Iniciativa e qeverisë “Rama” për të mbyllur pikat e basteve dhe sistemuar lojërat e fatit ka “turbulluar” jetën politike në vend.
Deputeti Ervin Bushati tha në TCH se synimi i tij është dekurajimi i kësaj industrie, si dhe menaxhimi sa më i mirë i saj.
“Qytetarët na kanë mbështetur për të dekurajuar ekonominë e vesit të lojërave të fatit. Kemi marrë si standard ligjin në Gjermani e Francë. Kjo nuk do të thotë monopolizim.
Por kjo do të thotë që shteti të jetë i kujdesshëm. Do të kalojë në histori si një prej reformave më të madha në Shqipëri.
Sot kam paraqitur një amendim tjetër që kërkojmë që akomodimi i tyre të jetë të hotelet me 5 yje të certifikuara nga brendet ndërkombëtare”, u shpreh Bushati, teksa thekson se do të ketë edhe qendra rehabilitimi për personat që do të krijojnë varësi.
Më tej ai sqaroi edhe disa masa që mund të merren në vijëmisë të këtij pr/ligji: “Pikat e lojërave të fatit do të jenë shumë më të pakta.
Nëse dikujt do i shkojë ndërmend që të hapë një pikë bastesh ilegale, në disa vende të botës dënohen me 10 vite burg. Nuk do të lejohen as lojërat online që janë në shumë vende të botës, por që s’ka një seli në Tiranë”, shprehet Bushati. (TemA)
Esht nje shprehje popullore, fati esht ne doren tende. Me kete ligj duhet ndryshuar, fati esht ne doren e qeveris