Çudirat e motit në Shqipëri: Sot e nesër temperatura deri në 0 gradë, fundjava për plazh

24 Tetor 2018, 09:14Sociale TEMA

Dita e sotme do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.

Sipas Meteoalb, rënia më e ndjeshme do të jetë gjatë së enjtes në mëngjes, ku temperaturat priten të jenë edhe zero gradë.

Por, për ata që kanë bërë plane për fundjavë nuk duhet të shqetësohen, pasi parashikimet flasin për rritje sërish të temperaturave.

“Të premten dhe në vijim duke përfshirë edhe të dielën, temperaturat rriten ndjeshëm, duke shënuar maksimumin mbi 27 gradë celsuis”, thuhet në parashikimin e Meteoalb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje