Sociologu i njohur: Shqiptarët janë shoqëri qejflinjsh, martohen sa për të kryer marrëdhënie

24 Tetor 2018, 17:17Sociale TEMA

Në këtë episod të ri emisioni “Fol me psikologen” me autore, psikologen Ervisa Lula ka trajtuar raportin mes martesës dhe seksit.

Të ftuarit këtë herë kanë qenë dy personazhe mjaft të njohura, sociologu Gëzim Tushi dhe gazetarja Zhaklin Lekatari e cila ka edhe një blog të vetin ku flet për seksin.

Sipas profesorit Tushi në shoqërinë tonë ka ende njerëz të cilët futen në martesë për të patur aktivitet seksual, një sjellje shumë e gabuar pasi martesa nuk është një parajsë seksuale.

Sipas tij seksi nuk duhet parë si një gjë periferike, përkundrazi kultura seksuale është komponent shumë i rëndësishëm i kulturës njerëzore.

Të ftuarit ndanë të njëjtin mendim se në shoqërinë shqiptare duhet të përmirësohet kjo lloj kulture në martesë dhe jashtë saj, duhet të jemi në gjendje të komunikojmë, të kuptojmë nevojat e partnerit, ta vlerësojmë atë dhe të përmirësojmë higjienën seksuale.

Të ftuarit janë ndalur tek natyra poligame e qenies humane, e burrave dhe e grave, duke theksuar në këtë pikë se sociologët e konsiderojnë këtë shoqëri si shoqëria e qejfit.

Gazetarja Lekatari është shprehur se vajzat dhe gratë nuk e njohin trupin e tyre dhe si rrjedhim nuk dinë çfarë të kërkojnë tek partneri dhe nuk dinë çfarë ju jep kënaqësi.

Një tjetër fenomen i diskutuar gjatë bisedës është thyerja e kontratës martesore apo tradhtia e thënë ndryshe dhe ndikimi i përbindshëm i demonit para.

3 komente në “Sociologu i njohur: Shqiptarët janë shoqëri qejflinjsh, martohen sa për të kryer marrëdhënie”

  1. Anarko-Sindikalisti says:

    Hajde qejf hajde!
    Çift interesant!

    Profesori kur e nxori
    Zhaklina ne goje ja mori

  2. Gora says:

    Po mire keta ne rrobe me njerzit flene qe nxjerrin Ito konkluzione apo e ngatrojne me veten e tyre,

  3. Brek_exit says:

    E Kam degjuar kte injorant here te tjera.
    Dhe Kurt krahasoj me perendimore duket nje idiot I gafurrur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje