ngushta per ndonje bisnes sigurt hedhin shashka te tilla o fratin i korruptuari lere shqipen ne rrugen e vet drejt mongolise se ashtu po perseritet historia 500 vjet i kishim ti provojm edhe 500 te tjera pastaj folim hajde tung posht komunistet e kelyshet e tyre rrofte demokracia ne eu e usa
Ty te shkon per shtat Mongolia e Sali Berishes qe beri katastrofen e 97-tes; Te Gerdecit; Te grushtit te shtetit etj.Perpjekjet qe bejne njerezit per te bere dicka te mire do ti nxirrni nofka.Le ta besokemi qe Fratini paska ardhe per biznes megjithese nuk e ka Lulin ne pushtet ,cfare do lavderonte ?Rrugen e Kombit qe ”beri”LULI me qindra dredha sepse kurseu URAT ????
Mos na merr hisen e diellit
Yllin, që po bën Epokën
errësirë do mbesë Tirana
merr po deshe Nardi Ndokën.
.
Mos na merrni Lali Erin
të ndriçojë ca mbi Tiranë
kur të lërë Edi pushtetin
Lali do ndriçojë Vatanë.
.
Mos na merrni Lali Erin
kur të na ndriçojë Vatanë
jua japëm ne ca vite
t’a ndriçojë tërë Dynjanë!
Po Ajolen po na e le neve?
Ajola e ka burrin e vet ,
por motren tate do ta mbajm si Dashnoren e kolektive te Partis
Merreni lal Erin qe te rrenoje Romen,se ketu ju shikoni vetem qendren dhe rrugicat lidhur me ate,se po te hyni neper lagjet e brendeshme do shikoni Bombejin!
Bjereni Fratinin ne Yzberisht,qe te lemeriset dhe te ike me duart ne koke!
Yzberishi eshte Aushvici i Veliajt!
Mallkuar qofsh o Veliaj bashke me Ramen!
PO KU MA GJEN. NJE HAJDUT ME PAK.
Mos e merrni sarkazmen e Fratinit per kompliment.