Fati i Teatrit Kombëtar: Kuvendi merr në shyrtim dekretin e presidentit Meta

24 Tetor 2018, 16:17Sociale TEMA

Mazhoranca do të shqyrtojë në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta lidhur me Teatrin Kombëtar.

Mbledhjen e lajmëroi kreu i Komisionit socialisti Eduard Shalsi ku mësohet se shumica socialiste do ta rrëzojë dekretin presidencial, duke i hapur rrugë më pas nisjes së procesit për ndërtimin e godinës së re.

Ende nuk ka informacion nëse opozita do të jetë pjesë e mbledhjes së komisionit parlamentar, kur do të shqyrtohet dekreti presidencial.

Në dekretin e datës 11 tetor, Presidenti i Republikës Meta, ktheu për herë të dytë në Parlament ligjin për teatrin. Në dekretin presidencial theksohej se ligji i ri nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara më parë.

Kreu i Shtetit nënvizoi se në ligj, me gjithë ndryshimet e bëra nuk garantohet barazia e subjekteve private në ndërtimin e teatrit.

Po ashtu, Presidenti vlerësonte se veprimtaria e Kuvendit, ishte e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura në dekretin e tij të parë për të njëjtën çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje