Dosja "Vol-Vo 4", Fatos Lubonja: Dua të di se kush është "xhuxhi", kemi të bëjmë me kapje me presh në duar

24 Tetor 2018, 17:32Politika TEMA

Fatos Lubonja ka komentuar mega-operacionin e shtrirë në 12 qarqe të vendit që solli arrestimin e 34 personave, mes tyre edhe dy ish-deputetë të PS.

I ftuar në ‘News24’ analisti tha se prokuroria duhet të hetojë se kush është ‘Xhuxhi’ që përmendet në këtë dosje.

Lubonja nxjerr përfundimin se kemi të bëjmë “me kapje me presh në duar”. 

 “Në gjithë këtë zallamahi siç thotë populli, këtu nuk ka asnjë entuziazëm.

Mendoj se mjafton që ti bëjë vetes dhe juve një pyetje për të kuptuar nëse kemi të bëjmë këtu me një dëshirë për të çmontuar krimin me politikën. Dosja e fundit e tregoi qarrtë lidhjen e krimit me politikën.

Do ta mbuloj prokuroria apo do t’i shkojë deri në fund. mesa pash unë aty tek përgjimet na përdoret një pseudonim ‘Xhuxi’ që qenka një punonjës administratë, ça thonë se qenka Vangjush Dako, që për mua s’ka rëndësi.

Ai bënte pazare për punë. Ky hetim qenka për gati dy vjet. Ore cili është ‘xhuxhi’?

Ta kapin ‘Xhuxhin’. Kusho qoftë ky , dako apo kushdo tjetër, detyrë e prokurorisë është që ta kapin. Ne se dimë se kush është ‘Xhuxhi’, ne duam ta kapin. Një ‘Xhuxhi’ qenka në një zyrë, dhe deri tani nuk bëjnë asgjë.

Po ashtu Lubonja theksoi se edhe këtë herë, siç ndodhi në rastin ‘Tahiri’, ndërkombëtarët ‘kapën me presh ndër duar prokurorinë shqiptare’.

“Nga mënyra se si flasin ata duket se e kanë dokumentin, por se thonë (opozita për akuzat ndaj Dakos). Unë di që aty ka një ‘xhuxhi’ dua ta di se kush është ai, pasi ai po bashkëpunon me kriminelë. njerëzit e dinë se s’kanë nevojë për këto dosje. Të gjithë i dinë ato pronat se ku i kanë

. Mjafton të shohësh se nga i bënë këto prona, këto hotele dhe të mendosh se nga i gjetën paratë. Gjykimi im është se siç ishte dhe rasti ‘Tahiri’ këtu kemi të bëjmë me kapje me presh në duart nga ndërkombëtarët. 

Kur kapesh me presh në duart, duhet ta lehtësisht këto që ke bërë. Ndaj lehtësimi është; arrestimi i peshqve të vegjël dhe lënia e të mëdhenjve jashtë”, tha ai.(TemA)

5 komente në “Dosja “Vol-Vo 4”, Fatos Lubonja: Dua të di se kush është “xhuxhi”, kemi të bëjmë me kapje me presh në duar”

  1. Gjon says:

    Xhuxhi asht Edvini. Bravo tos bathorja

    1. Tung says:

      Xhuxhi eshte yt ate dhe Gjon Markagjonet qe komentojne ne favor te krimit. Pftuu Edhe kur futen 300 veta ne burg ju prape kapeni pas njerit qe shpikni se na qenka ‘xhuxhi’. Ta them une pergjgjen: Xhuxhi eshte nje tullac, qorr me syze gjarpri, mjekrosh, dhe burgaxhi qe ka punuar me Agon Channel, punonte per mafiozin Beccheti. Besoj se nuk ka nevoje per me shume shpjegime. Oj keta sulmojne ke i do bytha duke permendur Dakon e varfer nga mengjesi deri ne darke me rrena. E bene te varfrin Dako kriminel kur jane vete koke e kembe kriminele.

  2. kola says:

    foli dhe Lubonja.

  3. Pa vlere says:

    Ha ha ha, ky Tosi te kenoq fare!
    Eshte I modh, per zotin! ????

  4. lloqe lloqe says:

    foli apo nuk foli Lubonja – kjo nuk e ndryshon pyetjen e lene pa pergjigje: Kush eshte xhuxhi?
    Per ju qe nuk e kuptoni rendesine e pyetjes po merreni me numra hajdutesh 30 apo 300. Ne pergjim thuhet xhuxhi ne administrate. Do te thote qe aksioni kunder korrupsionit mafioz ne administrate/shtet eshte ai qe na shqeteson.
    rrugacet, hajdutet, gangsteret, kriminelet jane shume shqetesues, por te paret qe duhen arestuar jane MAFIOZET ne politike e qeveri/administrate. Mua me bezdis me shume nje minister qe vjedh e deformon interesat e mia sesa nje halabak e gangster i botes kriminale. Ministri i korruptuar i ul cilesine e jetes te gjitheve prandaj duhet kapur i pari.
    Lejeni debatin emocional se e tha Lubnja apo u arrestuan 300 rrugace. Mendoni per cilesine e jetes tuaj dhe kerkoni te KAPET MINISTRI, KYREMINISTRI, DEPUTETI, DIPLLOMATI kur jane korruptiv se ata ju bejne te jetoni pa uje te pishem, pa shkolla moderne, pa spitale e sherbime moderne. SHqiperia mbas 30 vjeteve e hapur nuk duhej te diskutonte cilesite baze te jetes moderne. Shqiperia eshte vend i botes se trete dhe per kete e kane fajin xhxuxhet ne administrate jo drogaxhite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje