Unë, Sali Berisha dhe Carlo Bollino

24 Tetor 2018, 09:13Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Prej disa ditësh Carlo Bolino ka rinisur një seri sulmesh personale në adresën time, duke u munduar që ti kamuflojë ato, në emër të shqetësimit se unë nuk po e mbroj Partinë Socialiste, aq sa do të donte ai! Them ka rinisur, sepse gjeneza e sulmeve të tij ndaj Alfred Pezës i ka rrënjët herët. Shumë herët. Këtu e mbi dhjetë vjet më parë e për tu rikthyer sërisht në dy vitet e fundit, kur ai dhe bashkëshortja e tij Alba Malltezi, vunë gjithë bateritë e tyre private dhe mediatike, kundër meje dhe familjes time. Këto sulme po përsëriten edhe tani, sepse me sa duket, heshtjen dhe injorimin që unë i kam bërë deri më sot, me sa duket i ka marë për dobësi.

Sulmi më i fundit i tij ndaj meje, paska marë shkas nga emisioni i Eni Vasilit në Top Channel, ku unë paskam bërë krimin e rëndë jo vetëm politik, se i paskam bërë si dhuratë Sali Berishës, librin tim “Sarah”.

Së pari, sipas filozofisë së Paketës Antishpifje, më duhet të të hedh në gjyq e ti çoj paratë e fituara më pas, në fondin antishpifje për koshptet dhe shkollat e fëmijëve të Shqipërisë. Qoftë edhe sepse ke thënë se unë “dhuratën” ia kam bërë pas emisionit. E vërteta është se kjo gjë ka ndodhur dy orë më herët, përpara fillimit të emisionit. Në prani të publikut, kolegëve, fotografëve dhe kamerave. Kështu që këtu nuk ka asgjë për të fshehur, Carlo meqë e ke shkruar këtë gjë me zellin e dikujt që paska zbuluar sot në shekullin e XXI, sërisht Amerikën.

Së dyti, libri im ka mbi një vit që ka dale në treg, e për rrjedhojë që të qetësohesh ti dhe ca të tjerë si ti, paskam të paktën mbi një vit që nuk paskam komunikuar me ish Kryeministrin dhe ish Kryetarin e PD. Të cilin e kam patur nja 20-30 herë të paktën të ftuar nëpër emisionet e mia, kur isha gazetar televiziv dhe shkëmbehesha me të çdo të enjte në sallën e Parlamentit, për 4 vjet të tjera, si kolegë deputetë.

Së treti, që të qetësohesh fare, fare ti Carlo këtë libër ia kam dhuruar që në ditët e para të publikimit të tij, Edi Ramës në zyrën e Kryeministrit, por edhe Kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi sërish në zyrën e tij. Presidentit të Republikës Ilir Meta, ia dhurova kur më erdhi si një nga lexuesit e shumtë, në stendën e “UET Press”, Nëntorin e kaluar në Panairin e Librit, në Tiranë. Nëse do kaloje edhe ti ose Alba, ose të dy që mos ju ngatërroja si Ylli Rakipi dikur tek Rogneri, të jeni të sigurtë që do ua dhuroja, siç ia kam dhuruar disa politikanëve të tjerë të lartë, të të gjitha kahjeve politike në Shqipëri, por edhe shumë gazetarëve e botuesve. Gjithësesi, ta rekomandoj që talexosh edhe ti, ndoshta mund të kesh edhe një arësye më tepër se të tjerët për këtë(?!)

E bëj xhestin e dhurimit të librit Carlo, sepse unë vetë ende gëzohem si fëmijë kur më dhurojnë një të tillë, e në këtë mënyrë besoj se përçoj tek të tjerët, të njëjtën ndjesi me atë që përjetoj edhe vetë. Por, me sa duket fëmijëria dhe jeta ime në Shqipëri, është krejt e ndryshme nga jotja në Italinë e Jugut, ndaj nuk ke se si ta kuptosh, ndaj edhe habitesh sot kaq shumë për këtë me sa duket.

E vërteta është se si sulmet e tua të fundit ndaj Alfred Pezës si sekretar për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS sot dhe ato ndaj Alfred Pezës si ish deputet në dy vitet e fundit, i kanë rrënjët tek një plagë të vjetër. Me sa duket e pangushëllueshme. Përderisa mëria ka marë përmasat proverbial, sa epike aq edhe qesharake, që zgjat e zgjat, prej 10-12 vjetësh. Për këtë po, e meriton plotësisht me sa kuptohet, që të cilësohesh “një shqiptar i mirë”. Sepse kemi njohur shumë perendimorë që erdhën në Shqipërinë post komuniste për të na oksidentalizuar nga pak dhe ikën të orientalizuar, me sukses të plotë.

Le tia themi njerëzve të vërtetën e thjeshtë që e dime veç unë e ti. Arësyeja e mërisë tënde, e ka fillesën ndoshta, në themelimin nga ana ime të Televizionit Informativ “Ora News”, atëherë kur televizioni që drejtoje ti “News 24”, ishte siç thoshte Babaramo: “CNN” shqiptar. E vërteta është se atëherë, të gjithë e mbanin të ndezur televiziorin, veç në atë ekran; Në zyrat e qeverisë, të shtetit, pushtetit, bizneseve private, nëpër lokale e shtëpi. Konkurenca që të bëri “Ora News”, më sa duket dikujt ja prishi keq këtë pozitë kaq të privilegjuar publike dhe ëndrrën berluskioninane në Shqipëri. Duke bërë që ti ulen aq shumë kuotat e shikueshmërisë por edhe vlera e televizionit në treg, sa u detyrua të shitej. Duhet të jetë dhimbje e madhe për një që dikur ishte “like a boss” në një televizion, e tani është i detyruar që të dalë aty, kur ti bie radha që ta ftojnë, si… një analist i pavarur!

Carlo, e vetmja vështirësi që kam në komunikimin tënd, është se unë nuk di si të të drejtohem në fakt. Të të drejtohem si shqiptar, ti je edhe Italian. Të të drejtohem si koleg, më duhet të pyes njëherë më parë në zyrën e organizimit, nëse e ke marë teserën e anëtarit të Partisë Socialiste meqë këto kohë kemi edhe fushatën e pranimeve të reja në parti. Të të drejtohem si gazetar, me rezulton se je botues e pronar mediash. Të të drejtohem si analist, me rezulton bashkë me Albën, biznesmen. Njeriu i shkretë në këto kushte bëhet lëmsh dhe nuk di se kujt ti drejtohet në fakt: 20 përqindishit si botues, pronar, gazetar e analist. Apo 80 përqindshit tjetër si biznesmen.

Meqë kishe merak një pyetje që unë nuk i paskërkëshëm bërë Berishës gjatë emisionit tek Eni Vasili, i cili është bërë edhe shkaku i rinisjes së luftës së fundit ndaj meje (Alpenews.al që unë drejtoj paska ribotuar një status të tij në fb, ku përmendej emri yt pas arrestimit të një ish botuesit tënd në Pulia), po të bëj edhe unë një pyetje: A është bashkëshortja juaj Alba Malltezi, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe Eva Doçin si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli? A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore? A është “Superba S.R.L” aksionere edhe në “Everest Oil” e cila ka për administrator ish kandidatin për kryetar Bashkie dhe ish drejtorin e KESH-it të Sali Berishës, Gjergj Bojaxhiun?

Kaq për sot.

51 komente në “Unë, Sali Berisha dhe Carlo Bollino”

  1. Alda says:

    Aman Karlo ngeli duke marr fonde dhe duke urdheruar femije e delegacione te shkojne me zor te Bunkart. Tmerrrr

    1. Karloqi says:

      Po si mos te beje Carlo si dijetar kur i jep ministria e Kultures tendera dhe leke ne menyre te kundraligjshme qe ia gjeti dhe KLSH te gjitha gabimet, ca te thote ai

    2. olti says:

      hahahahaha po pse tani e more vesh pse i ben presion njerezve

      1. Disi says:

        Flet carlo qe ka marr leket sa nga nje pushtet dhe tjetri nderkohe qe ky tjetri ka luftuar deri ne fund kunder saliut
        http://dritare.net/video-alfred-peza-rrefehet-si-me-rrembyen-ne-97-en-dhe-cfare-me-shpetoi/

    3. Edra says:

      hahahahahah na doli qarlo me socialist se Fred Peza tai hahahah

  2. Tefiku says:

    Me njeri i keq sbehet
    Pranej myllen sinjalin e televizioneve se i shet ky dekloderat
    Mtha shitesi i dyqanit do pasurohet carlo ndaj e myllen prej njiher

    1. Fili says:

      se mos vetem kaq
      ky e ka fitu tnederin me ia shit dekoderat njrezve ne nevoje
      eh sa pak dine njerezit me te

    2. KARlo says:

      kur ben ky si gazetar dhe harron qe peza ka qen kryreredaktr i gazetes me te madhe opozitare ndaj Saliut dhe qe iu dogj gazeta qe rrezoi berishen nga pushteti heren e par

  3. PEQINASI says:

    Zoti Peza je nje kolone e peste brenda PS.Si ka mundesi qe te ka zgjedhur rama per mardheniet me mediat.Si ka mundesi qe te ftojne ne panele dhe zeri jot nuk degjohet dhe nuk je ne gjendje te mbrosh ngjyrat qe perfaqeson.U squlle tek eni vasili perballe S.Berishes.Te kam vene re qe ne panele mban shume shenime sikur miraton te gjitha ato qe thote opozita.Ky lloj polemisti nuk ka ça i duhet PS.Nuk them te besh ekstremistin por te pakten mos te te dridhet zeri kur flet perballe berishes dhe perfaqesuesve te PD.Z.Peza sikur sa gjysma e Bolinos te mbroje interesat e PS do ishe i nderuar.Dhe e fundit MOS HA BUKEN E TURKUT DHE BEN DUVANE E KAURIT SE NA DETYRON TE THYEJME TELEVIZORIN KUR TE SHOHIM TY NE PANELE SI PERFAQESUES I ps.

    1. miri says:

      Fredin u be gazekar ne kohen e berishe dhe maloku i ka mbajtur shenim te gjitha keshtuqe nuk ka cfare te flase fredi se e di mire cfare e pret.

  4. Socialisti says:

    Po pra Fredo ky eshte pronar te kompania e nafte pronar 5 kompanive biznesi dhe sekser i ligjeruar si person fizik ne qkb dhe tel gabim perqindja e gazetarit se as 10% nuk eshte

  5. gloria says:

    FATKEQESIA ME E MADHE PER KETE VEND ESHTE QE SALI BERISHA ME FAMILJEN E TIJE JANE FAMILJE KRIMINALE, KANE ZHDUKUR NJEREZ, KANE VRARE, KANE VJEDHUR.

  6. Ben says:

    O zot per çfare shkruan.Se ne çfare ore ja dha librin Sales,leshit e preshit.Gazetaret,politikanet,nivel te ulet intelecti.

  7. Beni says:

    Ajo dore qe nuk kthehet puthet…ne kte rast dhe lepiet…

  8. 21 janari says:

    Ajo dore qe nuk kthehet puthet…ne kte rast dhe lepiet…

  9. loli says:

    Keta jane te tere legena dhe te tere thone vetem gjysem te verteta.
    Nje tregues me shume se sa e degraduar eshte media ne Shqiperi.
    Peza, si asnje gazetar ne Evrope e ne bote, kishte qe para shume kohe 1 milione euro, dmth qe ky nuk eshte gazetar, por thjesht bisnesmen.
    Nje tregtar qe shet emisione, kaq eshte Peza. Ka medemek edhe pretendime te jete shkrimtar, shkruan edhe letersi “te larter”.
    Bollino nga ana tjeter, edhe ai, ndersa ka te drejte per qendrimin e gazetareve si puna e Pezes para Berishes, eshte thjesht nje tregtar, qe here pas here ben edhe gazetarin.
    Bollino duhet t’i pergjigjet vetem kesaj pyetje: si e ka marre lejen per te bere Bunkart 2?
    A ka kaluar leja e tij te Keshilli i Muzeve ne Ministrine e Kultures, apo eshte nje muze komplet i jashteligjshem?
    A e ka marre lejen ne menyre abuzive nga Rama, nepermjet sejmenit te tij Artan Shkreli?
    A ka ne Italine e tij ndonje gazetar qe ka si prone private nje muze ne qender te Romes???!!!!
    Kaq te pergjigjet dhe pastaj mos te na shese dengla ketu per parimet e tija gazetareske!!!

  10. servet says:

    O Beni;a nuk ke me emra per te diskutuar po vetem 2 ?

  11. gazetari says:

    Bravo Alfred, ketu eshte e lehte te te sulmojne dhe te te thone cdo gje, nuk kujdeset njeri qe tjetri ka familje dhe mund t’i shqetesojen ose te prishin imazhin> ketu e kane me te lehte te te prishin terezine dhe te bejne sikur i djeg shpirti per Shqiperine, nderkohe qe duan ta mjelin me shume.

  12. Aleksander says:

    Alfred,je i shpifur,nje katundaruc butak bythelepires i kujtdo qe te duket i pushtetshem.Te dhjevsha veprat…zvarranik schiffoz !

    1. Peza nje katundar servil e byth…

  13. Mersin says:

    Alfred Peza dhurate librin Sali Berishes?!

  14. Joni says:

    O Fredo mir ia ke bo ktij BQ

  15. Ardi says:

    ALFRED PEZA NUK ESHTE TJETER VEÇSE ITALIANI CARLO BOLINO NE VERSIONIN SHQIPTAR. PRA MUT I ATI MUT I BIRI MUT AI QE BERI TANE.KESHTU JANE KETA VEMJE POR LERINI TI BIEN NJERI TJETRIT SE SHTETI KA VDEKUR TEK NE NDAJ BEJNE QEJF KETA TIPAT CARLO-PEZA. FRED I MBYLLE HESAPET ME DREJTESINE SE OSE DO DENOHESH TI OSE YLLI NDROQI DHE TE TJERET KU KE PUNUAR QE STE KANE PAGUAR SIGURIMET SHOQERORE PER SA KE PAGUAR . TE SHPRESOJME QE PROKURORIA TE MOS IMPRESIONOHET NGA QENIA JOTE SEKRETAR…

  16. H says:

    Ky fshatari laparak, heshti sa mçefi paret e vjedhura Tani kujton se fitoi virgjërinë intelektuale dhe filloi me na shit pordhë ashtu siç shiste dikur fiq ke xhadja që vinte per Tiranë .Ska pastrim kimik apo gjenetik që të shëndrrojë këtë delenxhi në gazetashiës. Ky me të tjeret përbejne ate shtrese parazite ushujzash qe vetem kane thithur pasurite e ketij populli padrejtesisht dhe duke e lene ne carceri tani kerkojne ti japin mend si të dali nga varfëria.

  17. peter says:

    Deblilleku juaj Z.Peza eshte qe:te jesh prezent ne nj debat televiziv ne cilesine e gazetarit,ku perballe ke, kryeshpifsin nderkombetar,te pakten nje pyetje kontraditore duhet ta kishit bere.Nuk perfaqesove,perkundrazi,perfaqesove ne menyren me te ulet gategorine qe ben pjese.Duke anashkaluar misionin e gazetarit,shfrytezove shikueshmerine e rastit per promovuar librin tuaj,qe me sa duket qenka motivi kryesor i prezences suaj ne studio.Nuk arrite as te tregoheshe pak i irrituar kur kryemashtrusi nderkombetar masakronte me gjuhen e tij therese kolegu tuaj,dhe me e keqja pa ofruar as edhe nje prove te verefikueshme kunder korruptimit te kolegut tuaj.Tani kunder kesaj evidence per gjith shqiptaret,ju e quani sulm personal te bollinos me bashkeshorte?kaq debila i mendon se jane shqiptaret?

  18. Italjoni says:

    Media e ndyre me pronar te ndyre me Carlon bq

  19. Fredi says:

    Peza eshte thjesht nje katundar. O zot i madh. Ku jane rritur keta?

    Peza, ke harruar thelbin e shkrimit te Carlos. Thelbi nuk ishte se kur ja dhe librin ti, por cfarare gazetaresh pa personalitet jeni qe lejoni nje person te shpifarak si Berisha te vazhdoje te shpifi perpara fytures suaj dhe ju nuk keni as guximin me te vogel qe t’i kerkoni llogari per kete.

    Derr!

  20. Gerdeci says:

    o Zot e barazoi vetem me Sali Berishen dhe Carlon me kete titull

  21. pezaku pri Peze says:

    Alfred(emer i cuditshem ky per nje katnar)!Po perpiqesh me la m…in me sh…e!Bolino ka plotesisht te drejte. Ti ate dite perballe krykriminelit shqiptar u tregove i dhjere.E tani perpiqesh me metodat tamam alla berishiste te hedhesh balte mbi nje botues e gazetar jashtezakonisht korrekt e te paanshem sic eshte Bolino.Merresh edhe ti si Berisha me gruan e tij….Librin atij kryekrimineli mund te ia kishe derguar me poste e jo dorazi aq me keq akoma para se te fillonte emisioni.Bolino ka shume te drejte: i gjithe paneli u treguat by…lepires! Turp .Aq me shume per ty qe ben pjese ne nje parti te cilen S.B. e ka hale ne sy.je nje frikacak e aspak nje pezak sic e ke mbiemrin!

    1. tomi says:

      Bolino i pavarur dhe korrekt? Kujdes kosheren vellai se bletet i paske cu per lesh

  22. Ina says:

    Si vjen turp ketij Carlos nuk ka lene femer ne staf pa ngacmuar dhe del na jep mend turp turp ku ka perfunduar gazetaria pervers

  23. Drini says:

    Alfred Peza, Carlo eshte botues e pronar mediasj sic hua ti por eshte edhe gazetar klasi, eshte me larte se shume gazetare ne shqiperi. Kete as ja mohon as ja heq dot.Carlo eshte asset per median shqiptare
    Sa per ate artiullin qe ka shkruar per ty edhe mua ashtu me duket sic i duket Carlos – ty te ka mbetur qejfi pse nuk u zgjdhe perseri deputet dhe ka filluar nje ftohje me PS dhe Ramen qe po mundohesh shume ta mbash te mbuluar, por ajo duket.

  24. Don says:

    Z.Peza performanca juaj ne emision lintevper te deshiruar. Si ka mundesi qe ti ishe aq i bute dhe miqesor me nje kriminel qe ka zhdukur njerez per te mbuluar vjedhjet. Si ka mundesi qe ti ishe i mekur perpara tij dhe nuk bere asnje pyetje reale per kete mortjemadh shpifes ? Prej ketu mua me lind pyetja si ka mundesi qe ti kullot akoma ne parcelat e PS dhe shkon dhe flirton me eksponente te PD. Jeto me nder se te ben mire o njeri i kapur nga Saliu dhe banda e tij.

  25. Freshisti i indinjuar says:

    Oooooo carloooo. Ups. Fred peza qenka bere berishist ndersa italiani me socialist se sekretari i ps. Hahaahahaaaa. Ku ishe ti carlo ne ‘97 kur Fred peza komunistin e rrahen per vdekje se ishte kunder sali berishes? Ku ishit ju te tjeret ne qershor te 97 kur ai ishte kryeredaktor i gazetes koha jone qe e rrezoi heren e pare nga pushteti Sali Berishen? Po ne 2013 kur ai u be deputeti i pare i rilindjes kur u rrezua berisha heren e dyte me vote nga pushteti, ku ishe ti carlo? Dmth fred peza sot qenka me saliun kurse carlo e dashka ps me shume se sekretari i kesaj partie? Hajde kohe e hajde moral hajde.
    Carlo kaq koqe i di shqiptaret ti sa mos e kuptojne se thjeshte i lepihesh Edi Rames per bizneset e tua, qe pastaj si gjithe te huajt te shkoh e ti hash leket e tyre ne Itali? Apo ben sikur?

  26. Ada says:

    Hahahaahhaah Carlo katunari i Barit qeka me pezak se Fred Peza hahahahahahah ca gallate

  27. olti says:

    po flet per hajdutin e dekoderave? hahahahahahahahah

  28. kico says:

    Carlo duhet te arrestohet per evazion fiskal se i mban gazetaret me dy bordero dhe bizneset e tija kryesore qe miliona nga bunkarit i ben si shoqata qe te shmange detyrimet fiskale. ta hetojne kete dhe te shikoje

  29. Carlo eshte hajduti says:

    ah ca i bere Carlos dhe Albes o Alfred Peza i le para kompjuterit duke shkruar me emra fake sic jane vete hahahahaah

  30. Ivan i madh says:

    Sa per ate që shkruan e thote Bolino jane me se te verteta mor kameleoni Peza. Se është bere PS corap se kane uzopuar maskarenj si ty e Rama ne krye. Aty e gjete ti ti jepje ti qitapin tent te pa vlere dhe perse kishe vajtur aty per te mbrojtur PS nga shpifjet e kriminel Berishes apo ti dhurije qitapin. Sa per merite e vjetera që te shprehesh jane thjesht brockulla te tuat dhe se mender “tv ora news” paska pasur audience publike kur ate se ka pjerdhur njeri as atehere kur ishe ti as tani. Me sa duket ti duhet te jesh ndermjetesuesi midis Rames e Berishes pa ai te ketheu ne kryesi edhe pse su sqaru mire mbi pasurimin tuaj dhe nga cburime erdhen. Beni qef Peza se te gjithe nje m… Jeni kur nuk ka nje shtet ligjor se te ishe ne shtet tjeter sot do ishe pas hekurave e jo te digjonim brockullat e tua idiote.

  31. peoples says:

    Mbylle gojen more QENEF.Te kam respektuar por je as me shume e as me pak rob i marrive te SALI BERISHES.PPer cfare ishe ne studio.Per te pare toslluqet e tua apo ti thoje me argumenta STOP qenefit SALI.

  32. Lumi says:

    Artikull pa objekt dhe artistikisht I dobet, si vet autori. Njeri i inatosur dhe plot hamendesime, meret me bashkeshorten e Bolinos dhe plot brockulla te tjera. Thjesht gazetari kafenesh. Nuk e njoh Bolinon po me pelqen klasi i tij gazetaresk.

  33. Ylli says:

    O njerez a ju kujtohet kur thoshte Ylli Rakipi: Pse i ngaterroj une keta te dy… Alba i dukej si burre Carlo si grua hahahahahahahah

  34. Lolita Bllokut says:

    O xhaxhi Karlo avash avash mos e quaj gje kete por shif ato gocat e stafit qe i bere telef duke i ngacmuar turp te kesh je dhe burre

  35. Engji says:

    Shef me pervers se Carlo Bollino skam pare
    Dhe ata te stafit i ka bere si vetja, ordiner!

  36. xhemal says:

    Alfred .Carlo ka folur drejt ti je treguar oportunist e frikacak ndaj sali Berishes e le te perdhos dinjitetin e njerezeve .te shpifi .shaje kanose .te krekoset mbi viktimat e tragjedive 96.97.98.2008.2012 mund te dish shume por kur duhen se perdor ne interes te qindra mijera njerezeve ajo nuk vlen.ti ose je rob i saliut se di per ose keshtu je formuar te jesh i dobet .per muanti si mbron dotnidete e majta

  37. PS Freshh says:

    E rre menja Karlon se do i bashkohet PS hahahahahaha sa tjete Rama jo iher o babuc shif gjemo naitjeter pall

  38. komentePeza says:

    ka disa komente shume te poshtra ketu ne adrese te karlos dhe familjes se tij.kush i njeh e di fare mire qe nuk bejne pjese ne karakterin e tyre. Nje pyetje: Kush eshte i interesuar te hedhe kete llum pervec kapterrit Alfred Peza i cili ndjehet i prekur ne egon e tij te semure? Pra Alfred Peza, vec shkrimit ka nisur dhe te vjelle neper komente. Me shume se shkrimi, flasin komentet anonime poshte se deri ku arrin poshterisa e nje maskarai te tille. Respekte per ju Tema, por nje filter te ketyre komenteve mund ta beni

  39. Pranvera says:

    Alfred Peza emer i madh ne gazetari. Te tjeret kopje te shemtuar mos u lodhni kot

  40. brumi says:

    Inteligjenca jote eshte nen nivelin e inteligjences se Gomarit o Peza. Kush te ka bere gazetar ty e na ka bere ne te mjereve kete nder te lexojme idiotesite e tua te nje niveli olelele

  41. Nje “Bravo” Ivanit te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje